OLIGARKU I MADH, ZUZARAKU DHE SHPIFARAKU PISANJAK

0
410
Sali Leka

Tregim nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”

Sali Leka

Çdo ditë faqet e gazetave nxijnë me shkrime të rëndomta të neveritura, nga spekullantë, obskurantë, zgërdhecë intrigantë, shpifarakë të qelbëzuar, të kalbëzuar.

Ata botojnë dhe reklamojnë procka, gënjeshtra, sajime dhe trillime të shtrembëra “Edi Rama me oligarkët e tij ka varfëruar popullin. Edi Rama kryeministri më i korruptuar, oligarkët i ka pasuruar”.

Kurse unë bisedoj me guximtarët, demaskoj shtrembalarët dhe u them: Tregojini popullit të vërtetën, Kush janë oligarkët? Sa oligarkë janë? Si quhen? Si i kanë emrat?

Kurse guximtarëve u them: Spekullantët, obskurantët, intrigantët, shpifësit, zgërdhecët, shtrembalarët dhe gënjeshtarët janë frikacakë alabakë dhe nuk e tregojnë numrin e oligarkëve, sa oligarkë janë, as emrat e tyre.

Unë u betohem guximtarëve dhe fisnikëve, vizionarëve dhe kreshnikëve, se do tu tregoj emrat e oligarkëve dhe numrin e tyre. Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka i di i njoh oligarkët. Jam edhe vetë oligarkumadh, oligarku më i madh se unë vital vigani Sali Leka, nuk ka në Shqipëri as në Ballkan, Gadishulli i oligarkisë monetare gjatë gjithë historisë planetare.

Unë isha dhe jam oligark i madh valutor me pasuri kolosale, por nuk ma ka dhënë Edi Rama, as nuk e kam vjedhur, përkundrazi sasinë e madhe të pasurisë e kanë vjedhur kusarët dhe zuzarët, dembelët, përtacët, gazhelët, satackit, urithkit, reziluckit, shtrembaluckit që nuk punojnë, as mirë as shumë, as flasin drejt, por lëkunden e rrëzohen si krund.

Epo unë oligarku i madh kam punuar mirë me cilësi edhe shumë me sasi.
Kisha dhe kam pasuri, më del dhe më tepron, me e vjedhur, me e fshehur kusarët, zuzarët dhe mashtrimtarët monstruozistë.

Unë oligarku i madh, pasanik shinik, as jam dëshpëruar, as mjeruar nga vjedhja dhe grabitja e pasurisë 40 vite vazhdimisht, por kam duruar, kam punuar akoma më shumë.

Në vitin 2021, jam i obliguar, me i kërkuar Z.Gamoz Ruçi kryetari i parlamentit, mua shkrimtari dhe poeti Sali Leka vital vigan, të më emërojë me post dhe funksion të lartë “KRYEOLIGARKU I MADH I REPUBLIKËS PARLAMENTARE MODERNISTE DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË”

Tani në muajin nëntor 2020, jam në kulmin e gëzimit, dhe nuk dua asnjë lloj posti dhe funksioni, në asnjë dikaster shteti, as në bashki, as në ministri.

Jam shumë i gëzuar, i krenuar, i lartësuar.
Krenaria dhe gëzimi janë shumë të larta, janë mbi çdo post dhe funksion shteti, edhe ministri e deputeti.

Mua më ka gëzuar dhe krenuar Edi Rama me qeverinë socialiste shembullore, që kanë diktuar dhe zbuluar kusarët dhe zuzarët e vjedhjes së pasurisë time me djersën e ballit dhe të shokëve të mi oligarkë të palodhur të papërtuar.

Tani unë e kam për detyrë të devotshme prioritare me i demaskuar kusarët e korruptuar të pasurisë dhe të të fondeve monetare. Do ti demaskoj i pafrikësuar.

Me betim e guxim do ti damkos në belik publik edhe shpifësit, gënjeshtarët dhe shtrembalarët kaotik, regresiv, rrakitik.
Kurse frikacakët dhe alabakët, nuk i demaskoj.

Jo, jo nuk i demaksoj (Ata janë të vetdemaskuar, vetqelbëzuar, vetkalbëzuar).
Akoma më të vetqelbëzuar, vetkalbëzuar, janë pronarët e atyre gazetave që kanë botuar gënjeshtra, sajime të pista, shpifje të ndyra, spekullime dhe trillime e mashtrime makabre më të qelbura sesa gangrena e mënxyra.

Po, po më infektuese, ngjitëse etetyra sesa mikrobi e virusi korona covidi 19.
E theksoj e argumentoj Tirana shkëlqen zbardhon.

Tirana e meriton të ketë 5 redaski gazete shkëlqimtare jetike, kombëtare, eposike, por nuk i ka.
O sa mirë do të ishte po ti kishte.
Fatkeqësisht ka 6 gazeta meskiniste me shpifje e gënjeshtra monstruoziste.

Pronarët e këtyre gazetave, aq sa janë spekullantë obskurantistë, janë edhe narcizistë injorantë dhe mendojnë shtrembër, duke botuar shpifje, sajime dhe trillime të pista, kujtojnë se i bëjnë keq Edi Ramës dhe qeverisë socialiste.

Ata nuk arsyetojnë, që faktikisht me prockat që botojnë i bëjnë keq dhe shumë dëm popullit, rinisë, fëmijëve që rriten.
Duke i mësuar sesi të shpifin, të spekullojnë dhe të vetështrembërohen.

Botimi dhe reklamimi me pompozitet i spekullimeve nxin dhe ërrëson imazhin e shkëlqyer të kombit shqiptar shembull dhe model jetik në Ballkan dhe Europë.

Kombi shqiptar nuk është i vogël ashtu si gënjejnë mediokrit e shtrembëruar, por ishte dhe është i madhi i forti vital vigan më histori kushtrimtar triumfator mijëra vjeçare, qindra shekullore.

Edhe me ngjarje madhështore me lavdi shembullore por nuk i kanë publikuar, ingranazhet e katrahurës dhe censurës mizore 70-vjeçare.
Së afërmi do të paraqes për botim tregimin me titull: “MOS U DEKURAJONI VLLEZËR KOSOVARË DARDANE TË MBARË” por e di nuk kanë për ta botuar ashtu si nuk kanë botuar tregimet e tjera të dobishme atdhetare kombëtare.

4820 tregime të dobishme të mrekullueshme nuk i kanë botuar ata që mbaheshin për trima të mëdhenj, por në fakt strukeshin dhe fshiheshin si mijtë në garrecka.

Unë kam shkruar shumë tregime për Kosovën e Metohinë Iliro – Arbnore, por nuk i kanë botuar zgërdheckit, urithkuckit e jargosur, por botojnë cirrkimickat e zgjeburosura të Dikskuckut, Martuckut, shtrembaluckut, hutuckit, reziluckut, gënjeshtaruckut, zuzaruckut, haguckut.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special ekskluziv me 5 vargje poetike:
Nëntori muaji i historisë eposike.
Nëntori muaji i lavdisë shembullore jetike.
Nëntori muaji i krenarisë Arbnore Ilirike.
Nëntori muaji jehonës jetësore teuratike.
Edhe i lartësisë, iradinike, ilminike.

Shënim ekskluziv 2 me fragmente prozaike:

Në tregimin tjetër stigmatik do të shkruaj emrin e zuzarakut dhe pisanjakut shpifarak. Të dy janë të qelbur ndyrak. Në Shqipëri dhe Ballkan nuk ka njeri më të pistë dhe më të ndryrë se ata të dy, por akoma më të qelbur janë pronarët e gazetave rrakitike kaotike që nuk botojnë demaskime të drejta të hapura publike.

Duhet të jesh kreshnik dhe vital viganik për të botuar tregime të vërteta faktike sarkistike stigmatike të forta eposike. Pronarët e gazetave artistike aq sa janë servila dhe debila të mangut, janë frikacakë dhe alabakë zgërdhec të ngec, të shtangut.
Shumë keq veprojnë televizionet, filmojnë dhe fotografojnë shtëpinë e bashkëshortes Edi Ramës në fshatin Surrel të Tiranës dhe nuk investigojnë vilat dhe pallatet e kusarëve, maskarejve, spekullantëve, mashtrimtarëve, që i kanë ndërtuar më fonde monetare të vjedhura, ta grabitura, që nga viti 1992.

Kam besim sublim se në vitin 2021 e 2022, në Tiranë, do të dalin dy televizione mediatike investigative, antikorruptive, antiregresive, për të publikuar vjedhjet kolasale dhe për të demaskuar katrahurën dhe mënxyrën kaotike destruktive të grupimeve negative rrakitike të partive politike, zuzariste, mizoriste, antipërparimtare, antimoderniste.

Zuzaraku dhe shpifaraku janë dy persona real, por krejt zgerdall, brutal, rrangall dhe duhen demaskuar fort publikisht dhe stigmatikisht, pa ndroje as hezitim, por me vullnet e guxim.

Tiranë, Nëntor 2020