LIRIA NIS TEK ZEMRA

0
398
Atdhe Geci

Ese

…Shtëpitë na janë shndërruar në Trojë!…Ajo që kërkon t´i gjej bijtë e vet nëpër botë është nëna, babai, vëllai e motra, nuset që presin të dashurit, shtëpitë që kërkojnë të zotin e saj!… Jetojmë në një klinikë universale!…Zëri heroik i letërsisë do flas se s´bën. Ta shprangosim të vërtetën e burgosur! Kosova dardane e meriton një jetë më të mirë!…

Kush po i shpërngulë shqiptarët! Ajo tek né ka vetëm një emër, Qeveri!…Nuk dua vuajtja të sëmuret as dhimbja të vdesë! Është koha të kthehen tek toka mëmë, dallëndyshet e mërgimit!…Popull,të gjithë po pyesin! A kemi popull! Dhe të gjithë duan ta dinë, ku është!? Dhe,.. a kemi duar për grushta! Vendi im ku je!? Si është e mundur që, liria ta ketë emrin mashtrim, hajni, korrupcion, prostitucion, poshtërim, e çka jo!…

Kot përpiqem për ardhmëri artistike! Nuk ka art pa atdhe të konsoliduar! Ç´të bëjmë me qeveritë që mohojnë origjinën pellazgo- ilire!…gjykojeni vet! Pse liria tek ne vjedh, mashtron, prostituon, tradhëton, shet tokë e det!…

Fol forcë e ndryshimit! Folni nxënësa, studentë, mësues të lirisë! Jeta është e shkurt për të heshtë aq gjatë! Popull, nxirre heroin tënd! Në emër të lirisë, qeveritë këtë vend po e poshtrojnë. Krejt popujt i ndjekin armiqtë, qeveritë tona blejnë armiq!… Popull, gjeje rrugën tënde! Zogjtë me një fije bari në gojë bëjnë betejën me kohën. E kuptoj,… Në çdo shtëpi ka hyr frika e pasigurisë. Popull, liria nis tek zemra!…

Atdhe GeciDortmund, 2020