Sulmi terrorist në Vjenë, gazetari: Një nga autorët me origjinë shqiptare

0
392
Sulmi terrorist në Vjenë

Aktualitet – Opinion.al – 03/11/20

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur gjatë mbrëmjes në Vjenë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 17 të tjerë.

Gazetari austriak Florian Klenk ka deklaruar se një nga sulmuesit terroristë në Vjenë është me origjinë shqiptare. Klenk shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se pas disa kërkimeve të bëra, ai ka zbuluar se emri i tij është Kurtin S. dhe se ishte 20-vjeç.

Më tej gazetari sqaron se Kurtini është lindur dhe rritur në Vjenë, por ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij, shton gazetari, janë nga Maqedonia e Veriut.

Klenk tregon se i riu ka qenë nën vëzhgimin e Shërbimit Sekret, pasi ishte mes 90 islamikëve që kishin synim të shkonin në Siri, por u ndalua në korrik.

Postimi i Florian Klenk

Kam zbuluar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin.

Ai ishte në objektivin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. U ndalua në korrik. Policia nuk e besoi që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë. /Opinion.al