BALOSHI – PRESIDENTI I KORONËS

0
453
Baloshi - Trump

Synopsis për një thriller politik

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Ai ishte një biznesmen i fuqishëm amerikan, një miliarder, ndërtues i madh dhe një personalitet i TV-shows të suksesshme. Ai ishte një narcist. Në çdo veprim të tij, ai sillej në atë mënyrë, sa gati thoshte: shikoni kërthizën time

I fitoi zgjedhjet ndaj një kandidateje demokrate me mjaft lehtësi, kur pak kush e parashikonte fitoren e tij. Dhe kjo i dha atij edhe armën e të qenit i paparashikueshëm. “Lëre baloshin“, thonin surrogatët e tij, “të jetë baloshi“! “Ai ka instinkt…” Pasi baloshi dukej se nuk kishte edhe aq tru, por kishte instinkt. Ishte pragmatik.

China – China (çajna – çajna) ishte kryefjala e zgjedhjeve të tij para 4 vjetëve. Më të thënë mendja, se po e rrënon Kinën, aq sa konspiracionisti i Adelajdes e kishte mbushë mendjen top 100%, se ky do e shkatërrojë Kinën komplet. “Prit se do shohësh“, përsëriste ai herë pas here. Por baloshi kishte në të njëjtën kohë një Degë të Peoples Republic of China Bank në kullën e tij, në 5th Avenue, në Manhathan. Dhe me të parët, që ai u konsultua për zgjedhjet në mandatin e dytë, ishte pikërisht China. Atyre u kërkoi ndihmë.

I eci mirë në fillim, ISIS-n e shkatërroi, luftërat i pushoi, shikonte biznesin e jo luftën, kështu që edhe ekonomia po ecte mirë. Vështirë ta kuptoje se ai po bën ndonjë gjë keq. Ishte një biznesmen, jo politikan. Dhe po impononte politikat e tij të biznesit, që sjellin paqe, e bota u qetësua. U qetësua vërtetë. Por “dardha e ka bishtin nga pas” – thonë. Ishte viti i fundit i mandatit të tij të parë… Uh sa shpejt kalon koha ë? Një trupë ushtarake e shërbimit sekret të ushtrisë amerikane kaloi nga qyteti Wuhan në Kinë. Aty ndodhej edhe një laborator biologjik, që merrej me studime për bakteret e viruest. Çfarë donin atje?

Shumë shpejt do të merrej vesh, pasi pas pak ditësh a javësh, aty shpërtheu një epidemi e padëgjuar më parë, e një virusi të çuditshëm, që nuk e njihte trupi i njeriut. E për këtë arsye, virusi e pushtonte trupin e njeriut kur e infektonte atë, dhe për 10-12 ditë nuk hetohej nga organizmi. Kur trupi e hetonte virusin, e merrte vesh, ishte tepër vonë dhe organizmi mbi-reagonte. Kjo sillte shumë pasoja për organizmin e një njeriu, pasi nga mbireagimi, gjaku trashej dhe organet fillonin e nuk funksiononin si duhet. Kështu që njerëzit e shëndoshë, të moshuar dhe me sëmundje dytësore, u vu re më pas, se e kishin tepër të vështirë të mbijetonin.

Baloshi e mori nofkën si i tillë, se u tregua tepër i trashë dhe injorant në menaxhimin e këtij kërcënimi serioz, që nga Wuhan erdhi dhe u shpërnda në Europë dhe në SHBA. Kur i treguan atij se një virus i rrezikshëm po e godiste popullin amerikan, ai nuk e prishi fort gjakun, sikur e dinte atë. Ose e priste që kjo të ndodhte. I thanë se virusi në fjalë është 5 herë më i rrezikshëm se gripi normal, dhe rreziku shtohet se trupi i njeriut nuk e njeh atë dhe e heton me vonesë, por ai doli publikisht e tha se “asgjë, asnjë panik, kemi të bëjmë me një virus gripi, të ngjashëm me gripin e zakonshëm”, etj. etj. Më pas tha se nuk donte të shpërndante panik në popull… Krye-shpërndarësi i panikut…

Pastaj aktivizoi teoritë konspirative dhe luante një lojë të dyfishtë, nga njëra anë mbahej me ekipet e ekspertëve, në përpjekje për ta kontrolluar situatën, kurse nga ana tjetër, paralelisht me të, ai i luante syrin vetes, duke menduar se po bënte ndonjë gjë të zgjuar, teksa ushqente teoritë konspirative me gënjeshtra e fantazi, me idenë e kërcënimit dhe futjes panik e pasiguri në popull, kundër vaksinës, kundër bëmirësit Gates, që merrej me vaksina, dhe kundër shefit të epidemiologjisë amerikane, Dr. Faucit.

