GRUNAJAT E VJESHTËS

0
333
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

GRUNAJAT E VJESHTËS

Gëzof lepuroshi po jeshilon gruri,
Grunajat e vjeshtës zgjohen’agime
Arat krenohen me rreze n’galdime
Dhe me ndijesinë iu qeshën nuri…

Janë shpulpuruar gjethet e reja,
Vjeshta e tretë s’bën mashtrime,
Moti i vjeshtës nuk sjell ankime;
Jeshilojnë arat – jeshilon hareja.

E shikoj grurin sa bukur ka mbirë!
Thëllëzat grunajash duke fluturuar
Rishtas në pranverë për t’u gëzuar
Me çerdhet, me grurin xhevahirë…

Grunajat e presin stinën me acar,
Gjithmonë shpresa ato i mbanë…
Bora e butë-thonë-është jargan –
Vlagën e ngrohtë e ruan çdo arë.

Durimi jep afatin – vjen pranvera,
Me drapër i nis korrjet korriku, e
Hambarët me zell i mbush shiniku;
Gëzime zemrash, fllade bjen era…

Grunajat e vjeshtës janë pasqyra:
Kush mbiell gëzim gjenë të mira,
Arat janë nënëmagje me begatira
Këto janë mrekulli nga vet natyra.

E enjte, 12 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire


KËNGA PËR VETMINË

Gjithnjë me vetminë vjen vetmia,
Zjarri dhe asgjë flaka brambullon;
Furka pa bashkë fijet i tjerron, Je
Tën kohën njeriut s’ia paracakton!

Me vesh në dorë rri Mnemozina,
Çuditërisht më përkdhel durimi,
Shenjë m’jep shend vjen gëzimi;
Motër m’bëhet ugaresh Dafina,

Me pranverën derdh shkëlqime,
Brenga brengën sa ma lehtëson,
Narcisi me bukuri s’më mashtron;
Larg e dëboi tejetej prej hijes’ime.

Çdo gjë ka pentagramin fshehtësi,
Muzik’e lehtë nga një cep shpërthen;
Hëna plot bardhësi tek unë vjen,qetë
Më vë peshojë me këngën si n’magji.

“Ndoshta prapë – i thashë – vetes!-”
Po t’mundem cok t’i gëzohem jetës.
Kënga e ndjell zogun e së vërtetës;
Qoftë më së paku me zellin e bletes!

E premte, 13 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire


M U Z G U

Muzgu s’di kah vjen me një butësi,
Dridhet se sulmohet nga çdo natë,
Bregash ia mbathë kohën pa matë
Niset në udhëtim deri n’agim të ri.

Yjët hashari t’parët seç vezullojnë,
Të dashurëve pa merak nata iu flet
Ngadalë i merr në gjinjtë e vet, dhe
Të nesërmen ëndrrash e shestojnë

Dyshimet janë një romancë verore,
Katër stinësh muzgu dot s’ndërron,
Lart përmbi rè hëna ngathët flatron;
Rrezesh ndez qirinj-puthje n’dritore.

Dëgjohen zërash paç nëpër errësirë,
Lëshohet një meteor si një cikrrim, e
Shoh një zog të marrë lart n’fluturim;
Ndofta e ngashëren shpresa e mirë.

Të panjohurën muzgu kur s’e tregoi,
Thotë: “kështu e bëj unë punën time;
Dhe vetëm heshti veshur ngullmime,
Natës alkiminë, as zejen nuk ia tregoi!”

Vjeshtës’vonë si napë ulem ngadale,
Me kërlluk nuk më heton as çobani –
Nuses i rritet zemra muzgut në stani,
Përmallimet ruhen n’gjak nëpër male.

Muzgu është kasnec që paralajmëron,
Nata rishtaz n’zemra mbëlton pasione
T’paplotësuarat ndihen jone kumbone
Në ditën e re të këndellurat i forcon…

E premte, 13 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire