VETËM LOTË PATI PËR MUA

0
462
Nënë Dija - pikturë

VETËM LOT PATI PËR MUA
(Nënë Dijes)

Ishte dimër, po dimër i vështirë
edhe lisat në mal binin për tokë
dimër ishte në Drenicë
një klithmë dëgjohej në errësirë
Dyl Danit hunda i pikte gjak
në ballë ia kishin vënë vdekjen
vdekjen e vetmisë
vdekjen e larë më gjak
ku e keni pushkën, i thanë gjelatët
pushkën që doni të vrisni vdekjen
ku e keni pushkën i thanë
Dyl Danit nuk iu ndal gjaku nga goja

O Dyl Dani, i erdhi një zë nga Galeshi
dhimbjet dhe plisi i përgjakur
kujtoj një djep dhe afshamën si në ëndërr
ku do të lë tim bir dhe mori frymë thellë
vdekja i sillej vërdallë trupit
nuk kam pushkë, kam një djalë në djep
e kur të rritët do të mësoj në libra
historinë e plisit tim të përgjakur
tevona do të marrë pushkën në dorë
me brezat e Drenicës, e ti gjelat i marrë
nuk do të jeshë më në tokën time
Dyl Dani kur erdhi pranvera
dhe nuk ishte dimër e borë ku qahej lisi
vdekja e mori të ri dhe djepit iu shtua vaji
kur në pranverë mbyllej dera e shtëpisë
Dyl Dani i mori me vete njëmijë plagët
plisi mbet i përgjakur si dëshmi në Galesh.

Nëna Dije nuk pati tjetër pos lotëve

Nëna Dije e mbylli derën e shtëpisë
dhe u nis në paudhën e jetës
shkoi dikah me vetminë
klithma në djep ia këputi zemrën
nusëria u bë e zezë si vetë jeta
vetmia dasma e fundit e Dyl Danit
djepi nuk përkundi fëmijërinë
Nëna Dije e mbylli derën e shtëpisë
u nis me vetminë për të shëruar
njëmijë plagët në trupin e Dyl Danit
disaherë shikoi mbrapa derën e mbyllur
djepin dhe vajin e fëmijërisë
ajo vetë humbi në errësirën e Galeshit
nuk pati mundësi të flasë me diellin
matanë udhës velin e zi si kujtim
vetëm një ofshamë u dëgjua në livadhe
a do të takoj ndonjëherë se si rritej
në djepin e fëmijërisë djali nënës
kur i mungon përkdhelja e duarëve të mia
në udhët e pafund të jetës
Nëna Dije nuk pati veçse lot për mua…!

Çikago, nëntor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]