Agim Koçeku, shefi i policisë bashkiake Kamëz, thellësisht i motivuar, për një Kamëz të re që po rilind…

0
529
Agim Koçeku

Foto: Agim Koçeku, shefi i policisë bashkiake Kamëz

Nga Aurora Sula

Strukturat që lëvizin ecjen dhe ndryshimin e Kamzës drejt një metropoli modern janë në veprim dhe po sjellin një frymë të re dhe figura të reja në krye të drejtimit të instutucioneve në këtë njësi territoriale.

Agim Koçeku, emëruar që nga fillimi i dy javëve të fundit shef i policisë bashkiake Kamëz, vjen nga shkollimi policor dhe nga një përvojë e gjatë pune në shërbimet policore, ku për vite me radhë ka punuar në rrethin e Dibrës si inspektor në disa zona për rendin dhe antikrimin, më vonë, pas disa ndërprejeve të punës për arsye politike, ka punuar në qarkullimin rrugor etj, duke dëshmuar në çdo punë e detyrë korretesë dhe profesionalizëm, përkushtim dhe qëndresë kundër çdo elementi keqbërës dhe shkelsve të ligjit e të së drejtës qytetare.

Nga viti 2014 deri në vitin 2019 ka punuar në taks forcën e ministrisë energjitike, ku ka shfaqur përgjegjshmëri profesionale, vullnet për punë dhe vetëdije të lartë në ushtrimin e kompetencave dhe funksioneve të kësaj detyre.

Në këtë detyrë që porsa e ka nisur, si shef i policisë bashkiake Kamëz, ai ka përpara sfida të mëdha, që synon t’i kapërcejë me vullnet e përkushtim, për të krijuar në Kamëz, si kudo në bashkitë e vendit, një klimë rregulli e pastërtie, në përputhje me standardet më të mira urbanistike, ku po përfshihet dhe kjo njësi e qeverisjes vendore, me një trashëgimi problematike në këtë drejtim.

Kamza trashëgon një mori problemesh në fushën e menaxhimit të rrjetit rrugor, çështje të pastrimit e gjelbërimit, si dhe të mirëmbajtjes së territorit, mbrojtjes së mjedisit, sidomos nga ndërtimet jashtë parametrave urbanistikë e ligjorë etj. Këto çështje janë në rendin e ditës dhe agjendën e shefit të ri dhe kolegëve të tij, që duan t’iu përgjigjen me çdo kusht ritmeve të reja të zhvillimit të Kamzës.

Policia bashkiake duhet të adresojë dhe zgjidhë me kompetnecë dhe zhdërvjelltësi çdo mosmarrveshje në lidhje me territorin dhe çdo veprimtari që kryhet në këtë territor, në përputhje me ligjet e shtetit dhe të drejtën qytetare, ndaj shef Agimi ndihet në çdo hap i motivuar dhe i obliguar në këtë drejtim.

Këto ditë të ngarkuara me problematika të ngjeshura në të gjitha aspektet e rregullit dhe sigurisë, shërbimet e Policisë Bashkiake Kamëz po punojnë me efikasitet për të përballuar devijimet e trafikut, në mbështetje të kolegëve të bashkisë të cilët po punojnë për ndërtimin e urës së Paskuqanit.

Qytetarët e Kamzës po e shikojnë dhe prekin me dorën e tyre çdo ditë ndryshimin, kanë nisur investimet në të gjithë sektorët e jetës dhe ekonomisë, po jetësohet plani i rindërtimit, pra, mund të themi me plot gojën se sot Bashkia Kamëz është e qytetarëve, të cilët dëgjohen dhe i jepet përgjigje çdo qytetari.

Ata janë vendimmarrës dhe përbejnë forcën shtytëse të zhvillimeve të mëdha që po ndodhin cdo ditë e më shumë në Kamzën që po rilind dhe pjesë e këtij aksioni të përditshëm që vazhdon me ritme të larta në çdo sektor jetik, është edhe Agim Koçeku dhe kolegët e tij të policisë bashkiake Kamëz, që ndihen thellësisht të motivuar për një punë efikase dhe me rendiment në gjithçka që kërkohet nga ana e tyre.

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar