SA MË KENI MAHNITUR DHE SURPRIZUAR O GUXIMTARË TË DREJTËSISË O LIBERATORË TË DEMOKRACISË

0
384
Sali Leka

Tregim nga libri: “E VËRTETA FORCA VITALE SI MALI ME SHKREPA”

Sali Leka

Tregimin po e nis me 15 vargje poetike eposike.
Vullneti im i vitalizuar, gëzimi im i papërshkruar.
Nuk gjej fjali e fraza të mrekullueshme me ju lavdëruar.
O guximtarë triumfatorë të drejtësisë e të mirësisë.
O liberatorë të merituar, të demokracisë e harmonisë.
O shembullorë të lartësuar të gazetarisë mediatike.
Me tregime të vërteta faktike artistike.
Që i keni pikturuar, botuar e publikuar.
Nuk gjej fonde të mjaftueshme me u shpërblyer.
Kontributin tuaj o vizionarë jehonikë të pëlqyer.
Juve jeni kreshnikë të betuar të kombit e Atdheut.
Edhe do të jeni vital viganikë të admiruar të Skenderbeut.
Trashëgimtarë të përjetësuar të ShënKonstandinit.
Të dituruar e të kthjelluar si ujë i pashterruar i Drinit.
Edhe si shkulmi i dallgëzuar i Vardarit e i Shkumbinit.
Jeni e do të jeni kushtrimi e shkëlqimi i mbarë njerëzimit.
Drejtësia është e domosdoshme për çdo njeri fisnik i drejtë, i sinqertë.

Drejtësinë nuk e duan shtrembalucët, alabakët, shpifarakët, injorantët, intrigantët, pisanjakët, gënjeshtarucët.
Drejtësia triumfon kur shkruhet dhe tregohet e vërteta.
Të vërtetën e shkruajnë, e tregojnë guximtarët dhe kreshnikët.
Drejtësinë e lartësojnë, e forcojnë, e konsolidojnë besnikët dhe vital viganikët.
Në Shqipëri ka dyzet vite që nuk jehojnë kreshnikët dhe guximtarët.
Stafetën e mrekullive e kanë rrëmbyer me duart e shtrembura zuzarët, spekullantët, vulgarët, gënjështarët.
Kur në mejdanin publik nuk dalin kreshnikët dhe vital viganikët, shkaktojnë rrëmujë, padrejtësi, anarshi, batërdi, maskarejt dhe munafikët, kaotikët dhe brutal rrakitikët.

Kurse mizorët, vandalët dhe fallsifikatorët bëjnë katrahurë, mënxyrë makabre dhe tragjedi të llahtarshme.
Këta zgërdhec monstruoz as kanë bërë as bëjnë mrekulli, as gjë të mirë të dobishme për drejtësinë dhe demokracinë, as për kulturën dhe letërsinë, por në Tiranë as kishte as ka gazetë artistike, as revistën eposike me i demaskuar dhe stigamatizuar.
Fatkeqësisht në dekadën e nëntë e të dhjetë të shekullit XX, u paksuan guximtarët, fisnikët, kreshnikët, besnikët dhe vital viganikët.
U shtuan në maksimum shtrembalucët, alabakët, shpifarakët, injorantët, intrigantët, gënjeshtarucët, zuzarucët, spekullatorët, fallsifikatorët, mizorët e qelbëzuar, maskarejt e kamufluar, mashtrimtarë të infektuar dhe u strehuan në redaksitë e gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri Rinisë, revista Nëntori dhe Rruga e Partisë”.

Çdo ditë këto gazeta komuniste botuan shpifje, gënjeshtra, sajime, trillime, mashtrime rrakitike dhe spekullime të shtrembura kaotike meskiniste, për fitore madhështore proletare revolucionare të popullit Shqiptar me në krye partinë komuniste dhe shokun Enver Hoxha gjeniu i lavdishëm i marksizmit.

Me këto levozhga, procka dhe brockulla të mykura, të kalbura u furnizuan mendja, etika dhe llogjika e dy milion Shqiptarve 45 vite.
Në Vitin 1991 redaksitë e gazetave komuniste e kthyen fletën së prapthi dhe gazetarët nxorën nga xhepi teseret e kuqe marksiste, i hodhën tej, mbushën xhepat me tesera ngjyrë blu dhe dolën rrugëve të Tiranës me gjashtë gazeta të tjera, nëpër duar edhe gazeta RD akoma më komuniste tipike kaotike, sesa gazeta “Bashkimi, Zëri i Popullit, revista Nëntori dhe revista Rruga e Partisë Komuniste enveriste ramiziste”.

