Abdulla Mehmeti
Tezë
Kuptimi i fjalës gurishtë sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe:
Gurísht/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) [gurísht/e,-ja emër i gjinisë femërore; numri shumës; -e(t)], edhe si mbiemër; vend a tokë me shumë gurë: gurishte e thatë; tokë gurishte.
Toponimet e lashta në vendbanimet shqiptare me rrënjë të fjalës GUR, që në disa të folme përdoret në variantin më të lashtë të shqipes: GJUR, GJURISHTË etj.
Emrat e vendeve, vendbanimeve apo rajoneve, si: Gjuricaj (në Shqipëri); Gjoricë (fushë dhe vendbanim në afërsi të Dibrës, Shqipëri), Gjurisht (katund i vjetër, tani i zhdukur afër Reçicës së Madhe në Tetovë) etj., çojnë të konstatimin se edhe emërtimet e përshtatura më vonë në gjuhët sllave dhe gjuhë të tjera, si GORË (rajon në Kosovë), GORICË (rajon afër Korçës-Shqipëri), ZAGORË (rajon afër Shkodrës-Shqipëri), ZAGORI (rajon në Greqi), PODGORICË (qytet në Mal të Zi), Podgur (rajon në Kosovë), ANGURË-ANGORË-ANKARA (emër qyteti në Turqi), si dhe dhjetëra emërtime të ngjashme në tërë hapësirën ku kanë jetuar dikur fiset ilire dhe dardanët, më vonë arbërit – shqiptarët e sotëm; nga kufiri mes Italisë dhe Slovenisë më në veri të Ilirikut, në Mal të Zi, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, madje dhe në Bullgari (vendbanim afër qytetit Burgas), mendohet për ngulitje të mëvonshme të banorëve shqiptarë që e kanë ruajtur emrin e vendit nga kanë ardhur).
Toponimet e tilla në gjuhën shqipe, në gjuhët sllave dhe gjuhë të tjera, kanë prejardhe nga gjuha shqipe, sipas rrënjë së fjalës GUR-GJUR, si edhe GURISHTË -GJURISHTË – apo të përshtatura në gjuhë të tjera: GORË-GORICË-GJORICË, PODGUR, PODGORICË etj., që nënkuptojnë rajone malore me gurë, tokë shkëmbore.
Shndërrimi i zanores U në O është fenomen i zakonshëm në ndërtimin e fjalëve në gjuhën shqipe, si proces i natyrshëm apo nën ndikimin e gjuhëve të huaja, të pushtuesve të ndryshëm në këto hapësira.
(31.X.2020)
Kur te e nderrosh emrin e huaj dhe mbimrin e huaj. lajmerohu per GURË…
Komentet janë mbyllur.