Pse Shkodra, Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk e kanë asnjë monument të Gjergj Kastriotit

0
393
Nue Oroshi

Nue Oroshi

Që nga viti 1992 e deri me tani 2020 kanë kaluar plotë 28 vite kohë. Gjatë këtyre viteve në Shqiperi janë zhvilluar shumë ngjarje në aspektin e ngritjes se kulturës në shumë drejtime. Janë botuar shumë vepra historike, janë ndërtuar shumë monumente por është fatkeqësi që në vendin ku luftoj, veproj dhe udhëheqi luftën Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Shkodër, Lezhë, Mirditë dhe Kurbin nuk u bë asgjë që se paku një monument t´iu ndërtohet Gjergj Kastriotit.

Dhe kjo nuk është një periudhë e vogël historike por 28 vite tri dekada.Në Lezhë, Fatos Nano mbi vendvarrimin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut ndërtoj një kishë të madhe ortodokse pa pasur fare ortodoks në Lezhë dhe quditërisht nuk pati reagime. Edhe në Shkodër u ndërtuan monumente të pashallarve osman dhe nuk pati reagime. Është e quditshme se intelektualët nga këto rrethe në vend që të koncentrohën që në këto katër qendra ta sjellin monumentin e Gjergj Kastriotit që nuk e bënë për 28 vite ata po i japin zjarmë që ta kundershtojnë monumentin e Gjergj Kastriotit në Prizren. E unë ju them pasi që nuk po jeni në gjendje me bërë asgjë në këtë drejtim, selinë e Kastriotëve do ta bartim në Prizren pas ndërtimit të Muranës dhe Muzeut të Mesjetës Shqiptare në Kalanë e Prizrenit.

Duhet të keni se paku respekt për punën 20 vjeçare te Nue Oroshit i cili falë angazhimit ka bërë më tepër se te gjithë intelektualët e këtyre rretheve në ringjalljen e figurave të nacionalizmit shqiptar në këto rrethe duke filluar nga Kapidan Mark Gjon Marku, dhe të gjithë nacionalistët e tjerë të këtyre anëve që zunë vend të merituar në veprat enciklopedike që botoi Shoqata” Trojet e Arbrit” në këto 16 vjet të veprimit të saj duke botuar 20 vepra enciklopedike me 14.000 faqe material shkencor.

Unë isha ai qe ju organizova sesion shkencor për Fishtën, isha ai qe i organizova Imzot Nikollë Kaçorrit nje sesion të veçantë në Durrës, me rastin e 100 vjetorit të kalimit në amshim, dhe pa harruar edhe at Shtjefën Gjeçovin i cili kohë të gjatë ka shërbyer në këto treva. Për te tre këta korife kombëtar kam botuar libra të veçanta falë angazhimit të intelektualëve shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare. Si mirditor i rrënjes Arbërore duke pasur respekt për prejardhjen time familjare nga Oroshi i Mirdites i respektova këto treva duke mbajtur sesione te veçanta shkencore në Shkodër, Lezhë dhe Rreshen.

Kam realizuar Filmin e vetëm dokumentar me TV Prizrenin që flet për Derën e Kapidanëve të Mirditës, ku se bashku me mikun tim Tomë Mrijaj dhe vëllezerit e mi e kemi kryer edhe pjesën financiare, kurse jam ideator dhe financues se bashku me vëllaun Gjonin i Kënges se Gjomarkajve ku me një tekst të fuqishem të Amarildo Vokrrit dhe me një zë të mrekullushem të Paulin Geges është bërë këngë hit për Mirditën tonë heroike.

Dhe deri sa mirreni me kritika të kota në fb apo në ndonjë gazetë ju kisha preferuar që fillimisht Gjergj Kastriotin ta nxirrni nga burgu i Tiranës dhe ta vendosni në Lezhë pikërisht tek vendvarrimi aty ku kishin planifikuar ideatorët e këtij monumenti ish kryetari i bashkisë Franë Frrokaj dhe intelektuali Paulin Zefi. Më pas pasi ta vendosni Gjergj Kastriotin në Lezhë merrni iniciativatë që në Shkodër, Rrëshen dhe Laç ta ngritni nga një monument të Gjergj Kastriotit.

Kur ti kemi të gjitha këto monumente ju bëjmë vizitë të gjithave se bashku dhe më pas ulemi dhe bëjmë analizën se cili nga këto monumente është më i përsosur artistikisht dhe cili jo.

Deri atëherë nuk mundemi të diskutojmë se unë nuk po shoh asgjë në këto qendra historike shenja të Gjergj Kastriotit. Edhe pse kam parë aty këtu se një pjesë të intelektualëve nga këto vise kanë orientim ideologjik të majtë unë i kam shikuar si vëllezër dhe jam marrë vetëm me vlerat e punimeve që kanë sjellur dhe asnjëherë me orientimet ideologjike të tyre. Duhet të mësoni se para se të kritikoni një punë të kujdo qoftë që e ka kryer ta pyetni vetveten se çka keni bërë ju vet personalisht deri në moshën e pjekurisë apo pleqërisë, që e keni arritur për ndriçimin e vlerave historike në Shqipërinë Etnike. Thuhet një fjalë popullore se ra ky mort e u pa, unë do ta kisha thënë të kundërtën se ra ky gëzim e u pa se në çfarë konceptësh qëndrojnë një pjesë e intelektualëve shqiptar.