Prof. Shefqet Ilazi dhe Ing. Nazmi Peci, dy miq të pandashëm dhe dy nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër!
Lutje për shërimin e Nazmi Pecit!
Vlerësim mbi trilogjinë në gjashtë vëllime «MANDATI I KONTESTUAR ose një DOSJE në kompletim», të shkrimtarit, publicistit e politikanit Shefqet Dibrani
“Inxhinieri Nazmi Peci, është njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër, nënkryetar shumëvjeçar i saj dhe Kryetar i Parë i Fondit të Trepërqindshit. Para se të emigroj në Zvicër, ka qenë drejtuesi e zyrtar profesional në Kombinatin Xehtaro Metarlugjik “Trepça”, në Mitrovicë, dhe njëri nga 215 intelektualët e Kosovës që ka përjetuar edhe izolimin dhe dhunën e pushtetit serb.
Ky shkrim është paraqitja e tij e fundit publike në një aktivitet të organizuar kulturor, me rastin e promovimit të trilogjisë gjashtë vëllimëshe të Shefqet Dibranit, aktivitet që u mbajt në Sirnach (TG), të Zvicrës, më 18 nëntor 2018. Nazmi Peci, mbajti një fjalë rasti, ndërsa vetëm pak ditë më vonë u sëmurë. Gjendja e tij u keqësua shumë, sa u detyrua të largohej përgjithmonë nga jeta publike në Zvicër. Me gjendje të rrënuar shëndetësore, Ai iu rikthye familjes. Tash, dëgjojmë se përsëri gjendja e tij shëndetësore qenka keqësuar, madje në gjendje kritike.
Ky publikime le të mbetet lutje për shërimin e tij, dhe për t’iu kthyer jetës normale dhe familjes.
Në emër të të gjithë miqëve të tij dhe bashkëveprimtarëve të shumtë!
Shefqet Dibrani, St. Gallen, 18 nëntor 2020.
Shkruan: Nazmi Peci, Ing. i diplomuar
Shefqet Dibrani, prej se e njohë (viti 1990), kur bashkë bënim aktivitet për pavarësimin e Kosovës, ka mbet i njëjti, nuk ka ndryshuar aspak; punëtor e i sinqertë, i pa djallëzuar, i saktë dhe i drejtpërdrejt. Këto virtyte njerëzore i shpreh edhe në shkrimet e veta të përfshira në këto libra; person që nuk kalkulon por gjërat i thotë ashtu si janë. Shefqeti është dëshmuar edhe si atdhedashës e person që nuk i duron padrejtësitë. Pikërisht këto virtyte të Shefqetit, të shprehura nëpër shkrimet e tij të publikuara në mjetet e informimit në gjuhën shqipe, atij iu hakmerren nga klani i Isa Mustafës, duke e kontestuar një proces tejet demokratik, (Kuvendin e tetë zgjedhor në Degën e LDK-se në Zvicër).
* * *
Shkrimtari Shefqet Dibrani, ka bërë një vepër voluminoze publicistike të realizuar mirë, e cila i kushtohet demokracisë së brishtë apo, më mirë me thënë, diktaturës nëpër të cilën po kalon Kosova që prej çlirimit e këtej e me theks të veçantë nëpër këto procese të cilat po i kalon LDK si parti politike e shtetformuese tek e cila, qytetarët e Kosovës, me të drejtë, shihnin forcën që do e ndërtojë Kosovën shtet demokratik e ligjor. Por, se ç’kahe dhe ç’zhvillim ka marrë shteti i Kosovës, këtë po e shohim të gjithë dhe jemi dëshmitarë.
Këtë problematikë autori me sukses e shtjellon përmes shkrimeve të tij të para luftës për çlirimin e Kosovës, gjatë luftës dhe posaçërisht në periudhën e pasluftës apo periudhën e ndërtimit te shtetit demokratik e ligjor që, për fat të keq tonin, ky realitet është ende shumë larg për t’u bërë.
Shkrimet dhe qasjet kritike të autorit për fenomenet negative koha po dëshmon se ishin me vend, veçmas kritikat për zhvillimet dhe tendencat e periudhës pas Rugoviane. Pra, mbetet për t’u lakmuar periudha, kur nën udhëheqjen e Dr. Rugovës e nën parullën e famshme „LIRI – PAVARËSI – DEMOKRACI“, Kosova dhe shqiptarët korrnin suksese të njëpasnjëshme edhe pse nën pushtuesin e egër.
