NGA KALOSH ÇELIKU
(Babai ditën punonte në arë
e Natën ikte në Kërçovë)
Babai, Ditën punonte në arë
Tek Ҫifliku i “Xha Derallës”:
Ku, edhe ka pi Tambël Nane.
Natën, ikte. Turr, pas Ҫuke.
Përvidheshte, si kaçak Mali
Dhiareve, lisave, në Kërçovë.
Zoti e di, ku: Ai, bënte Natë:
Mes Grave besnike. Kurvave?!
Edhe, pse: Me fe, ishte Shqiptar.
E prisnin Ditën e Madhe. Nesër:
Në mëngjes, herët vinte në Shtëpi’.
Nana: Ditenatë, na përkundte në djep.
Babai, ditën: Punonte, në arë”
Natën ikte. Turr, në Kërçovë:
Nana, na përkundte në djep…
(Mushkonjat me Covid-19
ende nuk më lënë rehat)
Edhe, pse: Në prag të Dimrit Madh
Mushkonjat me Covid -19 -të. Gra.
Ende, nuk më lënë rehat mes librave:
“Mjaltë”, kërkojnë te pasuria e Babait.
Pasuri, që Sot e hëngrën hajdutët politik
Iu sulën tavolinës punës. Rakisë Rrushit:
Dhe, Dy shtambave me verë, të Mikes Di.
Parazitët e sotshëm: Edhe Sot, pa Dimër
Iu sulen Tavolinës punës. Rakisë Rrushit.
Edhe, siç duket janë rrospia. Gra, besnike:
Poezisë Grua: Sot, duan t’ia pinë Gjakun…
(I përdorën të gjitha metodat
policore dhe partiake)
I përdorën, të gjitha metodat policore
Edhe, partiake. “Patriotike, kuqezi”:
Pasi, erdha nga Prishtina. Dhe, Kosova
Dimër i Madh, në Kërçovë. Dhe, Shkup.
Helmuan, në Shkup. Edhe, në Korçë
E dogjën banesën në lagjen “Ҫair”:
“Xhipin” para dritareve në parking.
Shtëpinë e Gruas besnike në Shkup
Dënim, punoj si mësues në Malësi.
Edhe, pse: Nateditë, prisnin “Fatosi”
“Gëzimi”. Revista letrare për fëmijë’.
Arratisur, pesëmbëdhjetë vite në Malësi
Mes maleve larta: Shi, breshër dhe borë.
Egërsirave Malit. Larg qytetit. Njerëzimit:
Gjoja, jam i dërguar “armik” nga Kosova
I “rrezikshëm”, për shtetin e “përbashkët”.
(Edhe dolën në sipërfaqe
si Kunguj Stambolli)
Edhe, dolën publikisht dudumët komunistë
Si Kunguj Fushe Stambolli, në sipërfaqe:
Denoncim, njëzetë nënshkrime në polici.
Sot, që janë strukur gjirit partive politike”
Komuniste. Neokomuniste. SotekësajDite.
Familjare: Vendime pune. Poste Qeveritare
Faqeve, gazetës të “vëllazërim-bashkimit”.
Reagime. Kujdes! I dërguar nga Kosova:
Takime të fshehta ka pasur në Bullgari?!
Dhjetëra mijëra marka i ka dorëzuar mesdite
Partisë Socialiste, vetë në dorë?! Shqipëri.
“Armiku”, i shtetit tonë të “përbashkët”, Që:
Asajkohe, nuk kisha as pasaportë udhëtimi?!
Përmëtepër, Unë, qenkam ai Kryesori 1992:
Ҫështjen Shqiptare dua ta zgjidhë me luftë?!
Qesha. Dhe, i thash Inspektorit polic: Unë dua
Të jem, Ai Kryesori. Po, fatkeqësisht: Nuk jam.
Inspektori, pasi përfundoi bisedën infomramtive
Përderisa, e pritja autobusin në stacion. Rrugë.
Papritmas, e ndali makinën: Eja hip, o burrë!
Tashti, e njoha Inspektorin. Pyeti: Ku, udhëton?
Gjithkund. Vetëm jo, në Stacionin e policisë:
Mundet, në “Bit-Pazar”. Nën Rrap, në Shkup.
Qeshi, Inspektori. Ato, të tutë kur do të shohin
Sesi, ti zbrete mesdite nga makina e policisë
Do, mendojnë, se: Ti je bashkëpuntor i yni?
Qesha. E di, Unë: Bashkëpuntor i kujt Jam
Ia mbylla derën mes të “Bit-Pazarit”. Shkup.
Nuk ka problem. E pranova përndjekjen: Dhe,
Punova me vite mes egërsirave, në Malësi. Liri.
