Tucker Carlson: Elitat duan bllokime COVID-19 për të filluar një ‘Rivendosje të Madhe’ dhe kjo duhet t’ju tmerrojë

0
347
Tucker Carlson

Detajet më intime të jetës sonë po kontrollohen nga klasa jonë e udhëheqjes

Tucker Carlson | Fox NewsPërktheu Arben Çokaj

Amerika po bllokohet përsëri. Në disa vende, kjo tashmë po ndodh. Nëse keni fëmijë, e keni parë atë. Joe Biden ka premtuar më shumë – më shumë maska, më shumë karantina, më shumë kufizime në udhëtime, më shumë kufizime se me kë mund të hani dhe me kë mund të prekeni.

Detajet më intime të jetës sonë po kontrollohen plotësisht nga klasa jonë e udhëheqjes. Njerëzit që u bërtisnin politikanëve: “Mbani duart larg trupit tim!” nuk janë duke thënë një gjë në lidhje me këtë. Në fakt, ata po e inkurajojnë atë.

Prandaj pyetja është, për çfarë saktësisht bëhet fjalë? Nuk ka të bëjë me shkencën. Nëse maskat dhe bllokimet parandalojnë spërklat e infeksioneve të koronavirusit, nuk do të shihnim spërkla të infeksioneve nga koronavirusi pas nëntë muajsh. Por ne po i shohim ata, kaq qartë, gjenitë e patën gabim edhe këtë herë. Këtë herë, ata nuk po shqetësohen as të tregojnë studime të ligjshme shkencore për të mbështetur vazhdimin e politikave të tyre, sepse nuk ka ndonjë studim që e mbështet atë. Atëherë çfarë po ndodh?

Kryepeshkopi Katolik Carlo Maria Viganò ka një ide. Viganò është një nga treguesit e së vërtetës në kishën e tij. Ai e bëri veten thellësisht jopopullor me shumë në hierarki disa vjet më parë, duke ekspozuar bashkëpunimin e tyre në dekada të abuzimit seksual. Viganò është 79 vjeç dhe në atë mënyrën që njerëzit e moshuar ndalojnë të kujdesen për atë që të tjerët mendojnë, atij në të vërtetë kjo nuk i intereson. Pra, në vend të kësaj, ai thotë atë që mendon, se është e vërtetë.

LAJM I SHPEJTË: KRYEPESHKOPI ROMAN KËRKON NGA TRUMP QË TË LUFTOJË “DEEP STATE”1 NË MES TË KRITIKËS MBI PROTESTAT, KORONAVIRUSI

Disa javë më parë, ai i shkroi një letër Presidentit Donald Trump, duke i vlerësuar bllokimet nga një perspektivë, që pothuajse nuk e dëgjoni kurrë në këtë vend.

Askush, deri në shkurtin e kaluar,” shkroi Viganò, “nuk do të kishte menduar ndonjëherë që, në të gjitha qytetet tona, qytetarët do të arrestoheshin thjeshtë sepse donin të ecnin në rrugë, të merrnin frymë, donin të mbanin bizneset e tyre të hapura, dëshirojnë të shkojnë në kishë të Dielën. Kjo tani po ndodh në të gjithë botën… Të drejtat themelore të qytetarëve dhe besimtarëve po mohohen në emër të një urgjence shëndetësore, që po zbulohet gjithnjë e më shumë, si e dobishme për vendosjen e një tiranie çnjerëzore, të pa fytyrë“.

Ka një arsye që mund të mos i keni dëgjuar ato fjalë më parë. Ushtarët e zakonshëm këmbësorë për konformizëm në mediat tona të lajmeve bënë çmos që të mos e shtypnin dhe ta diskreditonin letrën e Viganò drejtuar presidentit. Yahoo News u përpoq ta lidhte klerikun e moshuar disi me QAnon, gjë që për ta kishte kuptim. Ai pretendoi se një emergjencë globale shëndetësore po përdorej nga njerëzit në pushtet, për qëllime që nuk kishin asnjë lidhje me vetë virusin, dhe natyrisht, kjo është një bisedë e çmendur. Ky është qëndrimi i medias në lidhje me këtë.

Problemi i vetëm është se ajo që shkroi Viganò është realisht e vërtetë. Nuk është një teori konspiracioni, është faktikisht e saktë. Këtu është Kryeministri Kanadez Justin Trudeau duke folur në Kombet e Bashkuara në shtator.

INGRAHAM: NDALIMI I COVID-it NGA BIDEN, PLANET PËR ‘RIVENDOSJE’ GLOBALISTE DO TË GJYMTOJNË LIRITË AMERIKANE, EKONOMIA

TRUDEAU: Kjo pandemi ka dhënë një mundësi për një rivendosje. Ky është shansi ynë për të përshpejtuar përpjekjet tona parapandemike për të rimagjinuar sistemet ekonomike, që në të vërtetë adresojnë sfidat globale si varfëria ekstreme, pabarazia dhe ndryshimi i klimës.

