Rritja e numrit të infekturëve dhe viktimave, ndikon negativisht edhe ne psikikën tonë

0
433
Kosovare Gjevukaj

Nga Kosovare GJEVUKAJPsikologe

Situata e fundit, rritja e numrave të të infektuareve dhe viktimave patjetër mund të ndikojë negativisht në psikiken e çdo njërit nga ne, në fund të fundit mund të mos ketë përkeqësime të mëdha psikologjike por mund të akumulojë ndjenja të frikës.

Në raste të veçanta mund të sjellë edhe ankth, stres dhe pengesa tjera që reflektohen si në psikik ashtu edhe në fizikun tonë.

Qetësia shpirtërore ndikon edhe ne qetësinë psikike, andaj të ruajmë qetësinë dhe të respektojmë masat mbrojtëse.

Mungesa e durimit dhe injorimi i tërsishtëm apo i pjesët i masave mbrojtëse padyshim mund të sjelle rrezik për shëndetin.

Në këtë kohë shfaqet edhe gripi sezonal dhe kjo mund të jetë edhe sfidë për stafin tonë mjekësorë, andaj të jemi të kujdesshëm dhe të durushëm, kujdesi të jetë prioritet prej çdo njërit nga ne. Kujdesi ne masat preventive, sigurisht së ulë edhe rrezikun e infektimit. Prandaj, gjithmonë vlenë thënja “Kujdes po, panik jo”.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar