(REAGIM)
A mos vallë për të vajtuar, përkujtuar, nderuar, kënduar fisnikët, patriotët e vërtetë të shqiptarizmës, duhet t’u marrim lejen, aprovimin, prokurën (edhe në këto vitet pas të 90-tave të pseudemokracisë-pseudo-pluralizmit) pikërisht nga xhelatët, pasardhësit, pijollët e tyre që i kanë persekutuar, përndjekur, burgosur, vrarë këta patriot atdhetarë shqiptarë?!..
I nderuar lexues!
Me rastin e këtyre festave mbarëkombëtare nëntoriane, e shkrova ua dedikova një këngë disa personaliteteve atdhetarë nga rrethi i Librazhdit, personalitete të vrarë para gjatë Luftës së Dytë Botërore pabesisht, tradhtisht, disa gjatë pushtimit fashisto- nazist, por edhe disa edhe të persekutuar, përndjekur, burgosur padrejtësisht gjatë ish- sistemit monist.
Si këngë dedikuar këtyre personaliteteve atdhetarë, u këndua nga këngëtari i talentuar e i mirënjohur në rrethin e Librazhdit, të Elbasanit, të Pogradecit, të Korçës, si edhe në skenat televizive, pra këngëtari Astrit Belba dhe si këngë e kënduar nga ai pasi u postua në YouTube, në rrjete sociale, u prit dhe u vlerësua nga dëgjusit, të apasionuarit e muzikës, konkretisht edhe kundrejt kësaj kënge, mirëpo përveç vlerësusve, të apasionuarve të kësaj kënge patriotike, jam informuar indirekt se këngëtarin e talentuar Astrit Belbën, që e ka kënduar këtë këngë, e paskan kontaktuar, dërguar mesazhe, vërejtje kërcënuese, shantazhuese privatisht, anonimisht (me argumentin, ankesën, preteksin e tyre primitiv qesharak satirik) se ai si këngëtar nuk e di historinë, patriotizmin e këtyre atyre burrave që u ka kënduar, dhe se për patriotizmin, të kaluarën, historinë e rrethit të Librazhdit e kanë ditur parardhsit e tyre dhe në këto vitet pas të 90-tave e dinë vetëm këta si pasardhës të atyre patriotve të vetëshpallur, vetëgraduar nga ai ish-sistem monist diktatorjal dhe vetëm ata duhet të pyeten, të japin prokurën, vulën e historisë dhe se kush kanë qenë, kush janë dhe kush duhet të jenë patriotë, tradhtarë të së kaluarës, të tashmes dhe në të ardhmen në rrethin e Librazhdit dhe në tërësi për ne si komb shqiptar, por interesantja është e këtyre pseudopatriotëve, pseudohistorianëve, prokurorëve, gjyqtarëve të vetshpallur të historisë, patriotizmit ka qenë, është se edhe në këto vitet pas të 90-tave kanë guximin fytyrë për të justifikuar, kamufluar krimet makaber antinjerëzore, barbare, pra persekutimin, përndjekjet, burgosjet, torturat, vrasjet që kanë bërë paraardhësit e tyre para dhe gjatë atij sistemi monist 50-vjeçar dhe na japin edhe arsyet, argumentet teorike folflorike pseudopatriotike (por pa i përmendur këto fakte realiste praktike pseudoargumente të tyre) sepse i kanë vrarë paraardhësit e tyre apo këta vetë pas shpine, në pusi, pabesi këta fisnik patriotë nga Rrethi i Librazhdit dhe në të gjith shqipërin.
Porë siç po shihet të tillëve nostalgjikve të ishë ati sistemi, ju ka ngelur ora e historisëi identik sikurse gjatë ish- sistemit monist, që e kishin marrë prokurën, privilegjin për të shpallur, dekoruar pseudopatriotë, pseudodëshmorë imagjinarë inekzistentë, (si Sanço Panço me Don Kishotin). Por këto hiena, konglomeratë, shushunja, servilë të atij ish- sistemi kishin edhe vulën, tagrin për të shpallur heronj, dëshmorë, por edhe tradhtarë, kulakë, kolabracionistë për qëllimet e tyre personale kriminale, antihumane,antinjerëzore, primitive.