Ky është shansi ynë“, thotë Justin Trudeau. Jo shansi ynë për t’ju shpëtuar nga një virus me një mbijetesë 99%. Ky është shansi ynë për të imponuar kontrolle sociale të papara mbi popullsinë, në mënyrë që të anashkalojmë demokracinë dhe të ndryshojmë gjithçka, në përputhje me teoritë e tyre të çuditshme akademike, që nuk janë testuar kurrë në botën reale dhe, nga rruga, nuk kanë kuptim.

Kjo pandemi ka dhënë një mundësi për një rivendosje.” Mbani në mend, që nuk është nga QAnon, ai është një kryetar shteti, që flet dhe ai nuk është vetëm. Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, ka shkruar një libër të quajtur “COVID-19: Rivendosja e Madhe“. Libri nuk ka të bëjë vërtet me shkencën apo mjekësinë. Në vend të kësaj, aI përshkruan, “çfarë ndryshimesh do të nevojiten për të krijuar një botë më gjithëpërfshirëse, elastike dhe të qëndrueshme që do të shkojë përpara“.

Për çfarë ndryshimesh po flet Schwab? Ne nuk e dimë. Ajo për të cilën jemi të sigurtë është se ju do të paguani për ta dhe personat e ngarkuar do të përfitojnë prej tyre.

BLETA E SACRAMENTO-s SHPËRTHEN NDAJ NEWSOM PËR ‘FIASKO HIPOKRITE’ TË PJESËMARRJES NË PARTY GJATË COVID-it

Ajo që vihet re është se sa e ndryshme është kjo nga mënyra se si udhëheqësit tanë po flisnin kur filloi pandemia. Bllokimet e koronavirusit në të gjithë vendin në këtë vend filluan rreth tetë muaj më parë, në mes të marsit. Në atë kohë, Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom parashikoi që 56% e popullsisë së shtetit të tij – më shumë se 25 milion njerëz – do të infektoheshin me virusin brenda tetë javësh. Bizneset do të duhet të mbyllen, pranoi Newsom. Por ai gjithashtu premtoi se të gjitha do të mbaronin së shpejti. “Kjo nuk është një gjendje e përhershme,” na siguroi Newsom. “Është një moment në kohë“.

Kjo duhet të na kishte bërë nervozë. Sepse në fund, ai moment vazhdoi për një kohë të pacaktuar. Shumë shpejt Gavin Newsom po na thoshte me kë lejoheshim të ishim dhe me kë lejoheshim të flisnim.

NEWSOM, NË KORRIK: Si gjithmonë, dua t’ju kujtoj, kufizoni përzierjen tuaj me njerëz jashtë shtëpisë tuaj. Është thjeshtë një sens i përbashkët. Por të dhënat sugjerojnë, që jo të gjithë po e praktikojnë arsyen e shëndoshë.

Çfarë kemi mësuar nga të dhënat, që nga ajo kohë? Epo, që nga 15 nëntori, rreth 2.6% e popullsisë totale të Kalifornisë është infektuar. Kjo është afërsisht 20 milion më pak njerëz sesa Gavin Newsom parashikoi të infektohet deri në maj. Pra, në disa mënyra, kjo duket si një fitore. A mund ta shpallim fitoren? Jo, e kundërta.

Të hënën, Newsom njoftoi se më shumë bllokime janë duke u zhvilluar. Tani për tani, 41 qarqe në shtetin tonë më të madh janë nën formën më kufizuese të bllokimit. Kishat, palestrat dhe restorantet nuk mund të kryejnë asnjë lloj operacioni të brendshëm.

KRYEBASHKIAKU I ÇIKAGOS MBRON PARAQITJEN E TIJ NË KREMTIMIN E GJERË TË BIDEN, DISA DITË PARA LËSHIMIT TË BLLOKIMIT TË FALËNDERIMEVE

Newsom po i zbaton këto bllokime në baza shkencore, natyrisht, por ai nuk beson në to, sepse ai me sa duket është i përjashtuar nga ligjet e epidemiologjisë. Ne e dimë këtë sepse nëntë ditë më parë, guvernatori u kap duke shkelur udhëzimet e tij duke ngrënë në një nga restorantet më të shtrenjta të shtetit me një duzinë njerëzish të tjerë. Meqë ra fjala, ai është mirë. Ai nuk vdiq nga kjo. Kur je Zot, nuk ke frikë nga viruset. Bllokimet janë për njerëzit e vdekshëm.

