KRESHNIKËT DHE VITALVIGANIKËT E SHEKULLIT XXI

0
396
Sali Leka

Tregim nga libri “E VËRTETA FORCA VITALE SI MALI ME SHKREPA”.

Viti 2001 i shekullit XXI, Shqipërinë e gjeti me kreshnikë dhe vitalviganikë të pakësuar, dhe me kaotikë, brutal, rrakitikë të shtuar, të shumëfishuar.

Paksimi i kreshnikëve dhe vitalviganikëve filloi dhe vazhdoi në dekadën e nëntë e të dhjetë të shekullit XX.
20 vite rresht 1980-2000 u paksuan djemt dhe burrat kreshnikë të admiruar dhe vital viganikë të betuar.

Kudo që të shkoje nëpër dikastere të shtetit, nëpër ministri, komitete partie dhe ekzekutive nëpër rrethe në organet e prokurorive dhe gjykatave nëpër drejtoritë e kantjereve, uzinave, fabrikave nuk shikoje me sy asnjë zyrtar, administrator, qeveritar shtetëror politik dhe juridik kreshnik vitalviganik, as fisnik, sojnik, teuratik, por kaotik brutal e rrakitik regresiv anarshist, destruktiv, shtrembaluc, gënjeshtaruc.

Deri në vitin 1990 u caktua tolloni e rracioni ushqimor ditor, si përpara 4500 viteve skllevërit e Faraonit, Keopsit e Ramses në Egjipt e Sudan.

Mbas vitit 1991 vazhdoi akoma më shumë, paksimi i kreshnikëve, i vital viganikëve, i guximtarëve eposik aderik dhe solid sojnik, por u shtuan u shumëfishuan, zuzarët, zgërdhecët, langarët, frikacakët, dembelët, gazhelët, spekullantët, kusarët, mashtrimtarët dhe prishën, shkretuan strukturën e ekonomisë njerëzore mbarëkombëtare.

Nuk ka ekonomi të zhvilluar, pa strukturë të forcuar. Ashtu si nuk ka trup njeriu të shëndoshur, pa skelet dhe strukturë kockore të forcuar.
Nuk ka zemër e gjak të pastër të kthjelluar, pa mendje e llogjikë të aftësuar, të dituruar.

Dy dekadat e fundit të shekullit XX, 1980-2000, janë 20 vite të muzgëta, të zymta, që pllakosi e fundosi aromen jetësore të popullit shqiptar.

Në ato vite të skëterrit unë paraqita për botim, tregime jetike me ngjarje të vërteta, faktike, të dobishme me demaskime të drejta për kaotikët, brutalët, rrakitikët, zgërdallët, vandalët, vulgarët dhe keqbërësit meskinistë monstruozistë, por tregimet e mia jetësore shembullore nuk i botuan redaksitë e gazetave që mbas vitit 1991, u shtuan, por u mbushën me gazetarë kaotikë, brutal, rrakitikë, shtrembaluc, reziluc, zgërdhec, regresiv të qelbëzuar, pa etikë, as llogjikë të shkëlqyer.

Njeriu trupin e shkëlqen me rroba të bukura me ngjyra por etika, mendja e llogjika, nuk shkëlqehet me rroba përkundrazi mendja e llogjika pa dituri të kthjelluar janë vetë mënxyra, muzgu e katrahura

Tregimet e mia ilminike, filozofike, teuratike, nuk i reklamuan, as në radio, as në televizion.
Mbasi u burgos drejtori i televizionit Todi Lubonja, redaksitë artistike mediatike u mbushën me gazetarë kaotikë zuzarë, rrakitikë shtrembalarë dhe kështu vazhduan edhe mbas vitit 1991, madje akoma më keq u shtrembëruan. Asnjë gazetar nuk u vitalizua, nuk u bë kreshnik, i drejtë, i admiruar, as viganik, i devotshëm fisnik i betuar.

Në dekadën e dhjetë të shekullit XX, 1990-2000, në Shqipëri vazhdoi akoma më shumë baterdia, marrëzia e mënxyra e partive politike, pluraliste, por nuk u bënë kurrë moderniste demokratike.

Televizioni i Tiranës i partisë komuniste, i parapriu katrahurës mediatike dhe mënxyrës regresive të partisë demokratike dhe i partive të tjera që u formuan, u financuan nga Ramiz Alia, sekretari i parë i partisë komuniste.

R.Alia kishte uzurpuar katër funksione dhe poste të larta të regjimit komunist diktatorial.

1. Kryetar parlamenti.
2. President i republikës.
3. Komandant i ushtrisë dhe policisë
4. Shefi suprem i sigurimit komunist.

Ramiz Alia mizori dhe uzurpatori i këtyre katër funksioneve me 12 Dhjetor 1990, formoi kryesinë e partisë demokratike, pa asnjë anëtar demokrat dhe caktoi kryetar Sali Berishën, i cili nisi mitingjet nëpër Shqipëri duke udhëtuar me veturat lluksoze të televizionit komunist ramizist duke gumzhitur e llomotitur “Liri, demokraci! E duam Shqipërinë si Europa”.

Mitingje kudo me llafollogji e demagogji, pa asnjë drejtim vizioni, e as programi.
Nuk mund të bisedoje me asnjeri nëpër zyra shteti. E tërë administrata qeveritare ishte në kllapi e eufori.
Filluan të dalin televizione private mediatike dhe emisione pa asnjë vlerë. Po, po pa asnjë lloj vlere.

E vetmja vlerë ishte, shtimi dhe shumëfishimi i kaotikëve, anarshistëve, meskinistëve, zuzaristëve, kusaristëve, spekullantëve, obskurantëve, matrapazëve, vandalistëve dhe në vitin 1997, prishën uzina, fabrika, shkolla, duke krijuar firma piramidale vrastare.
Unë paraqita për botime tregime me argumenta faktike, për këto firma kusare korruptive ramiziste berishiste, por tregimet e mia jetike nuk i botuan, as gazeta RD, as Koha Jonë por u mbushen me fonde monetare nga reklamat e firmave mëkatare tragjike.
Masakrat makabre të viteve 1991-1997, duhen demaskuar.

Liria, demokracia dhe drejtësia, nuk dobësohen nga demaskimi dhe ndëshkimi i masakrave, padrejtësive dhe tragjedive, por akoma më shumë forcohen dhe vitalizohen.

Drejtësia dhe demokracia në Shqipëri edhe tani në vitin 2020, janë të dobta agonike, por nuk janë për faj të Edi Ramës, ashtu si kuturisin e kakarisin nëpër studio televizive analistë kaotikë rrakitikë.

Janë të dobta, të brishta, të lëkundura, se nuk janë demaskuar shkaktarët e masakrave mizore dyzet vjeçare.
Tragjeditë dhe padrejtësitë makabre nuk shpërthejnë menjëherë tak fak por nisin pak nga pak dhe bëhen vandak e batak.

Firmat piramidale kusare vrastare shpërthyen flakë në vitin 1997, por u nisën, u filluan, u gërryen që në vitin 1992. Këto fakte të vërteta i kam shkruar në tregimet e librit me titull “KATRAHURA MEDIATIKE DHE MËNXYRA E PARTIVE POLITIKE” por këtu theksoj: Kam besim se në vitin 2021 në redaksitë e gazetave artistike dhe në televizione mediatike publike, do të ketë gazetarë kreshnikë të admiruar dhe vitalviganikë të betuar.

Nuk mund të bëhesh kreshnik pa admirim, as vitalviganik pa betim.
Jemi në muajin Nëntor 2020, 30 dit e 30 net. Tetori u largua, por do të afrohet përsëri në 2021.
Unë i forcuar, i vitalizuar në Tetor kam shkruar 55 tregime dhe 25 poezi.

Çdo natë shumë i gëzuar duke kënduar.
Katër poezi dhe dy tregime i paraqita për botim.
I botuan gazetarët kreshnikë dhe vital viganikë në dy gazeta artistike mediatike dinjitoze prestigjoze.

Dy tregimet me ngjarje të vërteta faktike, janë mbi 20 tregime me gënjeshtra rrakitike që i kanë botuar zgërdhecët, munifakistët dhe monstruozistët të ndihmuar dhe financuar nga zuzarët dhe kusarët e shtrembalarët.

Titujt e dy tregimeve janë:
1. “SATIRIKA, STIGMATIKA DHE STILISTIKA ARTISTIKE”.
2. “DY SHPIFËSIT MUNAFIKIST AGRON TUFA, VISAR ZHITI”.

Gazetarët kreshnikë dhe vital viganikë të shekullit XXI publikuan katër poezi lirike, eposike jetike.

Titujt e poezive janë:
1. “JEHONA E LAVDIA E TETORIT”.
2. “KËNDOJ PËR LETËRSINË, JEHOJ ME DITURINË”.
3. “DEL VASHA ME BLERIM E SHKËLQIM”.
4. “AS JAM DËSHPËRUAR, AS DËSHPËROHEM, POR JETOJ E VITALIZOHEM”.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special ekskluziv:

I gëzuar, i aftësuar, i shëndetësuar, i vitalizuar unë isha, jam dhe do të jem.
Botimi i 2 tregimeve dhe 4 poezive në muajin Tetor 2020, nga gazetarët kreshnikë të admiruar dhe vitalviganikë të betuar, për të drejtën dhe të vërtetën, aq shumë më kanë mahnitur dhe surprizuar.

Mahnitizmi dhe surprizimi janë mbi të tëra.

E kam obligim me i falenderuar me iradin e admirim sublim gazetarët vizionarë guximtarë që përhapën në publik të vërtetën e dobishme.

Mizorët dhe censorët, maskarejt dhe fallsifikatorët e urrejnë të drejtën, të vërtetën. E urrejnë me egërsi, ligësi e tmerr të llahtarshëm.

Të nderuar gazetarë kreshnikë, që keni botuar fakte të vërteta nga tregimet e mia artistike, stigmatike, të mrekullueshme, juve do tu urrejnë mizorët, censorët, maskarejt dhe fallsifikatorët e qelbëzuar, të kalbëzuar, ashtu si më kanë urryer mua 45 vite.

Shumë të admiruar gazetarë vital, viganikë, eposikë dhe teuratikë të lartësuar, duhet ta dini:
Sa më shumë më kanë urryer mua censorët dhe mizorët e shtrembëruar, aq më fort unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka jam bërë vital vigan.

URIME SHUMË URIME PËR JUVE GAZETARË VIZIONARË GUXIMTARË KRESHNIKË DHE VITAL VIGANIKË TË LARTËSUAR TË SHEKULLIT XXI.

TIRANË, NËNTOR 2020.