DIELLI ËSHTË DITA MË E BUKUR

0
429
Atdhe Geci

POEZI PROMEMORIALE

DIELLI ËSHTË DITA MË E BUKUR

Antikë, epoka jonë është jo si e duami
edhe sot bëhet luftë, tradhëti, pushtime
epika dhe lirika rrjedhin si në lashtësi
qiej midis kohërash lejojnë të jemi afër
Antikë, je gjenialiteti i pellazgo-ilirëve
në zemër kam lot të përlotur prej poeti,
për epokën më të qytetëruar të kombit
Pyes e u pyes; si ndodhi të vetëhiqemi,
nga alfabeti pellazg dhe nga origjina e
jonë e të lashtëve, nga përënditë tona,
dhimbja e as heshtja s’kanë përgjidgje
Të bukurat ditë të antikës, më falni!
Pranimi i origjinës sonë po ecë ngadal
Atdhe, fol i shtrenjti im, pse i tërë ky
komb me tërë këtë shkollë dhe dije të
mos jetë i aftë të merrë vet një vendim
Fol e ëmbla tokë pellazgo-shqiptare
pse ndodhë të heshtet tërë një kujtesë
jemi nga lëndë e veçantë e gjuhës dhe
shkrimit, jemi lëndë e bërë nga zotat.
Gjenialiteti pellazgo shqiptar i antikës
qëndron në gjithçka më lart se nipërit-
stërnipërit e tyre edhe pas mijavjetësh!…

Atdhe GeciDortmund, Dhjetor 2020