NJOFTIM NGA UNIONI MBARËKOMBËTAR I TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË

0
394
Besim Ndregjoni

Kam nderin të ju njoftoi se Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka marrë vendimin për të ndërtuar Parcelën Kombëtare të Kujtesës në Tiranë. Në nderim të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste, e cila iu ka zhdukur dhe kufomat e tyre.

Ka 30 vite që kërkojmë eshtërat e të zhdukurve por, fatkeqësisht, një pjese të madhe të tyre i kanë marrë lumejtë, si fëmijtë e vegjël në kampin famëkeq të Tepelenës, apo zalli i Kirit në Shkodër. Qindëra të tjerë i ka baltos këneta e Vloçishtit dhe Bedenit, qindëra të tjerë janë zhdukur nën humnerat e galerive të Spaçit e të Qafës Barit e Bulqizës, ndërsa dhjetra të tjerë janë zhdukur në vijën kufitare të Shqipërisë.

Nisur nga zhdukja e tyre — për të i nderuar dhe mos me i harruar kurrë –vendosëm që në Kryeqytetin tonë Tiranë, të ndërtojmë Parcelën Kombëtare të Kujtesës me emrat e tyre, ashtuqë martirët të nderohen e të përkujtohen një lloj si hebrejtë në Berlin që u zhduken nga nazizmi. Ju jemi drejtuar personaliteteve të larta shqiptare kudo që janë të solidarizohen me vendimin tone për të detyruar organet shtetërore që të caktojnë një vedn në Tiranë, për Parcelën Kombëtare të Kujtesës, në nderim dhe kujtim të përjetëshëm të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste.

Me inisiativën dhe vendimin tonë kanë shprehur solidaritetin e tyre Shkrimtari i madh Ismail Kadareja me Elenën, ikona e antikomunizmit ish i burgosuri politik në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, Aktivist i të drejtave e lirive të njeriut, dhe mbrojtsi i çeshtjes shqiptare në Ballkan, Prof. Sami Repishti, ish Drejtori i Zërit të Amerikës dhe ish-Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Fran Shkreli, Prof. Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit, Rektori i UET, Prof. Selami Xhepa, ish Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Zotërinjtë Bamir Topi, Bujar Nishani e Sali Berisha, Institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe shumë të tjerë që po i kontaktojmë.

Ju lutemi dhe presim edhe solidarizimin tuaj me këtë nismë sa fisnike dhe humane, aq edhe atdhetare. Bëhu dhe ti kontribues me solidarizimin tënd në nderim dhe kujtim të shqiptarëve martirë, të cilëve ua zhduku madje edhe kufomat e tyre diktatura komuniste enveriste. Jemi në pritje të solidarizimit tuaj me nismën tonë, për të përkujtuar përjetësisht me një parcellë në kryeqytetin e shqiptarëve, në Tiranë, 4500 shqiptarët e vrarë nga diktatura enveriste. Jemi në pritje të përgjigjes suaj!

Ju mund ta dërgoni solidarizimin tuaj në adresën elektronike:

Email: [email protected]
Tel: 355674806145

Me shumë respekt e dashamirsi,

Besim Ndregjoni
Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
President i Unionit Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Dërgoi për publikim, Frank Shkreli, gazetar