AUTOBUSI MË HARROI TE “PARKU I GRAVE”

0
326
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Thashë)

Xhadia, nuk më do për burrë
E prita, te “Parku i Grave”?!
Nuk ka problem. E dua Unë
Si Grua besnike. Kurvë pazari:
Me Dy shtambaverë në dëllinja
Dhe, e përcolla Natën! Hënën.
Jo, nuk ka problem. E dua Unë
Xhadinë e “Bit-Pazarit”. Kurvën:
Me Dy shtamba verë në shtrat!…

(Dudumka me Covid -19)

Dudumka, del nga burgu qeveritar
Dhe, pyet: Kush, është i fundit?
Unë, i përgjigjem duke pritur radhën
E konkursit të shpallur nga ministria.

Nuk ishim shumë pas dere, pesë veta
E, arhiva e tyre punonte vetëm tre orë?!
Ora: 09 deri në 12.00. Radha, në rrugë.
Në kohë Pandemie. Rregulla Qeverie:
Laj duart me sapun! Mos dil nga shtëpia!
Larg, dy metra edhe me Gruan besnike!
Ballë për ballë luftë me Koronavirusin
E, pak shpresa për të hyrë në Evropë.

Pas pak kohe, del Dudumka. Thotë:
Kush, ishte i fundit?! I përgjigjem:
Unë, që nga dita e djeshme në radhë.
Dudumka, e mbylli derën me çelës
Edhe, pse: Radhë prisnim pesë veta.
Gati të gjithë ministra. Ministresha
E, pak veta shërbetorë administrativ
Ika jashtë. E lash për ditën e nesërme.

Shteti, që do punë administrative. Liri
Nateditë, është në shërbim të popullit:
Pa orar pune, merr rroga në shëtpi.
Sot, po shkon në Evropë i papunë:
Banorët, i vdesin për bukën e gojës…

(Vaksina kundër Koronavirusit)

Shkenca, ende nuk e zbuloi vaksinën
Kundër, Koronavirusit. E zbulova, Unë:
Tri gota raki rrushi në mëngjes. Dy
Shtambaverë të Mikes Di, në mbrëmje.
Ushqim i shëndetshëm mbretëror
Gjumë, i rehatshëm. Ëndrra e poezi
Pak diell. Vitaminë D, gjatë ditës.

Dhe, një shtambë birrë Rrapi pas buke
Në vend të aspirinave. Vaksinës Mjekut:
Miken Di me Dy shtamba verë në shtrat…

(Unë u kënaqa me “Xhehnetin”
një ditë do ik në “Xhehnem”
)

Imzot, u kënaqa me “Xhehnetin”. Një ditë
Do ik në “Xhehnem”. Vërtetë, është Rilindje:
Pash më pash, Sot dua vetë t’i bie Ferrit!
Gji, ku më jepë Mikja Di. Dy shtamba verë
Dhe, një ibrik me raki rrushi për Ringjallje.

Imzot! Nuk e dua “Xhehnetin” me lule
Po, e dua “Xhehnemin” me zjarr – flakë!…

(Zonja Vdekje patjetër
është “muslimane”
)

Poezitë, nuk shkruhen me çaj rusi
Zonja Vdekje, është “muslimane”.
Edhe, nuk me do për burrë Xhadia
Armët i trashëguara brez pas brezi:
Dy shatmba me verë. Mike, nën Rrap.
Nuk ka problem. E dua Unë Xhadinë
Përinatë, nateditë e rrëzoj në shtrat.

Zonja Vdekje, është Xhadi. Rrospi
Sot: Nuk do Poet rebel. Dhe, Poezi…

(Autobusi më harroi
te “Parku i Grave”
)

Përmes ëndrrave, gjumë varri. Qetësi
Pasmesnate, vetë vijnë poezitë. Gratë.
Edhe, ende nuk di kush m’i përcjellë:
Babashehu. Apo, Nana dhe Babai
Mes Dy shtambaveverë. Mikes Di.

Qeveria, më dënon me masa policore:
Duart laj me sapun! Mos dil pa maskë!
Dy metra, rri larg me Gruan Besnike:
Valle hiq, këngë këndo te “Parku Grave”!
Burg, me Koronavirusin, në karantinë
Edhe, tinëz m’i vodhi: Zanën e Malit
Djemnushën, Dhe, Ashikun e Rrapit.

Moti, jam nisur për në rrugë. BabaTomor
Autobusi, ikë. Udhëtar, më lë në rrugë:
Te “Parku i Grave”, Dy shtambave Mikes.
Dhe, një ibriku me raki rrushi. Pajtohem:
E pres tjetrin. Nesër, do të vijë në Shkup…

(Unë nuk do marr pjesë
në varrimin Tim
)

Kurrë, nuk i kam dashur dot varrimet
Po, vetëm Lindjet. Luftën me Penë!
Nuk i dua fjalimet. Nderimet. Lulet
Patetikën politike, kur qajnë mbi varr:
Me dy-tre familjar. Dhe, policë partiak.

Shkaku, se: Nuk mora pjesë në varrime
Të miqëve poetë. Pandemisë botërore.
Koronavirusin nuk e kam pasur armik
Po, Shtetin e “përbashkët” – mik besnik.

Unë, nuk do të marr pjesë në varrime
Shkaku, se: Ende, nuk kam vdekur:
I varrosur me katër-pesë veta. Lexuesë.

Koronavirusin, nuk e kam pasur armik…