PËR SHQIPËRINË

0
261
Lutfi Coka

(Bik fjala Radio) 3.12

Lutfi Coka

Në Shqiperi u rrita
Në’atë vend si drita.

Ajo më hapi sytë
Ajo më ka dhenë dritë.

Meë lindi, më rriti
Më qau e më qeshi.

Më mësoi e më tregoi
Gjithmonë më ndihmoi.

Papritur e ngadalë
Gjithçka që ish e bardhë.

Ku vajti ?, ku shkoi?
Pse na hidhëroi.

E ndoqëm ne vetë
E bëmë të shkretë.

Eshtë e vërtetë
Betohem për jetë.!

Ndoqëm bardhësinë
Sollëm errësirë.

Harruam historinë
Edhe lashtësinë.

U vramë e u premë
Gjakund u ndamë.

Nderin e harruam
Besën e lamë!

Turpin e zi
E futëm në Shqipëri….

Turp të na vi
O Shqiptari!…..

Shqipëris i’u largova
Vallë si e harrova.

U ngrita dhe ika
Shkëputja më afroi.

Vuajtja më largoi
Trishtimi më trishtoi.

Dëshira më shtyu
Vetmia më përpiu.

Paraja dhe zilia
Ato që të dyja.

Më ndanë me vellan
Dhe me baban.

Me nënën më vonë
Me motrën përgjithmonë..

Me shokët e shkretë
Me ndan për jetë.

Me iku rinia
Me plaku vetmia.

Valle ç’po ndodh me mua
Të flas më nuk dua.

Teë harroj unë dua
Harresa harroi mua.

Kosova në veri
Shqiponjë që fluturon.

Gjaku i rrodhi
Dhe s’kishte të sosur.

E vran, e prenë
Shqipen e shkretë.

Mëshirë nuk patën
Ta linin në jetë.

U ngrit vet Shqiponja
Më, nuk duroi.

Fluturoi e sulmoi
Lirinë e fitoi.

Ndihmuan dhe të tjerë
Nga një tjetër derë!…

Ta mbajm mend
Kush qe ai vend?

Ti hapim ne sytë
Andej nga vjen dritë.

E fitoi me gjak
Dhe nuk ishte aspak.

Enver o Enver!
Ai beri sa mundi

Nga fundi se kuptoi
Dhe na vetmoi!……

Te kujtojmë çka ndodhi
Të mos përsëritet.

Gabimet nuk falen
Kuptohen dhe ndalen.

Ndalen pa pikuar
Atje te burimi.

Burimi duhet gjetë
Atje është shpëtimi.

Ta gjejme siç e gjeti
Gjergj Kastrioti!…

Ai ishte trimi
Ai ishte dhe patrioti..

Shumë shqiptarë të tjerë
Burimin e gjenë!

Luftuan me pushkë
Luftuan me penë….

Luftuan e dhanë
Për Atdhenë….

Në je shqiptar
Lufto edhe ti.

Burimi i mirë
Duhet gjetë….

Ta kërkojmë të gjithë
Ashtu siç e dim vetë.

Buron atje
Mes malesh me borë.

Eshtë në Shqipëri
E kemi në dorë.

Nuk është Greqi
As Itali!

Eshtë në Krujë
Eshtë në Shqipëri.

Eshtë Atje
Eshtë i varrosur

Ngrihu o Gjergj
Duhet shgroposur.

O Zot të lutem
Ndihmo ketë tokë.

Jemi Shqiptarë
Nuk kemi më lot.

Na shteruan lotët
Nuk ka më kuptim.

Europa vështron
Kërkon bashkim.

Bashkimi i Shqiperisë
Fillon në Shqipëri!…

Fillon ai tek unë
Fillon ai tek ti.

Bashkimi i shqipetarëve
Eshtë Amanet.

Nga Gjergj Kastrioti
Kur ishte në Jetë!?…

Bashkohuni o shqiptarë
Behuni ju bashkë!

Siç kemi jetuar
Në kohën e lashtë.

Jemi Ilirë
Jemi Albanë!

Jemi Kosovë
Jemi Shqipëri.

Jemi Ilirian
Se harron Toka.

Jemi Shqiparë
E di gjithë Bota.

Kjo vjersheë këto vargje
Këtu nuk kan mbaruar.

Kjo vjersheë ,këto vargje
Jetojnë duke shkruar.

Do shkruhen nga unë!?…