Veprimtaria dhe jeta paralele institucionale në Kosovën plotësisht të okupuar, përballej po ashtu me inercionet e brendshme. Megjithatë ecej përpara drejt lirisë dhe shtetformimit, pavarësisht gabimeve të cilat as atëherë nuk i shpëtuan shënjestrës kritike të Shefqetit. Atëherë, falë largpamësisë dhe përcaktimit realist, u bë politikë e mençur në planin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar, duke afirmuar çështjen e Kosovës dhe duke bërë miq e përkrahës të shumtë e të fuqishëm për realizimin e pavarësisë; bëmë që të na përkrahin popujt dhe shtetet me të fuqishme te botës, si SHBA, Gjermania, etj.
Autori qasjen e tij e shtjellon edhe në shkrimet e veta gjatë luftës në Kosovë, madje ka qenë zëri i vetëm në mbrojtje të Presidentit Rugova, dhe ka shkruar mjaftë për fenomenet tjera negative, për uzurpimet që bëheshin në emër të demokracisë dhe luftës, ka kritikuar uzurpimin e meritave nga grupe e individ, dhe ka shkruar edhe për suksesevt e luftëtarëve të lirisë.
Çështjen se kah po shkon shoqëria kosovare pas pavarësisë, autori e shtjellon në mënyrë shumë të suksesshme në trilogjinë publicistike: “DEMOKRACIA DIKTATORIALE“ 1 dhe 2, pastaj “DEMOKRACIA E IMITUAR“ 1 dhe 2 si dhe “DEMOKRACIA E KONTESTUAR“ 1 dhe 2, me gjithsejtë 2980 faqe kushtuar proceseve jodemokratike në demokracinë diktatoriale të Kosovës. Zëri kritik i autorit është, njëherit, edhe thirrje, përpjekje e angazhim që Kosova – e posaçërisht LDK-ja të demokratizohen dhe se proceseve të zhvillimit dhe ndërtimit demokratik të shtetit ligjor të Kosovës t’iu prijnë njerëzit meritor e jo kriminelët, hajnat dhe uzurpatorët apo, siç thoshte shpesh Dr. Rugova, nga bukëpërmbysësit.
Shefqet Dibrani, prej se e njohë (viti 1990), kur bashkë bënim aktivitet për pavarësimin e Kosovës, ka mbet i njëjti, nuk ka ndryshuar aspak; punëtor e i sinqertë, i pa djallëzuar, i saktë dhe i drejtpërdrejt. Këto virtyte njerëzore i shpreh edhe në shkrimet e veta të përfshira në këto libra; person që nuk kalkulon por gjërat i thotë ashtu si janë. Shefqeti është dëshmuar edhe si atdhedashës e person që nuk i duron padrejtësitë. Pikërisht këto virtyte të Shefqetit, të shprehura nëpër shkrimet e tij të publikuara në mjetet e informimit në gjuhen shqipe, atij iu hakmerren nga klani i Isa Mustafës, duke e kontestuar një proces tejet demokratik, (Kuvendin e tetë zgjedhor në Degën e LDK-se në Zvicër).
Me metoda mafioze atij i pamundësohet vijimi i kryesimit dhe udhëheqjes së LDK-së në Zvicër. Kjo u bë me qëllim që klasa oligarke e instaluar në udhëheqjen e LDK-së në krye me shefin Isa Mustafa të punojë pa pengesa në përmbushjen e misionit të vet të kahershëm: shkatërrimin e LDK-së Rugoviane, organizim ky politik që ishte dhe mbetet shpresa e vetme e qytetarëve të Kosovës për prosperitet dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Autori, duke parë me kohë se, me futjen në organet udhëheqëse të partisë të individëve që nuk ishin kurrë pjesë e saj – bile, përkundrazi, ishin kundërshtarë të përbetuar të saj, ishte ndër të parët që kritikoi haptas pasardhësin e Dr. Rugovës – prof. Fatmir Sejdiun se, sapo e mori mandatin e kryetarit të LDK-së, filloi rehabilitimin e pothuaj të gjithë kundërshtarëve të Rugovës. Ndër rehabilitimet më të dëmshme e më të rrezikshme, Dibrani konsideron rehabilitimin e titistit Isa Mustafa dhe klanit i cili, pos tjerash, me metoda sllave, din të vrasë natën e të vajtojë ditën, gjë që tashmë u dëshmua shumë herë prej se ky model uzurpoi kreun e LDK-së.
Në vëllimet “Demokracia diktatoriale” 1 dh 2, autori kryesisht merret me fenomenin e pushtimit aspak demokratik nga brenda të LDK-së nga persona të cilët nuk i përkisnin kurrë LDK-së. Këtë shpurë kriminale, me emërime e diktat, në vende kyçe, e solli Isa Mustafa në mënyrë që t’ia siguronte vetes dhe bashkëmendimtarëve nga Riinvesti një sundim të rehatshëm, gjithsesi në dëm të LDK-së dhe të Kosovës.