I ceka sipërfaqësisht disa nga këto fenomene primitive të implementuara, zbatuara gjatë atij ish- sistemi monist, sepse edhe këtyre tre personaliteteve patriotë atdhetar nga rrethi i Librazhdit që u ju kam dedikuar këtë këngë, kanë pasur këtë kalvar, inkuzicion, fat tragjik, të vrarë pabesisht, poshtërsisht nga vetë pseudo-shqiptarët -shqipfolësit dhe i kanë vrarë pabesisht jo për tradhtira, interesa madhore kombëtareshqiptare, por për interesat e tyre kriminale personale, për përfitime materiale, tokësore inatet, xhelozitë e tyre primitive të kamufluara, me ato kinse idologjike, pseudoatdhetare dhe pasi morën pushtetin pikërisht këta profiterë, pseudopatriotë, që i vranë këta fisnikë, patriotë shqiptarë na i damkosën, demonizuan, shpallën tradhtarë, kolaboracionistë, të pamoralshëm,bejler, agallar,gjakpirsa të popullit ,me të vetmin qwëlim, prapavijë për të mbuluar, kamufluar krimet dhe vrasjet e tyre!
Dhe për ata dhe pasardhësit, pijollët e këtyre xhelatëve, edhe në këto vitet pas të 90-tave, akoma të gjorët i rren mendja e tyre se ne si pasardhës të këtyre fisnikëve, patriotëve të vrarë nga parardhësit e tyre dhe këta vetë si hiena internacionaliste bolshevike, proletare duher t’u marim leje, vulën, miratimin (sikurse në monizëm sekretarëve të partisë së punës komuniste) se për të përkujtuar, nderuar kënduar, vlerësuar parardhësit tanë këta patriotë fisnikë duhet t’u shkojmë e t’u lutemi, të marim lejen, aprovimin e tyre., por një fjalë e urtë popullore thotë se ikënI ato vite kur këto hiena, çakej hanin simite dhe demonizonin, poshtëronin, shkatërronin, vrisnin jetëra njerëzish e familjesh fisnike patriotike atdhetare shqiptare.
Se këtyre xhelatëve vrastarë, apo pasardhësve të tyre na u ngelka hatri, na u prekan në sedër, ndërgjegje (nëse kanë pasur ndonjëherë ndërgjegje për krimet vrasjet që kan bër në emër të partis) kur në shesh po del e vërteta se kush në realitet kanë qenë xhelatët, pseudopatriotët (profiterët, manipuluesit e historisë, realitetit), apo atdhetarët e vërtetë (por një fjalë e urtë popullore thotë se e vërteta dhemb djeg, por e vërteta ngel e vërtetë dhe herdokur do dalë në dritë.
Dhe siç po shihet, po na lë të kuptojmë se këtyre si pasardhës të atyre që kanë bërë, këto krime vrastare antihumane antinjerëzore, dhe pikërisht këtyre apo pasardhsve të tyre ju ka ngelur ora e historisë për të parët e tyre sikurse ua kanë treguar tw parët e tyre dhe ajo ish-Nëna Partiçkë Komuniste e Punës, pra ai regjim diktatorial monist, sllavist, ku parardhësit e tyre dhe këta vetë kanë qenë të përkëdhelur, përkrahur dhe po veprojnë për të kamufluar krimet, vrasjet e tyre sikurse serbët, grekët që mohojnë, kamuflojnë krimet, vrasjet e tyre kundrejt nesh si komb shqiptar,dhe pinjollët e këtyre që kanë bërë këto padrejtësira, krime, vrasje gjatë asaj lufte, gjaë atij ish-sistemi monist, po na këshillojnë, sugjerojnë direkt, indirekt që të mos i përkujtojmë, nderojmë, t’u këndojmë parardhësve tanë fisnikë patriotë të vërtetë se atyre na u ngel hatri, kur në shesh po del realiteti kundrejt krimeve të tyre, dhe kjo na lë të nënkuptojmë ne si pasardhës të këtyre fisnikëve, patriotëve që të mos përkujtojmë, këndojmë, nderojmë, vlerësojmë parardhësit patriotët e vërtetë, por vrasësit, pseudopatriotët e këtyre parardhësve atdhetarë shqiptarë.
