Nga: Binak MAXHARRAJ
Në këto tre-kater muajt e fundit gadi së krejtë jeta politike është bërë rremuaj rreth zgjedhjes së Presidntit të Kosovës pasiqe prsidenti i deri tanishëm Hashim Thaçi dha doreheje për shkak të aprovimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për mbi 100 krime te luftës dhe krime kunder njërezimit.
Zgjedhja e presidentit është bërë mollë sherri midis partive politike se kujtë i takon ta këtë presidentin nga rradhët e veta.Kanë filluar edhe pazarët midis partive dhe së zgjedhja e presidentit është bërë mollë sherri, nuk leshojnë pe asnjera ndaj tjetres secila deshiron me e pas presidentin nga rradhet e veta. Thënë në mënyrën me te thjeshtë asnjëra nga partit të interesuar për president nuk meritojn ta kënë nga radhët e veta presidentin, sepse lidërët e këtyre partive nuk janë figuara unifikuese janë persona përqarës, persona mafioz, hajna dhe plaqkitesh së shtetit te korruptuar deri ne fyt, njerëz të cilët nuk e kanë respektin nga populli.
Kështu për shembull PDK të se cilës të dy lideretjanë pas grilave në Hagë po synon që për president ta nominoj Vlora Çitakun ambasadore në SHBA për të cilën mendoj së nuk një figure e qelluar duke e pas parasyshë se vjenë nga PDK parti kjo e cila për shumë vite ishte në pushtet e që cilësohet më keqëqeverisje dhe afara e skandale korruptive dhe së nuk mund te jetë ndonjë factor unifikues ashtu siç nuk ishte as vetë Hashim Thaçi, i cili kurr lideret e partive politike nuk ia shkeln deren e pragut ne presidencë, kurse partit tjera Vlora Çitakun po e konsiderojnë si pinjolle e Thaçit.
Edhe lideri i LDK Isa Mustafa nuk është i painteresuar ër president,jo qe nuk e deshiron por e andërron por e ruan si në msheftësi duke mos u shprehë hapatas. Isa Mustafa poashtu nuk mund te jetë një figure e pershtateshme unifukuese për shkak te karakterit të tij, i cili është pa qendrime dhe pa parime, nuk i zënë fjala fjalën, te pretë në besë sa mshelë e qelë sytë. Ky njeri u ngjitë në LDK duke e sharë PDK dhe SHIK-un por kur e përforconte pozitën e tij shkonte e bente koalicion parpë me ta duke e treguar fytyrën e tij prej një karieristi të paskrumbullt.
Po ndihën zerat se për me u ba president Isa Mustafa duhet me e qu Skender Hysenin ne Amerikë te Grinelli për ndihmë, ashtu siç e kërkoj prej tij ndihmën për rreximin e qeverisë Kurti. Ky njeri është i papërshtatshëm për president sepse është një finok përqarës dhe figure jo unifikuese.
Por, figura më tragjiko-komike e cila ka hyer edhe zyrtarisht duke u nominuar nga partia e tij AAK është Ramush Harajdinaj.Ramushi punën e postit të presidentite ka kapë për qyke, done me u bërë president më zor, me shantazhe dhe kërcnime së gjoja vetem ai paska merita për këtë post.Qe sa muaj Ramushi sorollatet nga një parti te tjetra për t’i mbledhë ”kokrrat” për president. Hiç nuk ka dertë bile as fytyrë qe kërkonë me ngulim te bëhet president anips partia e tij e ka vetm një grushtë deputetesh.
Ky njeri e ka aq ne qejfë pozitn në pushtet sa qe as gjumin nuke bënë te qetë. Qe nga pas çlirimit te vendit partia e tij AAK e ka luajt vetem rrolin e patericave ne formimin e qeveisë nga partit tjera. Bile tashti po kërcnon hapars se do ta rrexojë qeverin e çka mos tjeter nese nuk e zgjedhin për president te vendit, pra është një njeri me arrogance te tepruar i korruptuar me pasuri enorme për te cilën nuk ka zgjedhë mjete se si ka ardhe deri te ajo. Si njeri nuk e ka kaqikun për president. Është njeri me shkollë ”partizançe” të kryeme pas luftës, nuk është njeri I kalibrit për ta udheheqë shtetin si mbrenda pashtu edhe jashtë ne arënë ndërkombetare.
Por gjithesei për tu bërë president merr turre, jurishe, kërcënime sikud done me u bërë më zor president i vendit.
Ramush, o Ramush ndalu?!
Sepse nuk është presidenca për ty, nuk bhet njeriun president duke kërkuar vota si ne pazar, por postin ta sjellë partia e jote e cila kurr nuk po mendet ti bëjë kurr me shumë se 12 deputet.
Pra, ndalu o Ramush mos merr yrysh?!
Sepse po thonë nuk është presidenca për ty, sepse tanime e kuptove se plase nga zori dhe votat askush nuk po ti jape, sepse ambicie për president kanë edhe partit tjara qe kanë shumëfish deputet me shumë se ti. Më mire për ty ësht ti këthehesh partiesë dhe elektoratit tend sepse vetem ata ne zgjedhje mund të të ndihmojn dhe askush tjeterë.
Në fund duke i pasë parasyshë figurat qe po sillën ne rrethin vicioz për president të vendit delë as njeri nga udheheqesit e deritashëm me autoritet të ërgjymuar nuk e meritojnë ta udhehqein shtetin, sepse shteti e don një figure të autortitetshëm unifikuase, te respektuar
Mendoj së do te ishte me vend dhe plër te mirën e vendit qe partit politike t’i hudhin këto verzllama rreth presidentit sepse asnjera nuk e kanë ndonjë figure të përshtatshme pos atyre te korruptuara te domolisura për te parin e vendit.
Do te ishte shumë me mire qe partit politike të bien dakort qe për president te ardhshëm te vendit te jetë një figure jashtë partive politike i cili ka një bagazhë politik, patriotik dhe atdhetar, një figurë unifikuese qe e bashkon kombin dhe jo qe e përqanë siç veproi Hashim Thaçi gjatë gjithë kohës, i cili shkoj aq larg sa qe te mos e ndaline qe ne gjendje edhe ta ndajë Kosovën me Serbinë.
Figura te tilla unifikuese me dije, mençuri dhe diplomaci ka mjaftë ne vend siç janë:Murat Jashari, Vjosa Osmani, Jusuf Buxhovi e shum te tjerë.
Jusuf Buxhovi eshte OK,
Por murat jashari apo vjosa asmoni… jane te dobet dhe shumë primitivë… te paedukuar, respektivisht te paarsimuar.
Komentet janë mbyllur.