Nuk pranova të jem redaktor i “Fatosit”. Revistë
Dihet, me kushe policore: Bashkëpontor, Rrufjan.
Për fëmijë. Bashkëpunëtor nateditë, në polici
Maleve Malësisë, në Shkupin Historik Shqiptar.
Që, Unë librat më të mirë për fëmijë, asaj kohe
I shkruajta, dhe publikova atyre maleve me borë.
Përgjigja, partiake: Unë, nuk do të vdes dëshmor…
(Lufta Ime në Shtetin e “përbashkët”
është Poezia ime Kryengritëse)
Edhe, “miqtë” e mi partizanë partiak
Veshur këmbekrye “kuqezi”: Hi-hiii.
Nuk më shajnë Sot, si Dje, në gazeta:
As kërcnohen me komente. Atentate.
Gazetave. Portale partiake me taxhi
Përqafe. Një post politik në Qeveri.
Një vend pune. Një Ҫmim shtetëror
Rrogë argati të marrin pa vend pune.
Rrufjanët, që rrinë në shtëpi. Biruca
Dhe, me shpifje. Denoncime në Polici.
Gazeta. Radio-televizone “shtetërore”:
Debate trusakate të politikanëve qorra
Që, të qajnë ditën. E, të vrasin Natën.
Sot, nuk e djegin banesën. Shtëpinë
“Xhipin” e Babait, para dritareve.
Përditë, nuk më vrasin ende në pusi
Shkaku, shpikjes të një metode të re:
Është i çmendur. Nuk meriton fjalime!
Kurora lulesh plastike, qajmë mbi varr
Shpallim dëshmor. Profet. Përmendore.
Dhe, eci lirshëm në Shkupin Shqiptar…
(Vaksina anti-Covid-19 e Dr. Pipero)
Dr. Pipero në një emision televiziv
Dha, këtë vaksinë antiCovid 19 -të:
Ushqim të mirë. Pastërti. Ajër mali
Rreze Dielli. Vitaminë D. Gjumë.
Mos merrni aspirinë. Vaksinë politike
Respektoni rregullat e Qeverisë Mike:
Dënimet. Dhe, burgun në karantinë!
Nuk ka problem. E përkrahi vaksinën
Pipero: Rrezitje në Diell. Vitaminë D.
Receptit mjeksor, i shtova nën Rrap:
Te Libri im me poezi, KORONAVIRUSI.
Posa ka dalë në dritë, pas Çuke. Lisave:
Edhe Dy shtamba me verë të Mikes Di.
Luftë, fytas me “armikun e padukshëm”
Në Karantinë: Edhe, një Ibrik me raki rrushi:
Dy shtamba Katundi me verë të Mikes Di
Rrezitje me Hënën Drapër. Vitaminë H…
(Dhe Poema e egër nga Pano Taçi)
Paprtitmas, një ditë mbeta pa raki rrushi
Dy shtambat e hazdisura të Mikes Di.
Një javë, gati ngriva akull përsëgjalli
Natën e gjatë mes xhindeve, në shtrat.
Herët, u zgjova. Ditën e Nesërme i shtova
Vaksinës: Një Ibrik raki rrushi. Dhe, Ato:
Dy shtambat e hazdisrura të Mikes Di.
Mu kujtua poema e egër e Pano Taçit
Panairin e Librit Tradicional, në Tiranë:
Që, ma dha mua për mendim artistik si mik.
A, t’ia dorëzojë, Sali Berishës: President shqiptar
Pasdite, kur të vijë në vizitë në Panairin e Librit?
E lexova poemën më këmbë. Dhe, më pëlqeu
Pano Taçit, nuk i dilte dot pensioni i burgut:
As për kurva. As, për bukë. Edhe, pse moti kohë
E kishte shitur shtëpinë lirë, vetëm për një Xhadi.
I thashë: Pasi e lexova poemën e shkruar me spermë
Dikur në burg. Tashti, në Liri me Parti Demokratike:
Ia jep vetë Sali Berishës, në Panirin e Librit Shqiptar.
Edhe, Pano Taçi; Poet turr, nëpër Panairin e Librit
Ia dorëzoi Salës, President: Poemën e egër të burgut
Gjithë jetën hekurave. Dhe, Liri, shkruar me spermë.
Përçudi, pas pak kohe: Poetit burgut, Pano Taçit
Iu rritë pensioni për kurva. Dhe, fitoi një Ҫati…
(Edhe Poezia e Kalosh Ҫelikut
e egër Sot me Covid-19)
As, Mua: Nuk më del pensioni për Gra besnike
As për sapun: Laj duart me raki rrushi. Veten?!
Pamarrë, pasurinë e Babait: Arat, livadhet. Malin.
Dy shtambat e hazdisura me verë të Mikes Di:
Luftë, Sot i shpalli “armikut të pabesë”. Qeverisë.
Dhe, poezisë Sime me Covid -19 -të. Që, përditë
Përnatë. Ditën pas Ҫuke, në pusi delë pa maskë.
Te “Parku i Grave”. Dëllinjave, përkarshi Kuvendit
Gratë besnike: Përçudi, ikin nga Unë dy metra larg?!
Edhe, pse: “Shpëtimtari” i shqiptarëve jepë deklarata:
Akuzon Jugosllavinë: Sot, na ndau me Bullgarinë?!
Dhe, jo: Shokun TITO. Mik, besnik i Shqiptariëve!
“Abazi” Fushës: Dhentë i ka nxjerrë në “Bit-Pazar”:
Me këngë popullore legjendare “Patriotë kuqezi”.
“Dhentë e mia, kush i do
Se, nuk jam i zoti më për to.
E, do të loz me Miken -o!”…
Miken -o, me Dy shamikuqe për brezi
Nyje, lidhur anësh dizge. Xhadinë -o.
Kalosh Ҫeliku, thotë: Lozni me miken -o
Po, jo me Miken, e Kalosh Ҫelikut -o….
(Sot as Ҫmimin NOBEL
nuk e dua në Shtëpi)
Përsëgjalli, i mora disa Ҫmime letrare
Nuk ka problem fare, sa para. Famë:
Vendlindje, Shqipëri. Dhe, Kosovë.
Edhe, në disa shtete arti, në Evropë.
Nuk mora Ҫmime letrare shtetërore
As “maqedonase”. As, “shqiptare”:
I marrin, dudumët shkrimtarë “shqiptar”.
Rrufjanët, që ende u turren me të katra
Veten, e shesin: Një torbë taxhi përqafe.
As, Ҫmimin NOBEL, Sot: Dinamitin
Jo, Pasuri me qindra mijëra dollarë:
Nuk e dua “haram” në Shtëpinë e Babait.
E kam shaluar Lapsin me Dy Tyta
Arratisjes të politikanëve, në Qeveri.
Nuk ka problem. E mora Ҫmimin
E Madh Letrar të Babait – Kaçak Mali:
Miljona dollarë për poezi erotike. Kurva.
Që, Sot, nuk i mbulon Shteti “demokatik”
Pasuri, marramendëse Atdhetare Shqiptare.
Miljona dollarë Fshatit Kuqezi, në Katund
Sot, ende në Luftë: E gëdhinjë jetën. “Liri”.
Ara, livadhe. Kopshte. Dhe, Malin me lisa
I shita për libra. Gra. Dhe, Shtëpi në Shkup.
Raki rrushi. Dy shtamba me verë të Mikes Di.
Kizën: Unë Poeti, pas Ҫuke ua futa ferrave.
Tinëz, na mbinë arave. Tek, Pragu i Shtëpisë.
I mbolla arat e Babait me farë Atdheu:
Biblioteka. Shkolla. Dhe, Mëmëdheun…
(Ditën e 28 Nëntorit Madh 2020
raki rrushi piu celulari Im)
Mes poezive. Rebele, me Covid -19
Përçudi?! Celulari im kishte vdekur.
Gjithë Natën e Lume kishte pi raki rrushi:
Dhe, Dy shtmba me verë të Mikes Di?!
E, Unë Poeti: Ende, isha gjallë në Shkup.
Djali, më paraqitet në telefonin tjetër
I them: ka vdekur. Ka pi raki rrushi.
Vetëm Unë, ende kam mbetur gjallë
Dhe, Ky telefon me Covid -19 -të:
Sot, do të dalim te “Parku i Grave”…
(Dhe në fund: Kalosh Ҫeliku
heshtje artistike poetike)
Edhe, kam pasur në Jetë Gra besnike
Punemadhe: Te, “Parku i Grave”?!
Pakrëndësi, ka: A, janë “maqedonase”
Shqiptare. Turke. Vllehe, apo, rome:
Diskoklubeve, ende dhe sot Jugosllave.
Hazdisura keq me vitaminë D. Xhadi:
Kur, këngëtari popullor u thurë Ditën
Këngë dashurie: “Ulu mal të dalë Hana”!
Unë, them Ndryshe: Vitaminë H. Mal
Drapër, që korrë ende livadheve ferra.
Dy shtambat me verë i kisha me Vete
Megjithatë, e pakalueshme Zonja Di:
Ende, mbeti Muzë poetike mes poezive.
Mëkot, rrezitem me Hënën e plotë mbi Mal
Kohë Pandemie. Covid -19, në Shkup:
Hëna Drapër, edhe Ajo mbi Ҫelëvjollcë”
Pasmesnate, më sulmon me Vitaminë H…