Dhe këto primitivizma imagjinare halucunacioniste të këtyre batakçinjve janë të parealizueshme satirike, sepse është një tragjikomedi t’i kërkosh,sugjerosh të persekutuarit, të dhunuarit viktimës që i ke bërë 99 të të (ZEZAT) të amnistojë, respektojë, nderojë persekutuesin, tutorin, xhelatin, vrasësin e tij , është e barabartë si t’u kërkosh, sugjerosh shqiptarëve të Kosovës e të Çamërisë, apo popullit izraelit të harrojnë, amnistojnë, të mos ua përmendin genocidin, krimet, vrasjet, shfarosjet që ua kanë bërë kundrejt tyre serbë, grekët, nazistët gjermanë.
Prandaj si përfundim ju drejtohem pikërisht juve në këtë shkrim, reagim që i keni dërguar, bërë vërejtje dhe e keni shqetësuar këngëtarin Astrit Belba se pse e ka kënduar këtë këngë dedikuar kltyre personaliteteve atdhetarë nga rrethi i Librazhdit pa ju pyetur e marrë leje juve. Kënga e ka emrin dhe mbiemrin e tekstshkruesit, sponsorit në video -këngën dhe për çdo vërejtje, ankesë, shqetësim që mund të keni, mund të më drejtoheni mua personalisht, publikisht apo privatisht. Por pse jo, shihemi, ballafaqohemi edhe në prokurori,gjykatë për shqetësimet, kërcënimet që i keni bërë këtij këngëtari që e ka kënduar si këngë, sepse e ka punë, profesion, mban vetveten, familjen me profesionin e tij si këngëtar.
Konkretisht nëse ju ka prekur, shqetësuar kjo këngë, përkujtimore nderuse kundrejt këtyre atdhetarve patriotëve të rrethit të Librazhdit por edhe sa i përket vrasjes në pusi, pabesi të ish- kryeplakut të trevës së Hotolishtit më 23 shtator të vitit 1940. Unë si njëri nga shumë pasardhësit e tij, porë as prindërit tanë, por edhe ne si nipër, stërnipër nuk jemi marrë me atë histori, ngjarje vrastare kriminale të së kaluarës e që ka ndodhur më 23-shtator të vitit 1940-t,sepse ajo është një histori ngjarje që e ka mbyllur koha historija dhe vetë, zoti, perëndia, por jemi të informuar si pasardhës se drejtsisja gjyqësia e asaj periudhe për vrasjen e Zyber Alliut ka pas arrestuar, akuzuar, gjykuar, dënuar me burgim disa persona me akuzën e vrasjes në bashkëpunim, por këta të akuzuar, të dënuar për këtë vrasje nuk e kanë pranuar në atë gjykim që ta kenë vrarë Zyber Ali Allinë, pavarësisht se ajo gjykatë i ka pas dënuar këta persona me burgim për atë vrasje, për ne si pasardhës të Zyber Alliut këta kanë qen, janë të pafajshëm, jan dënuar padrejtësisht , se po ta kishin vrarë pikërisht këta që u dënuan, nuk kishin arsye ta mohonin si vrasje që mund të kishin bërë, por siç e ka pasur zakon në atë kohë traditat e shqiptarit do e pranonin si vrasje vetgjyqësi dhe do të jepnin arsyet, argumentet se pse e bënë atë si vrasje në pusi, pabesi, pra për ne si pasardhës të tij ata të dënuar për vrasjen e Zyber Alliut janë dënuar padrejtësisht dhe se vrasëit e vërtetë kanë ngelur të pazbuluar, të pagjykuar, të padënuar.