Gazeta RD që nga 5 Janari 1991 nuk ka botuar tregime të vërteta, as ka reklamuar asgjë të dobishme jetësore shembullore, por ka llomotitur dhe gumzhitur shpifje, gënjeshtra, spekullime, fallsifikime dhe brockulla horror akoma më të pista e të ndyra se sa gazeta e partisë komuniste “Zëri i Popullit”, por në fakt ishte Zëri i demagogullit, llafellogullit dhe i kamuflukollockut.
Edhe i gelbockut e jargoskut.

27 vite gazeta RD nuk ka botuar asnjë tregim faktik, eposik simbolik për 175 shkrimtarët dhe poetët e burgosur, të përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga mizorizmi komunist, antidemokratik, antihumanist.
As për burgosjen dhe përsekutimin e shkrimtarit Petro Marko luftëtari kreshnik i kombit në luftën e II botërore, besimtari fisnik i Atdheut, por e burgosën në vitin 1947.

Edhe mbas lirimit nga burgu në vitin 1973, i hoqën të drejtën e botimit.
Petro Marko u dëshpërua shumë, nuk fliste me asnjëri, dhe nuk shkruante as tregime, as poezi.
Edhe mua më burgosën, më përsekutuan, më hoqën të drejtën e botimit, më akuzuan akoma më keq se Petro Marko, fodull, egoist, konformist Sali Leka shkrimtar reaksionar që kërkon të dali mbi partinë dhe shokun Enver Hoxha.

Kurse unë nuk u dëshpërova nga përndjekjet dhe përsekutimet dhe censurimin e tregimeve dhe poezive të dobishme jetësore shembullore dhe censorve e mizorëve, u fola, u tregova: As isha, as jam fodull, as egoist megalloman, por jam e do të jem vital vigan i admiruar.
As isha as jam konformist, as dekadent reaksionar, por jam dhe do të jem optimist, modernist, intransigjent, ilminist vizionar, i kulturuar, i betuar.

As kam dashur, as dua të dal mbi partinë komuniste Shqiptare, as mbi Enver Hoxhën, por dua të dal mbi maskarejt dhe mizorët, mbi spekullatorët, keqbërësit, shpifësit, fallsifikatorët e dokumentave shtetërore kombëtare njerëzore dhe mbi censorët e veprave letrare artistike, eposike, shumë të dobishme jetësore.

Pa letersi me ngjarje të vërteta historike kombëtare errësohet jeta njerëzore amtare nxihet, tymoset.
26 Nëntor 1914 ditëlindja e shkrimtarit Petro Marko.

27 Dhjetor 1991 ditëvdekja e Petro Markos. Vdiq i dëshpëruar, i diskriminuar, i anatemuar, i pa vlerësuar, i pandihmuar.
Petro Marko, Mitrush Kuteli, Kasem Trebeshina, Kujtim Spahivogli, Kapllan Resuli, Hasan Petrela, Ibrahim Uruçi, Fadil Paçrami, Sali Leka dhe shkrimtarë të tjerë u burgosën, u përsekutuan se kanë shkruar tregime të vërteta, të dobishme, për drejtësi, por mizorizmi komunist e burgoste drejtësinë, e prangoste të vërtetën, e mbyllte në beterr e sketerr dhe përhapte, shpifjen, gënjeshtrën e llahtarshme dhe padrejtësinë e tmerrshme.

Për burgosjen e shkrimtarit e poetit Sali Leka bashkë me 85 libra e dinë e kanë parë 240 gazetarë, korrektorë letrarë dhe censor langarë, por nuk kanë botuar as dy fjalë.
130 gazetarë dëshmitarë kanë vdekur.
Jetojnë 110 shtrembalarë zuzarë mëkatarë.

Botojnë nëpër gazeta tamtume. Reklamojnë nëpër televizione ultimatume kundër Edi Ramës. Llomotisin e thonë: “Edi Rama me ologarkët ka varfëruar Shqipërinë, ka penguar demokracinë, ka shtypur dhe bllokuar lirinë artistike, mediatike”.