Ky reagim i hershëm i Shefqetit ishte largpamësi, ishte edhe thirrje drejtuar anëtarësisë së LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës për t’iu kundërvënë vendosmërisht kësaj fatkeqësie që po e çonte këtë parti dhe shoqërinë kosovare pashmangshëm drejt shkatërrimit e që, për fat të keq, tani kur po flasim për këto botime, kjo gjë gati është bërë realitet.
Autori në shkrimet e tij të publikuara vë në shënjestër të kritikës dhe akuzës edhe shumë dukuri negative e kriminale si, për shembull, për milionat e zhvatur në ministrinë e arsimit për tekstet shkollore – para të cilat, në vend se të shfrytëzohen për përmirësimin e infrastrukturës shkollore, ato u derdhën nëpër gjepat e komisionerëve të ndryshëm të emëruar nga pushteti. Rezultatet e fundit të vlerësimeve ndërkombëtare mbi cilësinë e arsimit në Kosovë, ku një i diplomuar në shkollën e mesme, 13 vite shkollim në Kosovë, vlerësohet me dijen e 7.5 vite shkollë në Europë, tregojnë më së miri se sa me vend ka qenë shkrimi kritik i autorit.
Edhe në vëllimet “Demokracia e imituar”, autori merret kryesisht me proceset e degraduara politike e antidemokratike gjë që e tregon edhe vet titulli i përmbledhjes së artikujve të botuar. Uzurpatorët e LDK-së në krye me Isa Mustafën mundohen ti kamuflojnë veprimet e veta autoritare, qyqare e kriminale, duke i larguar nga LDK-ja të gjithë kundërshtarët, veçmas ata që janë të zëshëm.
Përveç fenomeneve të mbrapshta brenda LDK-së autori merret edhe me shumë dukuri negative që po e ngulfasin shtetin e Kosovës si fenomeni Devollët, Telekomi, moszgjidhja e qeverisë, premtimet e rreme të krerëve të LDK-së se nuk do bashkëpunojnë kurrë me kriminelët e me të cilët më vonë u bënë partner koalicioni për të dëmtuar deri në shkatërrim shtetin e Kosovës. Në këtë vazhdë janë edhe degradimet që po i bëhen Kosovës nga këta politikaj të papërgjegjshëm duke e shndërruar vendin në pronë private përmes ndarjes së zonave të interesit sipas modelit secili grup për vete.
Në vëllimet “Demokracia e kontestuar” lexuesit i ipet mundësia që të pajiset me të dhënat për amoralitetin e individit si fenomen në përgjithësi dhe se deri ku mund të shkojnë veprimet antidemokratike të atyre që thirren në demokraci të llojit Isa Mustafa. Shembull eklatant është edhe mënyra se si Isa Mustafa këmbëngul për të emëruar me çdo kushte për kryetar të Degës së LDK në Zvicër marionetën e vet nga fondi i 3%, një dështak i pashembullt, një hiqkërkushin të pa moral e pa dinjitet. Zaten, kjo ishte mënyra perfide e zgjedhur nga Isa Mustafa përmes së cilës, dhelpërisht arriti që pa bujë e zhurmë të madhe, ia doli të heshtë e neutralizojë aktivitetin e anëtarësisë së LDK-së në perëndim.
Në vëllimet “Mandati i kontestuar” autori në mënyrë autentike, krejt origjinale e pa ndërhyrje e ngarkesa, i ofron lexuesit edhe një letërkëmbim i rrallë dhe interesant, (në mes tij dhe Bujar Bukoshit), me ç’rast fare lehtë mund të shihet se në çmasë dhe në ç’shkallë kanë devalvuar individë të caktuar dhe grupe zaptuese e kriminale, të cilët, për interesa tepër te ulëta, të dëmshme e të rrezikshme për proceset dhe për të ardhmen e vendit, janë në gjendje që të shkelin mbi çdo vlerë dhe parim.
Mu këto veprime të ulëta e aspak demokratike e detyrojnë autorin e kësaj trilogjie që të dorëhiqet nga mandati i kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër.
Lexuesit, përmes këtyre vëllimeve, i ofrohet mundësia që me sy kritik e të paanshëm të disponojë me të dhëna e fakte mbi zhvillimet në kuadër të proceseve nëpër të cilat kaloi LDK dhe Kosova.
Në këto 2980 faqe të përmbledhura e të botuara, gjenden materiale shumë interesante për lexuesin dhe për studiuesin, të cilat edhe mund të merren si shembull se si duhet të kundërshtohen e luftohen dukuritë negative të cilat e ngadalësojnë përparimin dhe zhvillimin normal të shtetit të Kosovës.
Dhe, krejt në fund, autorit i dëshiroj shëndet dhe punë të suksesshme në të ardhmen!
Ky shënim për autorin dhe librin është lexuar me rastin e promovimit të veprës së tij, në Sirnach të Zvicrës, më 18 nëntor 2018.