Me penë dhe me gjak…

0
426
Don Shtjefën Kurti

Don Shtjefën Kurti

Nga Nikolin Sh. Lëmezhi

Meshtarët, ashtu si gjithmonë, edhe gjatë përndjekjes së regjimit komunist, qenë pjesa më e mirë e elitës së vendit. Ndër ta ishte edhe don Shtjefën Kurti. Ai lindi në Ferizaj, në Kosovë, më 24 dhjetor 1898 dhe erdhi në Shqipëri, më 6 janar 1930, bashkë me don Luigj Gashin e don Gjon Bisakun. Qe arrestuar bashkë me atë Pjetër Meshkallën dhe qe dënuar me njëzet vjet burg. Pas mbylljes së kishave qe çuar në Gurëz (afër Milotit), ku aktualisht shërbejnë Etërit Dehonianë (Meshtarët e Zemrës së Krishtit) bashkë me Motrat Baziliane, e pastaj qe arrestuar përsëri dhe dënuar me vdekje “in odium fidei”, për urrejtje ndaj fesë. U pushkatua, më 20 tetor 1971.

Më 5 nëntor 2016, Kisha Katolike e shpalli të Lumtur bashkë me 37 shokët e tjerë Martirë që dhanë jetën për Krishtin në Shqipëri.

Don Shtjefni diti ta nderojë vendimin e tij dhe prandaj edhe është lartësuar në nderin e Altareve. Në fakt: “Jezusi thoshte: «Kur thua po të jetë po dhe kur thua jo të jetë jo». Kur luftëtari e merr një përgjegjësi e mban fjalën. Ata që bëjnë një premtim dhe nuk e respektojnë atë, humbin vlerësimin për veten, u vjen turp për aktet e tyre. Ekzistenca e tyre është tek ikja. Ata harxhojnë më tepër energji duke mos e nderuar fjalën e tyre sesa harxhon luftëtari i dritës për të mbajtur angazhimet e tij. Ngandonjëherë luftëtari kryen hutimthi një përgjegjësi që do të ketë për të pasoja të dëmshme. Ai nuk do ta përsëritë këtë qëndrim, por kjo s’do ta pengojë për të nderuar fjalën e tij dhe për të paguar çmimin e rrëmbyeshmërisë së tij”. (Shkëputur nga “Manual i Luftëtarit të Dritës“, i Paulo Coelho).