Kurse unë shkruaj, argumentoj, vërtetoj, gumzhitjet, llomotitjet, përpëlitjet dhe zhgarravitjet nëpër studio televizive të këtyre 110 shtrembalarëve, zuzarëve dhe mëkatarëve, janë gënjeshtra, shpifje të jargosura, të ngulura të rrënjosura, në zemrat e tyre të kalbëzuara, dhe mendjet e atrofizuara.

Në vitet e mizorizmit komunist, enverist, ramizist, me survejuck, reziluck, si këta 110 gazetarë mëkatarë që jetojnë dhe si ata 130 zuzarë, censor përsekutorë mizorë që kanë vdekur maskarej dhe krimet makabre i morën me vete në varr.

E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë: Edi Rama nuk e ka penguar drejtësinë, as demokracinë. Edi Rama nuk e ka shtypur lirinë artistike mediatike gazetareske dhe televizive, por i ka lejuar të shkruajnë, të flasin, të botojnë sa të duan, dhe si tu dojë qejfi, edhe fjalë të pista, të ndyra me shpifje, sajime, trillime dhe gënjeshtra regresive të nxira, të errëta si mënxyra.
Epo unë as kam shkruar, as shkruaj, as kam për të shkruar gënjeshtra, as shpifje, as trillime.

Unë isha, jam dhe do të jem shkrimtari dhe poeti Sali Leka me tregime të vërteta jetike sublime dhe demaskime të drejta faktike për veprimet negative kaotike rrakitike, të maskarejve, alabakëve, firifejve, pisanjakëve, spekullatorëve dhe fallsifikatorëve të kamufluar, të angazhuar në grupimet e partive politike, që nuk kanë as katërqind anëtarë intelektualë të kulturuar, por kanë në Tiranë gjashtë gazeta dhe gjashtë televizione private me gazetarë vulgarë brutalë të qelbëzuar, të kalbëzuar, që e urrejnë letërsinë e shkëlqyer, të kthjelluar dhe drejtësinë juridike ligjore e pastruar nga llumrat dhe allishverishet e korrupsionit.

Pa letersi dhe gazetari shembullore antimizore, nuk ka drejtësi juridike ligjore, as demokraci moderniste publike, jetësore, humaniste, paqësore, por kishte dhe ka padrejtësi, rrëmujë, katrahurë dhe batërdi horrore, mortore.
Në muajin Nëntor 2020, unë paraqita për botim pesë tregime me ngjarje faktike të vërteta.
Tregimet i botuan dy gazeta artistike eposike.

I publikuan gazetarët kreshnikë dhe guximtarë për drejtësinë. Gazetarë fisnikë, besnikë dhe vital viganikë për letërsinë.
Gazetarë ilminikë teuratikë me etikë e logjikë për diturinë.
Nuk ka dituri njerëzore, pa etikë dhe llogjikë mendore.
Nuk ka drejtësi as demokraci të shëndoshë, të fortë, funksionale, pa dituri dhe aftësi vitale.
Injoranca dhe padituria të bëhen pengesë dhe havale.

Gazetarët e dy gazetave dinjitoze janë guximtarë kreshnikë, por edhe mëndimtarë vizionarë teuratikë, dijetarë filozofikë eposikë.
Kisha dhe kam dëshirë të madhe që në Tiranë dhe Prishtinë të ishin shtatë gazeta publike, artistike kombëtare eposike me shtatëqind gazetarë dhe shkrimtarë të betuar për drejtësi, të kulturuar me etikë dhe dituri, të admiruar për letërsi, të bashkuar për komb e Atdhe. Por nuk janë, as ishin.

Në Tiranë dhe Prishtinë kishte dhe ka gazetarë që i kanë urryer dhe i urrejnë shkrimtarët e tregimeve të vërteta.
Nuk i kanë botuar tregimet faktike jetike të dobishme, por i kanë mbyllur, fshehur dhe censuruar.
Në fakt këta gazetarë censuristë, urrejnë drejtësinë dhe demokracinë shembullore të jetës njerëzore.
Përarsyese, tregimet e vërteta letrare artistike e forcojnë drejtësinë juridike e konsolidojnë demokracinë publike.
5 tregimet e mia u botuan në muajin Nentor 2020, janë me ngjarje të vërteta faktike.
Botimi dhe publikimi më ka mahnitur dhe surprizuar.

Unë isha jam dhe do të jem i gëzuar, i aftësuar, i vitalizuar, i padëshpëruar, i pafrikësuar për të demaskuar maskarejt, i papërtuar për të shkruar natën në dritën e yjeve të qiellit, por mahnitizimi dhe surprizimi janë mbi të tëra të mirat. Edhe mbi shtëpinë, katandinë dhe pasurinë.