Por, gjithashtu, i nderuar lexures, një fjalë tjetër e urtë popullore thotë kur s’ke pula këndojsa mos bën ish, ish, apo ndoshta pikërisht ai që e ka mizën nën kësulë reagon, grin sallata dhe kjo na rikujton atë fjalën tjetër të urtë popullore shqiptare që thotë Mos i pyet se të tregojnë vetë! Përndryshe, nëse këtyre pasardhësve të vrasësve të Zyber Alliut parardhësit e tyre u kanë lënë dëshmi të shkruar, dokumentuar me argumente, fakte se pse qenë të detyruar ta vrisnin në pusi, pabesi Zyber Alliun le të shkojnë në Gjykatë të hapin proces gjyqësor në emër të parardhësve të tyre vrastarë dhe ta mbrojnë, arsyetojnë krimin e vrasjes së Zyber Alliut (sepse ata që u gjykuan, dënuan për atë vrasje nuk e pranuan ta kishin vrarë Zyber Alliun dhe si vrasje ka ngelur enigmë e pazgjidhur edhe në ditët e sotme., Pra këta pasardhës të atyre vrasësve anonimë që kan shqetsuar mërzitur këtë këngëtar në punën profesionin e tij, e kanë këtë të drejtë për ti mbrojtur, justifikuar për krimin e vrasjes të bërë nga parardhësit e tyre, dhe jo t’i bëjnë vërejtje, ta shqetësojnë këngëtarin Astrit Belbën se pse ka kënduar këtë këngë dedikuar Zyber Alliut dhe atyre personaliteteve atdhetarë.
Gjithashtu, unë si autor, tekst-shkrues, sponsorizues i kësaj kënge dedikuar këtyre personalitetve atdhetare, ju informoj, heq si merak,para gjykim paranojë psiqike që mund ta keni të instaluar në memorjen tuaj se pikërisht kjo këngë dedikuar këtyre personaliteteve atdhetare nga rrethi i Librazhdit-Elbasanit nuk ofendon, nënçmon askënd, përkundrazi është thjesht një këngë patriotike atdhetare nderuse përkujtimore e vonuar në këto pasvitet e 90-ta dedikuar këtyre personaliteteve atdhetare, fisnikë, të rrethit të Librazhdit, Elbasanit, dhe nëse dikush ka të tilla imagjinata, paranoja, halucinacione psiqike që mund të ndihet i prekur, i ofenduar për veten apo parardhësit e tij, unë e këshilloj të shkojë të bëjë njw kontrollë psiqike në spital te psikiatri, por nëse e ndien veten mirë stabil nga gjendja shpirtërore, psiqike, mentale të shkojë të hap proces gjyqësor në gjykatë kundrejt meje si autor, tekstshkrues, sponsorizues i këngës, të vijë të më kontaktojë mua personalisht, të tregojë shqetësimet e tij për këngën, por nëse është aq trimosh sikurse parardhësit e tyre të pabes që e vranë në pusi, pabesi, pas shpine ishë kryeplakun e trevës së Hotolishtit Zyber Alliun, le t’ia mësyjë kundrejt meje(sikurse parardhsit e tyre) të bëjn vetëgjyqësinë, se unë në tokë jam, prandaj janë të mirëseardhur, të mirëpritur për këto opsione ( por jo të shqetësojnë, mërzisin, kërcënojnë këngëtarin që ka kënduar këtë këngë thjesht patriotike atdhetare dedikuar atyre personalitetëve, se për të tilla shqetësime, shantazhe, kërcënime ka ligje të dënueshme nga ligjet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Ose nëse dikush nga dëgjusit e kësaj kënge ka vërejtje rreth teksit të këngës, ndihet i papërfshirë injoruar, i papërfaqësuar injoruar me parardhësit e tyre, apo ata vetë, pra pasardhësit e vrasësve të Zyber Alliut, le të vijnë të më kontaktojn takojnë ose shkoj i takoj unë ata, të m’i tregojnë shqetësimet e tyre se ku ndihen të prekur ofenduar, denigruar, anashkalur, injorur në këtë këngë, nese u ka ngelur hatri se pse nuk i kam shkruar përfshirë në këngë emrat dhe mbiemrat e vrasësve të Zyber Alliut (Haki Blloshmit, burgosjes mbi 5-vite torturimit të Daut Gurrës), pra të m’i dërgojnë emrat e mbiemrat e këtyre vasësve, arsyet, argumentet e tyre se pse i kanë vrarë, kanë bërë vetëgjyqësinë kundrejt këtyre patriotëve dhe persekutimin, përndjekjen, burgosjet e padrejta kundrejt familjjarëve, farefisit të tyre ,dhe si këngë e heqim nga You Tube, e riformuloj, plotësoj edhe me emrat e mbiemrat e këtyre torturusve vrasësve dhe argumentet e tyre se pse kanë qe të detyruar t’i vrasin, bëjnë vetëgjyqësinë.