Në përpjekje për t’i kontrolluar amerikanët e më gjerë me frikën e vdekjes, ai synonte të përhapte thashetheme sikur Iluminati, Cabalet, “deep state“, e shoqëri të tjera fantazmë, duan të dominojnë e kontrollojnë botën, duan të prodhojnë vaksinën me chip, që të na kontrollojnë përmes saj me rrjetin 5G, etj. Kishin mbetë këto shoqëri keq, për të kontrolluar Cakon e konspiracionistin e Adelajdes. Kujdes, se po na vëzhgojnë…

Plani perfekt i baloshit ishte, se ai të gjithë punën e kishte planifikuar që të shtynte zgjedhjet në SHBA, pasi kishte frikë si vdekja të bënte zgjedhje, se e dinte që ai kishte hyrë aksidentalisht në politikë dhe kishte fituar se kandidatja kundërshtare ishte femër. Kështu që pasiguria irracionale, ka mundësi që e çoi atë në veprime të pakujdesshme e kriminale. Edhe sikur baloshi të mos kishte dorë në hedhjen e këtij virusi në shoqëri, ai po sillej sikur nuk ia ndiente për të, dhe nga kjo po vdisnin amerikanë nga infektimi 6 herë më shumë se gjermanët. Por prapë, baloshi luante “hyjnorin” dhe “shpëtimtarin”. Mund të kishin vdekur më shumë – thoshte, 2 milionë, por unë u shpëtova… E çfarë bëri ai konkretisht për të shpëtuar dikë? Kur ai u infektua edhe për vete, familja e tij u infektua e rreth 50 njerëz, të lidhur me Shtëpinë Bardhë.

Baloshi si duket mendoi se zgjedhjet do të ishin një sfidë e pakapërcyeshme për të, sepse herën e parë fitoi, pasi njerëzit nuk e njihnin edhe aq mirë, tani kishte 4 vjet që u provua, e ndoshta frika e humbjes, e shtyu atë të pranonte një zgjidhje tjetër, një mënyrë ‘alternative’, për të shtyrë ose shmangur zgjedhjet e frikshme. COVID-19.

Baloshi e kishte aftësinë e destruktivitetit të një biznesmeni, shikonte t’i bënte gjërat rëmujë dhe të akuzonte të tjerët për këtë. E ndau Amerikën në dy palë, njerëzit me arsye dhe që i besonin shkencës nga njëra anë dhe ata që kishin interesa me baloshin, partiakët e fetarët dhe njerëzit jo edhe aq të zgjuar nga ana tjetër. Tani në pikëpyetje ishte, kush do të përbënte shumicën në SHBA? Se zgjedhjet nuk u shtynë ashtu siç e dëshironte ai.

Në lojën e diskutimeve në rrjetet sociale hyri edhe Koli gjeturaku, parashikuiesi i zgjedhjeve dhe fatit të politikanëve. I inspiruar nga strategu republikan në New York, Petro Lumi, e miqtë e tij atje, Koli u bë i papërmbajtur, kënaqej duke u tallur me Join, që kishte 47 vjet në politikën amerikane dhe sipas tij “nuk e njihte askush”… hahaha… “Rama pastë fatin e Joit” – tha në fund Koli gjeturaku, para se faktet më kokëforta se besimi i tij, e detyruan atë të tërhiqej.

Përballë tij, baloshi kishte një veteran të politikës amerikane, ish zv. President, dhe njeri me përvojë, por për shkak të moshës së thyer, ai ishte disi i ngadalshëm në të folur dhe baloshi e thërriste “Joi i fjetur“… hahahahaha – zgërdhihej në fushata me të. Por në debatet publike, baloshi dukej si student i keq përballë profesorit të shkencave politike. Mbështetësit e baloshit kënaqeshin: “shiko sa shakatar që është”. “Unë jam një gjeni“, “Unë jam i zgjuar“, “Askush nuk ka një mendje më të  zgjuar se unë“, lavdëronte veten herë pas here baloshi, kudo ku ai gjente rastin për ta bërë këtë, sapo i vendosej një mikrofon përpara.

Joi tha se “do e rrihte baloshin si një daulle“! Pak kujt i besohej, se kjo do të ndodhte, duke parë edhe taktikat e paparashikueshme të baloshit, energjinë e tij tepër të madhe për t’i ngartërruar punët dhe për t’ia hedhur gjithmonë fajin të tjerëve. Virusin ia faturoi Kinës, edhe pse ndoshta kjo ishte mënyra se si Kina vendosi ta ndihmonte atë në rizgjedhjen e tij. Një akt kriminal i paparë e dëgjuar më parë, i pakapshëm nga një mendje racionale njerëzore, por ku i dihet?! Pushteti të verbon…

Në fakt ai shënoi zhvillim ekonomik në SHBA, bruton nacionale të Amerikës e kishte rritur me mbi 6 trilionë dollarë më shumë se Kina, deri para rënies së koronës, e ndoshta tani me rënien e koronës, Kina do e merrte veten, pasi ata e vunë nën kontroll pandeminë më lehtë se vendet e tjera demokratike dhe Kina punonte e prodhonte pa problem, si më parë – tani Kina kishte rast që t’ia kalonte edhe Amerikës. Ndoshta edhe kjo ishte rastësi, ose pjesë e planit… Sistemi i mbyllur dhe i kontroluar mirë në Kinë, bën të mundur që shoqëria të kontrollohet më lehtë, pasi edhe të drejtat e njeriut nuk respektohen edhe aq, sa në vendet demokratike. Mundet se shkaktarët e pandemisë nuk i imagjinonin pasojsat e mëdha, që do i jepnin botës!

