Foto 1: Munir Shehu
Sfida tjetër e mjekut të përkushtuar dhe demokratit qëndrestar
Nga Eliona Spase
Përzgjedhja e kandidatëve nën sitën e votës së anëtarëve të bazës së PD, në skesione e grup-seksione, u shfaq si një risi e selisë blu dhe solli në garë figura me reputacion, intelektualë dhe njerëz me vlera për komunitetin.
Një nga emrat më të spikatur të PD-së për Tiranën për zgjedhjet e përgjithshme të 26 prillit, është mjeku Munir Shehu, kandidat për Kamzën.
Ai është një figurë e njohur politike dhe profesionale, me një civi të pasur dhe reputacion në këtë zonë periferike, ku ka shumë mbështetës falë dhe punës së tij të përkushtuar si mjek.
Munir Shehu mori mbështetjen e 99 përqind të anëtarëve të PD, duke qenë një nga kandidatët më të votuar nga strukturat e PD në bazë.
Po kush është mjeku i Bathores, aq i lidhur me fatet e banorëve të kësaj njësie administrative dhe çfarë përfaqëson ai për ta?
Bathorja, kjo njësi administrative e krijuar kryesisht prej të ardhurve nga veriu shqiptar pas viteve 90, e njeh dhe e vlerëson Munir Shehun si një mjek të përkushtuar, që ka bërë aq shumë për banorët e saj. Ai është mjeku I parë i kësaj zone, që me punë e përkushtim ka fituar dashurinë dhe respektin e të gjithëve, qofshin të majtë e të djathtë apo pa parti, njerëz me nevoja që mjekun e vështrojnë në dritë të syrit.
Ditën dhe natën, me përkushtim e profesionalizëm, iu është gjendur pranë banorëve të Bathores, të cilët shikojnë te mjeku i tyre një njeri të afërt, që ua di hallet dhe sëmundjet, nevojat dhe kërkesat, një model të njeriut human, që di të prekë me dorën shërimtare plagët e tyre të shumta, plagë të një tranzicioni të gjatë e të vështirë ku është endur tash sa kohë shoqëria shqiptare e që veçmas janë të dukshme në zona të tilla, ende të pa sistemuara e të pa urbanizuara plotëisht.
Foto 2: Munir Shehu me bashkëshorten
Pasioni për punën, përkushtimi dhe përgjegjësia, të qenit në krye të detyrës, orar e pa orar, me vullnetin e mirë për t’i prekur gjërat me dorë, kanë bërë që Muniri të gëzojë simpati ndër të gjithë banorët e Bathores, që e duan sikur ta kishin djalin e tyre.
Ish student i Dhjetorit, i lidhur me Partinë Demokratike që në ditët e para të themelimit të saj, Munir Shehu ka qenë dhe mbetet një nga personat më ekuilibristë dhe liberalë të kësaj force politike në Kamëz, ku në zgjedhjet e vitit 2000 fitoi në garën elektorale për kreun e bashkisë së Kamzës, por u tërhoq për shkak të vendimit politik të PD për t’u tëhequr nga zgjedhjet, duke ia lënë postin e kryetarit të bashkisë së Kamzës për herë të parë një përfaqësuesi të majtë.
Muniri ka qenë për disa kohë kryetar i këshillit të qarkut Tiranë dhe anëtar i këshillit të këtij qarku, i palëkundur në gjithë karrierën e tij politike në bindjet dhe vizionin e tij si i dajthtë, duke i qëndruar besnik Partisë Demokratike edhe në sfidat e saj më të vëshitira. Që nga viti 1995 është drejtuesi i të gjitha fushatave politike, elektorale e paraelektorale në Kamëz, ku në të gjitha rastet Kamza ka nxjerrë fituese PD-në, qoftë në garimin për zgjedhjet vendore, qoftë për ato parlamentare.
Zgjedhja e tij si deputet në Kuvendin e Shqiëprisë do të mundësonte promovimin e një paralamenti shërbimesh e jo propogade.
Në Kamëz, ku ekziston një trashëgimi thuajse përjashtuese e rinisë nga sfidat dhe vizionet politike, mandatimi dhe zgjedhja si deputet i z. Munir Shehu do të sillte një frymë të re, ku brezi i ri, të rinjtë e shkollave dhe të fronteve të punës, të të gjitha fushave të jetës, do të ndiheshin të pëfaqësuar denjësisht nga një zë i përveçëm i tyre.
Muniri është njeriu i duhur për Kamzën, për të përfaqësuar sa më mirë një zonë me resurse të forta, por që ende nuk janë vënë plotësisht në punë, për shkak apatisë dhe politikave dritëshkurtëra, majtiste e djathtiste, që kanë sunduar tash tridhjetë vjet në zonat perferike dhe që jo gjithmonë kanë çuar ujë në mullirin e interesave të kamziotëve.
Muniri është një burrë në kulmin e energjive, që merret shumë me ngritjen e tij profesionale, me lexime të thelluara në fushën e shkencës mjekësore ku kontrbuon, me një shërbim cilësor në dobi të një komuniteti ku që ka aq shumë nevojë për këtë shërbim.
Në Kamëz ai ka investuar shumë për emrin e tij, jo vetëm si mjek dhe qëndrestar i Partisë Demokratike, por dhe si një intelektual aktiv dhe veprimtar shoqëror, një familjar i shkëlqyer.
Duke votuar Munirin, Kamza do të votojë për njeriun e shërbimeve komunitare, do të votojë mjekun pasionant dhe qëndrestar, që nuk vështron interesat e tij të ngushta, por ato të të gjithë banorëve, pavarësisht përkatësive politike, siç ka bërë deri tani në punën e tij si mjek dhe veprimtar politik. Ai është njeriu i pritshmërive të të gjitha shtresave shoqërore të Kamzës, nëse do të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar.