Shqiptarët mund të bashkohen në kuadër të një unioni shtetëror, në përputhje me vullnetin demokratik dhe jo me formulat romantike të shekullit të kaluar

0
295
Jusuf Buxhovi

Nga Revista Drini28 Nëntor 2020

Kjo është formula e bashkimit Kosovë-Shqipëri, sipas historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi

Historia njeh vetëm realitetet, që i vendos logjika e saj, që rëndom përcaktohen nga fitimtarët dhe interesat e tyre.

Të tilla sot janë dy shtete shqiptare në Evropë: Shqipëria dhe Kosova, kështu shprehet Jusuf Buxhovi në prag të festave kombëtare të Nëntorit.

Ai thotë se, rrënja e tyre e përbashkët etnike shpirtërore dhe kulturore nga antikiteti, mesjeta e deri te koha jonë, nuk përjashton mundësinë që ato të bashkohen në kuadër të një unioni shtetëror në përputhje me vullnetin demokratik dhe assesi me formulat romantike dhe ideologjike të shekullit të kaluar, që mohojnë apo përjashtojnë këto realitete politike…

Shikuar nga aspekti i sotëm politik dhe diplomatik si dhe rrethanat gjeostrategjike, mund të bëhet fjalë për union të dy shteteve shqiptare në kuadër të çastisë europiane dhe assesi për ndonjë ecuri në kuadër të konvencave ideologjike të shekullit të kaluar.

Pra, ky proces, do të duhej të ndodhte në përputhje me vullnetin demokratik të të dy shteteve, në kuadër të një unioni dhe në bashkëpunim të plotë me aleatët perëndimore, dhe assesi ndryshe, ngaqë veprimet tjera do të na kthenin te Nentori i dytë, i vitit 1912!”, thekson Buxhovi.

Sipas tij, natyrisht se ky proces historik supozon heqjen e të gjitha barierave ekonomike dhe të tjera, që mundësojnë integrimet e tanishme europiane.

Të dy shtetet e sotme shqiptare nuk i pengon askush (vetëm mendja e marrë – shënimi im AÇ) të kenë treg të përbashkët ekonomik, kulturë të përbashkët, plan-programe të përbashkëta arsimore e të tjera”, thekson ai për Revistën Drini.