Prandaj jam i obliguar me i falenderuar me iradin, veratisin e admirim gazetarët e betuar për drejtësi vizionare të kulturuar, guximtarë kreshnikë dhe besnikë teuratikë për Komb e Atdhe dhe që publikuan dhe pikturuan tregimet jetike si shkëlqimi i rrezeve të diellit.
E kam impenjim solid sublim të citoj e rreshtoj titujt e tregimeve që u botuan në dy gazeta autoktone kombëtare Shqiptare në muajin Nëntor.

1. KRESHNIKËT DHE VITALVIGANIKËT E SHEKULLIT XXI.
2. MARSHOJNË TELEVIZIONET E TIRANËS PËR RRËZIMIN E EDI RAMES.
3. OLIGARKU I MADH ZUZARAKU DHE SHPIFARAKU PISANJAK.
4. KUSARËT, ZUZARËT, MASKAREJT DHE MIZORËT, TË EGËRSUAR NGA TRIUMFI I REFORMAVE MODERNISTE.
5. HISTORIA DHE LAVDIA E NËNTORIT, JEHONA DHE KRENARIA E ILIRO-ARBNORIT.

Tani jemi në muajin Dhjetor, muaj i 12-të i vitit 2020.
Shumë i gëzuar i vitalizuar shkruaj njoftoj.

Kusarët, zuzarët, maskarejt, mizorët që janë egërsuar nga triumfi i reformave madhështore të nisura nga qeveria socialiste shembullore e Edi Ramës, të vajtojnë, të rrënkojnë, të lëngojnë sa të duan.

Egersia, ligësia e ethshme dhe urrejtja e tmerrshme e kusarëve, zuzarëve, maskarejve, mizorëve dhe fallsifikatorëve monstruozistë, meskinistë, kundër reformave moderniste, të qeverisë socialiste humansite të Edi Ramës, nuk ndalon nuk pakësohet, ashtu nuk ndalon, as pakësohet aftësia ime vitale dhe energjia potenciale, për të shkruar tregime të vërteta me demaskime të drejta, kundër veprimeve abuzive dhe aferave korruptive regresive të grupimeve anarshiste kaotiste antihumaniste.

E O GAZETARË KRESHNIKË TË NDERUAR TË BETUAR.
O GUXIMTARË JEHONIKË EPOSIKË TË ADMIRUAR.
O SA SHUMË MË KENI MAHNITUR RIPËRTËRITUR E SURPRIZUAR.
ME BOTIMIN E TREGIMEVE TË VËRTETA QË I KENI VERATISUAR.
JUVE JENI E DO TË JENI VASINASUAR TË LARTËSUAR.

Edhe unë nuk kam për të ndaluar, duke treguar fakte konkrete aktuale, por edhe qindra shekullore, mijëra vjeçare.
Unë isha njeri fisnik demokrat, iluminist, modernist, humanist, eposik i betuar, që adoleshent djal i ri, me kontribut të çmuar për drejtësinë, kulturën, demokracinë dhe letërsinë edhe nën sundimin e mizorizmit komunist, antidemokratik, antimodernist, vampirist, por sot faqet e gazetave nxihen, errësohen çdo ditë me gënjeshtra dhe shtrembërimet, spekullimet e zuzarëve, censorëve dhe me brockullat e xhahileve, munafikëve të gangrenizuar, që as ishin, as janë demokrat humanist, progresistë, as kanë bërë asgjë të mirë, të dobishme për Kombin Shqiptarë, as kanë kontribuar as kontribojnë, për drejtësinë dhe demokracinë, as për kulturën dhe letërsinë.

Sali Leka Cel: 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV ME 11 VARGJE POETIKE

Lum o lum me iradin e ilmin Dhjetor 2020.
Unë i pajisur me vullnet, i sajdisur me shëndet.
I mahnitur, i surprizuar me vitalitet.
I aftësuar, i stolisur me lezet e kimet.
Do të shkruaj pa përtim e pandalim.
Do të këndoj me gëzim krenari e admirim.
Do të jehoj me betim guxim e kushtrim.
Do të demaskoj e damkos i pafrikësuar.
Zuzarët e mëkatarët e qelbëzuar.
Shpifësit e shtrembalarët e kalbëzuar.
Halabakët e pisanjakët e atrofizuar.

Tiranë, 2020