GËZUAR DITA E PAVARËSISË — FESTA E MADHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE!

0
384
Flamuri i Gjergj Kastriotit

Të nderuar kolegë — anë e mbanë trojeve tona dhe në diasporë — Urimet e mia më të përzëmërta për 28 Nentorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të mbarë Shqiptarëve kudo që jemi.

Në këtë ditë të shënuar për Kombin shqiptar — në Ditën e Flamurit — le të kujtojmë RILINDASIT E VËRTETË TË HISTORISË SË KOMBIT, duke filluar me Gjergj Kastriotin në Lezhë, Abdyl Frashërin në Prizren, bashkë me zbritjen në Vlorë të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e të tjerëve. Në veshët e çdo shqiptari të vërtetë, kudo, jehon sot kushtrimi i Bajram Currit, i Ded Gjon Lulit, i Mihal Gramenos dhe i Çerçiz Topullit, Adem Jasharit (Ditëlindja e të cilit është përkatësisht sot) por edhe jehonën e kushtrimit të Gjergj Fishtës, në këtë 80-vjetor të vdekjes:

SHQIPNIA E LIRË

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,
Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivari në Manastir,
Edhe Flamuri Shqipnisë
Si flakë mnijet e Perëndisë
Do t’valvitet në Kaçanik.

Poezi nga Gjergj Fishta

Të gjithë Shqiptarëve, Gëzuar Dita e Flamurit, Gëzuar Pavarësia e Shqipërisë dhe e të gjithë Shqiptarëve. Urojmë dhe shpresojmë për ditë më të mira për Kombin e vuajtur shqiptar.

Të fala të përzemërta, shëndet të gjithëve!

Frank Shkreli