Pse shqiparët në hapësirën e vet etnike në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut nuk i gëzojnë të drejtat kombëtare me konventat evropiane…?

0
591
Dritan Abazi

Demokracia në peshojë

Shtetet e Ballkanit po ngurrojnë për të përmbushur “standardet” e BE-së për anëtarsim në institucionet e popujve të bashkuar dhe të lirë të Evropës.

Cili është kriteri (akual)kur në Mal të Zi, i zgjedhuri për institucionet e këtij sheti, Dritan Abazi(viq), nuk ka të drejtë të shkruaj dhe të flasë në gjuhën shqipe në parlamentin malazez në Podgoricë(!). Tashti i riu shqiptar i zgjedhur në qeverinë aktuale pas zgjedhjeve, në opinion dhe në rrugët tjera zyrtare, përkatësia e tij kombëtare (lexo:shqiptare) shkruhet me “rregullat” e gjuhës malazeze në cirilicë dhe prapashtesën sllave(viq), madje në kur ky shtet po orvatët që të marrë dritën jeshile për anëtarsim në institucionet relevante të BE-së në Bruksel.

Nuk di, a janë në dijeni përfaqësuesit e BE-së në Bruksel se si i kanë punët dhe të drejtat e pakicës kombëtare (shqiptare) në Mal të Zi, kur e kur përkatësia kombëtare e tyre shkruhet në cirilicë me (viq) mbrapa sikurse në kohën e Kral Nikollës dhe të kohës së regjimit të ish-Jugosllavisë.

Asgjë nuk ka ndryshuar! Mali i Zi me skenarët e rinj evropianë dhe me (ligjet) e dikurshme të kralit dhe të komunizimit ish-Jugosllav ndaj shqiptarëve në hapësirën e vet etnike.

Për këtë lojë dhe dora e pushtetit malazezë kundër shqiptarëve, e ka fajin para vetit Dritan Abazi(viq),që nuk del para opinionit të gjerë të Evropës dhe para Brukselit, që të kërkojë të drejtën demokratike dhe kombëtare për hisen e vet në këtë shtet i luhatur nga erërat e Serbisë e Rusisë, për të shkruar, për të folur bashkë me simbolet kombëtare të gjuhës shqipe dhe të flamurit!

Dritan Abazi(viq) në Podgoricë si përfaqësues legjitim i qeverisë, mos lejoni të nëpërkëmbet e të denigrohet gjuha shqipe e lashtë indoevropiane sa vetë Evropa, që mbiemrin tuaj të shkelin me të dyja këmbët regjimi unitar në Mal të Zi(sic!).

Për shtetin e Malit të Zi, Dritan Abazi e jo Abazoviq(sic!).

Çikago, dhjetor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]