Pse Konsulata e Maqedonisë së Veriut në Çikago e ndërroi lokacionin dhe kaloi në Detroit?

0
668
Ylli i Davidit në flamurin maqedonë

Në Çikago tash e dhjetë vjet është hapur Konsulata e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe u pritë mirë nga shqiptarët e hapësirës etnike të këtij vendi, ndonëse për shumë çështje të aplikimit zyrtar ata kryenin punë dhe udhëtonin pa ndonjë problem në atdhe. Kështu thonin shqiptarët e hapësirës etnike në shtetin e Illinoisit dhe shprehën habinë kur dëgjuan se Konsultata e këtij shteti me verdiktin zyrtar të qeverisë Zaevi në Shkup, tashti ka kaluar në Deroit afro 400 km larg nga qyteti i Çikagos.

Duhet theksuar se në Çikago jetojnë e punojnë afro 40 mijë shqiptarë nga të gjitha trevat etnike, shumica prej tyre nga hapësira etnike nga Maqedonia e Veriut dhe, më të drejtë pyesin përfaqësuesin e koalicionit qeveritar z. Ali Ahmeti pse kjo Konsulatë e ndërroi lokacionin dhe kaloi në Detroit? Për këtë vendim qeveritar e të përkrahur nga koalicioni shqiptar në Tetovë në qeverinë Zaev 2 në Shkup, ata theksojnë se në Detroit nuk ka më shumë se 100 familje shqiptare nga hapësira etnike në vendin tonë, thonë zëshëm në Çikago.

Tash e tutje për ndonjë dokument duhet udhëtuar tërë ditën në relacionin Çikago-Detroit (shkuarje-ardhje) 800 km kur e kishim tek “dera e shtëpisë” Konsulatën e deritashme. Pse ndodhi kjo, pyesin shqiparët “liderin” Ali Ahmeti si pjesë e koalicionit në qeverinë “Zaev 2” në Shkup. Për këtë vendim qeveritar të ngutshëm dhe më gjasë pa ndonjë informim paraprak, po i vjen era si për inati të diasporës shqiptare në shtetin e Illinoisit, ngaqë disaherë për shkak të aktivitetit të mangët të partive politike për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në ketë shtet dhe në këto hapësira etnike, nuk patën munguar as kritikat e diasporës nga Amerika.

Kërkojmë që qeveria Zaev 2 në Shkup dhe përmes koalicionit të partisë politike të Ali Ahmetit, të shqyrtohet mundësia që kjo Konsulatë mos të mbyllet në Çikago e të kaloi në Detroit, ndonëse ndaj nesh po na bëhet një e padrejtë, kur dihet se për çdo verë të pushimeve diaspora shqiptare në Amerikë dërgon miliona dollar në buxhetin e këtij shteti, që për ne ka kohë që na i ka mbyllur dyert, thonë në fund të këtij reagimi diaspora shqiptare në Çikago.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]