Edhe një libër i ri nga shkrimtari ynë i dashur Marjan N. Sopi

0
495
Marjan Sopi - Jehona e folesë III

Nga Lekë Mrijaj

Këtyre ditëve, nëntor 2020, doli nga botimi edhe libri “Jehona e folesë III” e shkrimtarit të mirënjohur dhe frytëdhënës z. Marjan N. Sopi. Këtu ju sjellim recenzionin e prof. Nazif LAÇI-t të bërë për librin në fjalë:

R e c e n s ë

Për librin “Jehona e folesë III”, të autorit Marjan Sebaj – SOPI, ka se çka të flitet e të shkruhet, sepse krijuesi i mirërnjohur në Moravë të Epërme dhe më gjërë, Marjan Sebaj Sopi, autor i shumë librave nga lëmi të ndryshme si gjithnjë është i mirëpritur dhe shumë i dashur nga lexues të shumtë nga trojet tona Arbërore.

Ky krijues shembullor, me një vullnet dhe entuziazëm të madh, dhe mund të them lirisht edhe të pashoq, përpiqet e mundohet ta plotësoj tërë atë vokum, boshëllëk, të kohës, që nuk është shkruar për historinë e kësaj pjese të shqiptarisë.

Marjani, ka shkruar edhe dy libra më parë me titull të njejtë „Jehona e folesë I“ dhe „Jehona e folesë II“ (bashkautor Marjan S. Sopi dhe Nazif Laçi) dhe tani si vazhdimësi i dy librave të parë të cekur, na vie me pjesën e tretë, pra; „Jehona e folesë III“, vepër të cilën po e promovojmë.

Kësaj radhe autori është përcaktuar që më tepër të paraqes intervistat e tij me personalitete të letrave shqipe dhe penës së tyre të artë, si dhe me personalitete të artit figurativ, politikan e humanist të Anamoravës kryesisht.

Shiquar, edhe vet emertimi i librit flet shumë për Marjanin si “jehonë” dhe veprën e tij, sepse ky atdhedashës dëshëron që përmes „Jehona e folesë“ të ndriqohen të gjitha ngjarjet historike nëpër personazhe të caktuar e ngjarjeve që ishin të harrura dhe mbuluara nga pluhuri i harresës, jo me fajin tonë, por nga egërsit e armiqëve që sundonin në trojet tona.

Autori në fjalë, nuk dëshiron që opinjoni t‘i harroj figurat cilat kontribouan e kontribuojnë në mënyra të ndryshme për të mirën e kombit dhe të mirën tonë në përgjithësi. Prandaj, Marjan Sebaj Sopi edhe tani me një zgjuarësi të pashoq, me syqeltësi e vëmendje ka përzgjedhur disa përsonalitete të jetës kulturore, shkencore, humane e politike të trevave Dardane, të cilat ia prezanton publikut të gjerë.

Vlera kulmore e autorit qëndron në faktin, në thjeshtësinë dhe në modestinë e tij, krijon pa bërë zhurmë të mëdha, por duke punuar në heshtje përzgjedh tema interesante si dhe përsonalitete nga shtresat e ndryshme shoqërore siç janë: humanistë, studijuesë piktorë, shkenctarë, teolog etj.

Duke njohur e duke bashkëpunuar një kohë të gjatë me z. Sopin e di dhe e njoh mirë shpirtin e madh të tij, në të cilin qëndron një vullkan i pashuar i tërë dëshirash për paqe, mirëkuptim, harmoni, në veçanti për emancipim, edukim, arsimim të brezave të rinjë si dhe zhvillim ekonomik. Por mbi të gjitha ai uron dhe punon për afrim e mbi të gjitha me shembuj konkret për bashkim dhe dashuri ndërvëllazërore të kombit shqiptar, të cilit i takon ai.

Në përfundim nga zemra i uroj autorit të ketë shëndet, kurajo dhe suksese në punën e tij krijuese, duke na dhuruar akoma libra të tjerë me vlerë.

Prof. Nazif Laçi, historian
Viti; 03.09.2020