UDHA E REVE ME SHI

0
411
Atdhe Geci - Republika e Çamërisë

Që nga lindja e gjuhës dhe shkronjave, atdheu mësues të jetës së tij e ka luftën dhe betejat në përvojën historike. Dijet janë udhërrëfyes i të gjithëve. Urtësia dhe guximi duhet të veprojnë në çastin e duhur. Mendja, mendimi, idetë e të menduarit duan ekuacionin që sjell fitoren.

Liria kurrë s´është vepër e një njeriu. Njeriu i pa liri përherë është në luftë për ta fituar lirinë. Përmbysjet e mëdha tek ne janë në duart e lodhura të sovranit. Forca e ndryshimit popullor tek ne është në rënie e sipër. Nuk bien qeveritë e korruptuara e antikombëtare pa grushtin e masave popullore.

Revolucionet në letërsi po edhe në politikë do rikthehen në çastin kur sovrani vetëdijësohet për ndryshim. Erakthyer e revolucioneve është e pashmangshme. Revolucionet herët a vonë do ta çlirojnë njeriun e poshtëruar nga papunësia, mashtrimi dhe korrupsioni.

Në këtë udhë të mistershme për lirinë, poeti nuk di të shkëputet nga koha e tij! Liri quajmë, dora që shkruan, zëri që flet dhe, zoti që shikon!…Nga Rogana e kam një mirënjohje, jo nga njerëzit por, nga muza e tokës dhe qiellit, nga argjila e grurit dhe misrit, nga gjithësia e përtej simboleve dhe mendimeve.

Blera, ndihem i lirë në tokë, në det, në ajër! Unë botën e shoh si është. Lindjet që nuk vdesin janë imazhi im, e përditshmja e sotme dhe e përditshmja e nesërme. Të mirat e jetës heroike janë të pafundme. Blera, një pemë molle ka çelë në mua / dejët e saj i kam nëpër trup / ajo pemë është qenia ime / ajo është fjala poetike në mua!…

Në udhën e reve me shi, më duhet t´i trokas mendjes e të krijoj. Zemër nuk ka udhë as urë të shtruar ku mund të kalohet përtej të sotmes. Udha e reve me shi është kënaqësi e tokës, kënaqësi e bimëve dhe kënaqësi e atyre që mbjellin e dashurojnë. Blera, ky çast është i yti / plakur jemi fushave të betejave / historia, kjo elegji e pakryer / ende mbetet gjykatëse nën hije!

Arti që ecën përmes simboleve përshkon kohën me mendimin dhe, i nxjerrë jashtë luftërat e padobi. Blera , shkrimtari s´guxon ta shtrembëron drejtimin. Mendja e shkrimtarit është kozmos. Ai as në trgjeditë më të rënda s´guxon të lëkundet. Fati i shkrimtarit është i parathënë nga muza dhe hyjnitë. Këtij fati asnjë krijues s´mund t´i shmanget.

Atdhe GeciDortmund, dhjetor 2020