Dhe nuk kanë arsye, nuk është etike, burrërore që i qenkan ankuar këngëtarit se pse e ka kënduar këtë këngë, kur në këtë rast për t’u kontaktuar, adresuar shqetësimet e tyre jam unë, sepse unë jam tekst-shkruesi,sponsorizuesi i këngës. Pra ju që keni vërejtje për këtë këngë në këtë version të kënduar ia jepni si vlerë financiare që ka marrë nga unë për këndimin, realizimin me video të këngës, ja jepni riktheni ati si këngëtar atë si vlerë financiare që ka shpenzuar për realizimin këndimin e këngës (dhe patjetër më pas normalisht që mbasi ju po ia kërkoni, sugjeroni që si këngë të këndur ta heq nga YouTube ai pasi ta keni kopmezuar, automatikisht e heq si këngë nga You Tube, nga rrjetet sociale, nuk e këndon as nëpër dasma, gëzime familjare dhe si këngë e riformuloj un më pas, patjetër duke marrë parasysh edhe vërejtjet sugjerimet, shqetësimet tuaja që si kam përfshirë emrat e mbiemrat e atyre vrasësve dhe gjej ndonjë këngëtar tjetër dhe ia jap për ta rikënduar në një version tjetër më realist se ky version i tanishëm që është kënduar, është paksa më i butë, melankolik simfonik dhe vetëm m’i dërgoni vërejtjet, shqetësimet tuaja se unë e di se si e riformuloj, qëndis, por edhe e këndoj vetë, sepse kam prirje jo vetëm për të shkruar tekse këngësh por edhe për ta kënduar si këngë, por kur të riformulohet, rikëndohet si këngë, duke marrë parasysh vërejtjtjet, shqetësimet tuaja që ja keni shfaqur adresuar këngëtarit që e ka kënduar, do tja rikërkonit po të njëjtit këngëtar për ta rikënduar dëgjuar versionin e parë të kënduar nga ai dedikuar Zyber Ali Alliut dhe atyre personaliteteve të tjera atdhetare, të vrarë para, gjatë asaj lufte, të persekutuar, të burgosur nga ai ish-regjim diktatorial, bolshevik, stalinist, kancerogjen, shkatërrimtar kundrejt nesh si komb shqiptar.
Duhet ti harrojn-harrojmë injorojm endrat imagjinatat haluacionet sidomos ata nostalgjikët të përkrahurit privilegjuarit e ishë asaj diktature moniste 50-vjeçare se shtet formimi patriotizmi atdhetarija e kombit shqiptar nuk ka filluar përfunduar me ato 2-3 vjet apo 2- 3 tre muaj partizanllik që mund të ket qën dikush nga parardhsit tuaj tanë gjatë luftës së dyt botrore, sepse edhe gjyshi im nga nëna ka qën Partizan.
Ju rikujtoj rifreskoj memorjen këtyre pasardhsve Anonim të vrasësve të ishë kryeplakut të trevës së Hotolishtit që i kanë bërë vrejtje shantazh kërcënim këti këngëtari se pse e ka kënduar këtë këng pa i pyetur konsultuar mar lejen aprovimin prokurën e tyre ,se jemi në shekullin e 21 dhe nuk jemi duke bashkjetuar me kafshët në Xhungël sipas parimit kafsha bisha më e egër ka të drejt mbi gjithshka në xhungël të sulmojë vras shfaros gjithshka si kundrejt botës bimore shtazore njerzore ,sepse edhe ne si qenje njerzore në selektimin klasifikimin biologjik jemi të renditur tek bota shtazore e këti planeti rruzulli toksor, mirpo kemi evoluar jemi shkëputur si ishë Andertalët parardhsit e ne njerzimit nga bota shtazore (dhe nuk e kemi prejardhjen nga kolonit e Majmunve sikurse e kemi mësuar në librat shkollor gjat ishë sistemit monist( dhe se parardhsit e njerzimit kanë qën Andertalët jo Majmunët, dhe ësht shum e thjesht pêr ta dëshifruar kuptuar sepse Andertalët parardhsit e ne njerzimit jan zhdukur nuk egsistojn në planet, për faktit se kan evoluar jan emancipuar qytetruar dhe jemi pikërisht ne specja njerzore e sotme, kurse Majmunët kan ngelur Majmun dhe nuk jan zhdukur nga planeti sikurse ishë Andertalët parardhsit e ne njerzimit, dhe kemi evoluar jemi emancipuar qytetruar kemi krijuar rregulla ligje kushtetuse për bashkjetes kolektive institucione të mirqenjes mbrojtjes kolektive të akuzës drejtsis gjygjsis, dhe si qenje specje njerzore me këto ligje kushtetuse nuk na lejohet amistohet Vetgjygjsija sikurse kafshëve bishave grabitqare të botës shtazore, dhe pavarsisht faktit argumentit nëse ka kemi pasur arsye argumente ta bëjm Vetgjygjsin vrasjen eleminimin marrjen e jetës së tjetrit Vetgjygjsija është krim dhe e dënushme me ligjet më të rrepta nga të gjitha ligjet kushtetuse të çdo kombi shteti në bot.
Ose, nëse ju si të afërt pasardhës të vrasësve të ishë kryeplakut të trevës së Hotolishtit Zyber Alliut mendoni se parardhsit e juaj kanë bërë një akt heroik me atë vrasje tinzare të pabesë? dhe ju ndihi trimfualist krenar? OK në rregull kjo është e drejta mendimi dëshira e juaj ta klasifikoni shihni vlersoni mburri me atë vrasje, por gjithashtu ësht e drejta juaj që parardhsve tuaj tju shkruani dedikoni libra këng të kënduara për aktin e tyre Heroik në syt mendjet e juaja që kanë bërë me vrasjen në pusi pabesi të Zyber Alliut.
Pra mua personalisht si pasardhës nip i Zyber Alliut nuk do te më pengonte shqetsonte mërziste provokonte (sikurse ju paska merzitur shqetsuar juve kjo këng që kam shkruar dedikuar Zyber Alliut dhe atyre personalitetëve atdhetar e kënduar nga këngëtari Astrit Belba)pra nëse një këng të till që do ja dedikonit parardhsve tuaj për trimërin aktin e tyre Heroik që kanë bërë me vrasjen pas shpine në pusi të Zyber Alliut , dhe si këng do e këndonte këngëtari Astrit Belba apo ndonjë këngëtar tjetër i juaj i preferuar,pra nuk do ju kontaktoja mërzisja shqetsoja për këngën tuaj as juve por as cilin do këngëtar që do e këndonte, përkundrazi do ju përgëzoja, sepse çdo kush ka të drejtën e tij të ndihet krenar të respektoj nderoj tju shkruaj libra dedikoj këndoj këng parardhsve të tyre.
Përndryshe, i nderuar lexues kurreshtar,kurioz, dëgjues të apasjonuar të kësaj kënge patriotike, një ese e shkurtër, sipërfaqësore, biografike e këyre personaliteteve fisnike atdhetare nga rrethi Librazhdit është kjo si më poshtë:
Zyber Alliu nga treva e Hotolishtit -Rrethi Librazhdit ka qenë i arsimuar në Mederesnë e Ohrit. Ka qenë pjesëmarrës vullnetar në Luftën e Shkodrës kundër pushtuesve serbo-malazezë dhe në Luftën e Vlorës të vitit 1920 kundër pushtusve italianë. E kanë vrarë në pusi, pabesi në pozitën ,ciësinë si kryeplak, përfaqësues i trevës së Hotolishtit, pasi vrasësit e tij i ka pasur mysafirë në kullën e tij, natën para vrasjes, të cilët e ftuan, dërguan drejt pusisë, ku edhe e vranë pas shpine më 23 shtator të vitit 1940. Gjatë ish-sistemit monist, pikërisht vrasësit e Zyber Alliut të veshur me pushtet shpifën, dezinformuan kundrejt personalitetit, fisnikërisë, atdhetarisë së Zyber Alliut dhe i persekutuan, përndoqën pasardhësit, fëmijët jetimë të Zyber Alliut, të cilin e shpallën kulak, ballist, tradhtar. Por realiteti ka qenë se Zyber Alliun e vranë më 23 shtator të vitit 1940, kurse Partia Komuniste u themelua nga Komunistët më 8 nëntor të vitit 1941, kurse Balli Kombëtar u themelua në vitin 1942, pra Zyber Alliu nuk ka qenë as komunist, por as ballist, sepse nuk jetonte në ato vite.
Haki Blloshmi, djali i Hajdar Blloshmit, i arsimuar në Universitetin e Havardit, Amerikë, me pushtimin e Shqiplrisë nga italo-nazistët, rikthehet në vedlindjen e tij, në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, ku formon çetat patriotike nacionaliste. Në vitin 1943 vetëdorëzohet në mirëbesim në fshatin Dunicë të Pogradecit një shqipfolësi, grekofoni, minoritari të quajtur Todi, i cili u ish prezantuar fshatarëve të fshatrave të Mokrës së Pogradecit, të Librazhdit dhe Haki Blloshmit e bashkluftëtarëve të tij si komandant i një brigade partizane, që gjatë Luftës së Dytë Botërore identifikoheshin me idologjinë e pansllsvizmit, komunizmit. Pas komunikimit, vetëdorëzimit të tij, ekzekutohet pabesisht me vëllanë e tij, Shefqet Blloshmi (me urdhër pikërisht nga ky Todoj shqipfolësi, grekofoni, shpirtshituri) por ekzekutohen edhe bashkëlutëtarët e tij patriotë, kurse gjatë sistemit 50-vjeçar monist familjarët, farefisi i Haki Blloshmit kaloi një kalvar, inkuzucion, genocid persekutues, përndjekës, vrastar, shfarosës!
Daut Gurra nga fshati Dragostuj i Librazhdit, edhe ky ka qenë pjesëmarrës vullnetar në Luftën e Shkodrës nga e cila u rikthye në Dragostuj, në vendlindjen e tij i plagosur. Gjithashtu ka qen pjesëmarrës vullnetar me Zyber Alliun në Luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë. Kurse gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë komandant i çetës nacionaliste në fshatin e tij, Dragostuj. Pas largimit të pushtuesve dhe çlirimit të vendit, me ardhjen në pushtet të Idologjisë komuniste, serbosllaviste, arrestohet dhe burgoset me akuzat, shpifjet si kulak, ballist, kolaboracionist, tradhtar. Po të njëjtin kalvar, persekutim, inkuzicion përjetojnë për 50 vjet pasardhësit, familjarët dhe farefisi i tij.
Pra i nderuar lexues, dëgjues të kësaj kënge (patriotike-atdhetare) dedikuar këtyre personaliteteve atdhetare, analizojeni vetë nëse ësht e vonuar si këng nderuse kundrejt tyre ,dhe nëse e kanë merituar t’u dedikohet, këndohet kjo këngë këtyre personalitetwve atdhetare nga rrethi Librazhdit.
Tekst – shkrus i këngës të titulluar “Fisnik Zyber Alliut” dhe i këtij shkrim – reagimi, Dashamir Alliu, ish-vullnetar në ish-UÇK.
“Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e tij. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi, që doni të shuani ata, që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia”!
– Musine Kokalari. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Pra pikërisht këta pasardhes anonim (që kan shqetsuar merzitur kërcënuar këtë këngëtar që ka kënduar këtë këng dedikuar kujtimit nderimit shpirtrave të këtyre fisnikëve atdhetar të kombit shqiptar), pra si pasardhës te ketyre vrasesve nostalgjik fanatik primitiv te ishe ati regjimi komunist diktatorjal, duhet ta dëgjojn ridëgjojn këtë poezi të konvertuar kënduar në këngë dedikuar kundrejt këtyre fisnikëve patriotve atdhetar shqiptarë, dhe të reflektojn si pasardhës të atyre vrasësve t’i luten zotit perendis ti falë amistojë falë për krimet vrasjet e tyre antihumane antinjerzore që i kan bër, dhe të luten riluten zotit perendis dit natë për shpirtërat e parardhsve të tyre vrastar që i vran në pusi pabesi këta fisnik patriot atdhetar familjar shqiptar!
Komentet janë mbyllur.