FLAMURI I ÇAMËRISË

0
782
Atdhe Geci

FLAMURI I ÇAMËRISË

Zbrit në tokë zoti im, shih se çka
bëhet, atdheu ynë po zvogëlohet
festo, kemi një lindje që s’vdesë,
ditën e Republikës së Çamërisë.
Më quajnë Festim Lato, jam çam
s’jam orakull po nip i perëndive
fëmiu i nëntë çam i nënë Dajes
më i vogli i 4 motrave dhe pesë
vëllëzërve, në kokë kam Pirron,
dhe 15 mijë vjet jetë shqiptare.

Republika e Çamërisë

Çamëri, jeta ime është ndryshe
nga jetët e zakonshme, lotët e
nënës sime janë lot të dhimbjes,
lot që thërrasin qenien e kombit!…
Greqinë e kam hedhur në gjyq,
në gjyqin ndërkombëtar të Hagës
Me shpalljen e Republikës së
Çamërisë, në Kuvendin çam dhe
arvanit, e zhvarrosëm nga heshtja
shekullore hirin e lashtë pellazgë
Bacë, Ali, Idajet dhe Bardhosh
rrënjë ullirit, e kam lidhur fjalën
aty e kam mbjellë lotin e lashtë
që mos ta thaj era e as vërshimat
Shumë diell e hënë ka nëpër ulli
shijen e frutit në gjuhë e ndiej!…

Çamëri, ti që e le pikën e gjakut
tënd kopshteve, arave dhe malit,
shesheve të qyteteve e rrënojave
po të rilindim me gjak trimash,
me dashuri nënash të plagosura
dhe me gjak epokash të atdheut!…
Çamëri, të desha, dhe më deshe,
Në shqipen e Zeusit po flasim:
Të lypa, tëgjeta! Më lype të erdha,
Ky jam Festim Lato, çamërioti yt,
ai që s’lejoi që çështja çame të
heshtet dhe të mbetet e harruar!…

Atdhe GeciDortmund, 2020