Ç’ka të bëjmë me këtë liri?

0
258
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

20 vite pushtetmbajtësit, po na prodhojnë jo funksionalitet në relacion më udhëheqjën e shtetit.Që nga koha e lirisë në vitin 1999, deri në ditët e sotme jemi duke shkuar në drejtim të degradimit, defunksionalizimit dhe te fragmanterizimit, duke bër të pamundur edhe ekzistimin si shtet. Qytetarët për gjithë këto vite gabuan që legjitimuan një shtet të tillë, të pakicës në pushtet. Ata janë duke i ndier në lëkurën e tyre brutalitetin e një sistemi më defekte, që po prodhon pasiguri dhe mos ndryshim të gjendjës së rëndë ekonomike dhe sociale në Kosovë. Mbrendia e shtetit dhe aparatit është që njerëzve tu garanton siguri, në një territor të caktuar, duke iu zgjedhur edhe problemet më të cilat ballafaqohën.

Kjo klasë politike nuk është e zoja që të gjënë mekanizma të cilët kishin më ba punë, si përgjigje në gjithë problemet e grumbulluara dhe më pandeminë aktuale më të cilën po përballemi. E gjitha ajo që kemi pritur të Kosova e pasluftës, është që gjerat të duken shumë më normale. Ky shtet po mbahet në këmb në saje të takspaguesve, edhe pse po zhvatet qdo ditë në menyrë të pamëshirshme dhe shumë të quditshme. Në Kosovë nuk u zgjodhen më votën e lirë njerëzit më të parshtatshem, njerëzit e dijës dhe kreativitetit, të cilët do të kishin krijuar gjendje të normalitetit. Pushtetet e deritashme nuk konstribuan që kjo gjendje e betonizuar të ndryshohet. Gjërat janë polarizuar më të gjitha parametrat e saj, dhe nuk sigurojnë kurrfarë sigurie individuale dhe as kolektive.

Shoqëria po rrëshqet ne anarshi, ku secili po bënë përpjekje të shpëton nga ekzistenca e lakuriqësuar. Kur anija fillon të mbytet, secili kërkon shpëtim duke u larguar nga të gjitha anët dhe ku mundet. Kontraditat, hajnit, jo produktiviteti në të gjitha sistemet, pandemia e cila po merre përmasa shqetesuese dhe veshtirë të mënaxhueshme, po bën që të përjetojmë vjeshtën dhe dimrin më rëndë të pasluftës. Njerëzit janë lodhur nga skami dhe mjerimi social, ose varfëria që na prodhuan strukturat politike në pushtet. Paradoksi i Kosovës, e ka kaluar rubikonin e natyrës së krizave, tash po shohim së si shumë njerëz tanë qdo ditë po humbin jetën në përballje më COVID 19. Numri i të vdekurëve nga virusi është bërë tepër i madh.është e quditshme diqka të njerëzit tanë.

Me shumë interesohen për gjërat dhe ndodhit në vendet tjera së, sa në vendin dhe ne mesin e tyre. Po i transdentojmë problemet tona të shumta më asgjë të rëndësishme. Jeta në këtë nën qiellin tonë nuk duket si në filmin e valëve të ërrëta, por duket shumë më e zymtë, është koha që ky popull të beson në gjëra reale, e jo të mashtrohet më gjera imagjinare të kësaj kaste politike. Bie pyetja në të cilën ju duhet dhënë përgjigje adekuate lexues të nderuar. Çka të bëjmë më këtë liri?