Ju do të mendoni se kapja në flagrancë do e dëmtonte Newsom. Të kapesh duke injoruar rregullat e tua dikur ishte një problem i madh për politikanët, por nuk është më. Ata nuk poshtërohen më nga hipokrizia e tyre. Qëllimi i ushtrimit është të poshtërojmë pjesën tjetër prej nesh, duke na detyruar të bindemi në urdhëra transparente absurde.

“Të gjithë duhet të mbajnë një kapelë Viking me brirë çdo të Mërkurë. Është ligj! Urdhri i Dr. Faucit!”

Me një fjalë, njerëzit do ta bënin atë. Ata do të ndiqnin urdhërat dhe do ulërisnin ndaj të tjerëve, nëse nuk vepronin ashtu. Në një mjedis si ky, i dominuar nga kërkesa krejtësisht të paarsyeshme nga njerëzit në krye, mediokritete si kjo e kryetares së Bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot, lulëzojnë. Ky është një moment i krijuar për të dhe njerëz si ajo. Lightfoot shpjegoi të premten në MSNBC, se ajo nuk ka asnjë detyrim personal të ndjekë kufizimet e bllokimit, që ju mund të arrestoheni pasi i keni injoruar ato.

KRYETARJA E BASHKISË SË DC SHPËRFILL KUFIZIMET E SAJ TË UDHËTIMIT, PËR TË MARRË PJESË NË FJALIMIN E FITORES SË BIDEN

STEPHANIE RUHLE: Çfarë u thoni atyre që ju kritikojnë, ku më pak se një javë më parë, ju dolët dhe qëndruat para një turme masive, që festonte fitoren e Joe Biden dhe tani ju po thoni, që qyteti juaj duhet të mbyllet? Si e keni njërën dhe jo tjetrën?

LIGHTFOOT: Ka raste kur në të vërtetë duhet të kemi lehtësim dhe të bashkohemi. Dhe u ndjeva se ajo ishte një nga ato raste. Ajo turmë ishte mbledhur, pavarësisht nëse unë isha atje apo jo.

Vini re mungesën e plotë të sikletit dhe turpit. “Ka raste kur rregullat thjeshtë nuk vlejnë për mua.”

Pra, kur konkretisht janë ato raste kur rregullat nuk vlejnë për njerëzit që bëjnë rregullat? Kryebashkiakia e Washington DC, Muriel Bowser vendosi që rregullat e saj nuk zbatohen për partinë e fitores së Joe Biden në Delaware, kështu që ajo shkoi. Shkuarja në mbrëmje, shpjegoi ajo, ishte “thelbësore“. Muriel Bowser nuk duhej të bënte karantinë ose të kufizonte udhëtimin e saj në asnjë mënyrë, sepse ishte në emër të Partisë Demokratike.

KLIKONI KËTU PËR TË MARRË APLIKIMIN E LAJMEVE TË FOX NEWS

Si duket Rivendosja e Madhe? Kjo është ajo që duket si: Njerëzit në detyrë bëjnë çfarë të duan, sepse ata janë në detyrë. Nuk do të ketë muzikë të drejtpërdrejtë në Rivendosjen e Madhe. Koret do të jenë të paligjshme, nëse nuk këndojnë lavdërimet e Kamala Harris. Krishtlindja do të ndalohet. “Na vjen keq, vendos maskën tënde dhe kalo pushimet vetëm. Fat të mirë“.

Pra, për sa kohë mund të vazhdojë e gjithë kjo, ky kombinim i çuditshëm dhe ende i njohur çuditërisht i hipokrizisë dhe autoritarizmit? Epo, është e vështirë të imagjinohet se mund të vazhdojë përgjithmonë. Në letrën e tij muajin e kaluar për presidentin, Kryepeshkopi Viganò e shkruajti këtë dhe ia vlen të dëgjohet:

Kjo Rivendosje e Madhe është projektuar të dështojë, sepse ata që e planifikuan atë nuk e kuptojnë se ka akoma njerëz të gatshëm të dalin në rrugë, për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të mbrojtur të dashurit e tyre, për t’u dhënë një të ardhme fëmijëve dhe nipërve të tyre.

Le të shpresojmë se është e vërtetë.

Ky artikull është përshtatur nga monologu i hapjes së Tucker Carlson në edicionin e 16 nëntorit 2020 të “Tucker Carlson Tonight”.


Tucker Carlson aktualisht shërben si gazetar i “Tucker Carlson Sonte” në FOX News Channel (FNC) (ditët e javës 8 PM / EET). Ai u bashkua me rjetin në 2009 si kontribues.


1. deep state (thellësia e shtetit, të fshehtat e shtetit) – është një term, që përdoret për të përshkruar një trupë njerëzish, anëtarë tipikë me ndikim të agjencive qeveritare ose ushtrisë, që besohet të përfshihen në manipulimin ose kontrollin e fshehtë të politikës qeveritare.