Gjatë fushatës, tipar i baloshit ishte që të bënte fushata të mëdha e masive, edhe pse korona ishte një kërcënim, ai i kishte elektrizuar njerëzit, mbështetësit e tij. Dhe nuk donin t’ia dinin për rrezikun e koronës. Mijëra njerëz u infektuan gjatë këtyre fushatave, por baloshi kishte nevojë për njerëz, për duartrokitje, për me rreh shuplakat, kërcente, donte të mbushte me energji narcizmin e tij. Dhe nuk u nda keq, në fakt mori një numër të madh votash, mbi 72 milion, kur para 4 vjetëve doli president me 60 milion vota. Por kësaj here votimet ishin masive, krahu i demokratëve punoi më shumë, hodhbi para të madhe në fushatë dhe ia doli “Sleepy Joi” të fitonte rreth 5-6 milion vota më shumë se basloshi.

Por nuk janë votat e përgjithshme ato që e zgjedhin Presidentin amerikan. Janë elektorët (zgjedhësit), që dalin nga rezultati i votimeve në secilin shtet. Keshtu që “Sleepy Joi” edhe këtu fitoi 306 elektorë (zgjedhës) ndërsa baloshi 232. Por edhe pse humbi, baloshi nuk e pranoi rezultatin. Filloi prapë me teori konspirative të vinte në dyshim rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkoi rinumërim të votave në secilin shtet, ku rezultati ishte i afërt me një diferencë votash nën 1%. Aq sa u bë qesharak. “Kanë votuar të vdekurit” – thoshte. Në Georgia i numëruan votat me dorë, e rezultati nuk ndryshoi. Kurse në Michigan, avokatja e tij Cindy Powell ngriti teorinë se makinat e numërimit të votave “Dominion”, i kishin bërë softet në Venezuelën e Hugo Chavezit, që ka vdekur në vitin  2013. Teoritë konspitrative ishin të tilla, rrej sa të mundesh, kush po rren më shumë dhe i largoheshin të gjithë realitetit objektiv. Por gjykata vendos mbi fakte, e jo mbi rrena e teori konspirative.

Nëse Baloshi është narcist, si lider, ai e reflekton narcizmin e tij te mbështetësit e tij. Mbështetësit e Baloshit bëhen narcista reflektivë. Si në një ndeshje futbolli, tifozëri. Dhe nëse e shikon në një plan të përgjithshëm, Baloshi humbi se të gjithë narcistat humbasin një ditë. Duke injoruar realitetin, duke injoruar kundërshtarët, duke u tallur me ta, “Sleepy Joe“, “Crazy Nancy” etj. e duke u zgërdhirë, për hir të narcizmit të tij, ai humbi sensin e realitetit objektiv, dhe ra vetë brenda, në gropën e madhe që krijoi…

Ka dyshime se virusi korona u fut në shoqëri si një virus i manipuluar në laborator, ose nga baloshi, për të fituar zgjedhjet përmes panikut e frikës, se për një psikanalist, duket si një koordinim i qëllimshëm, virusi vetë dhe sulmet e teorive konspirative ndaj masave mbrojtëse kundër virusit dhe paralelisht me këto, dilte baloshi si “hyjnor” e “shpëtimtar”, kur numri i vdekjeve në Amerikë ishte ndër më të lartit në botë.

Por mundet që edhe grupe të caktuara, të interesuara për ta rrëzuar baloshin e hodhën koronën, me qëllim dëmtimin e tij. Dhe ky nuk ishte i aftë të mbrohej. E nëse kjo e fundit do të ishte e vërtetë, pse baloshi nuk u ruajt pra, pse nuk u mbrojt ai vetë dhe nuk e mbrojti si duhet popullin amerikan, meqë ia paskan bërë të tjerët, por u mor me teori konspirative e sulme ndaj masave mbrojtëse?

Kështu që sido që të jetë kjo gjë, Baloshi do të kujtohet në histori për virusin korona, që ia futi njerëzimit në mandatin e tij, me ose pa dashjen e tij. Ai premtoi MAKE AMERICA GREAT AGAIN dhe bëri MAKE ANERICA COVID-19.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, konspiracionisti i Adelajdes, gjeti qetësi me ndërgjegjen e vet. “Baloshi fitoi” – tha ai me vete, “por ua vodhën votat Iluminati e ‘deep state’…” dhe çapiti rrugën dalëngadalë për në shtëpi! “Keni për ta parë baloshin në vitin 2024, kur ai të rikthehet” – i dha forcë vetes…