“Psycho I” dhe “Psycho II”, romane të preferuara për Halloween

0
375
Psycho I dhe II

Halloween (hellëuin) e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që 600 vjet p.e.s. populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës. Druidët (lloj besimi) ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.

Meqë jemi në prag të kësaj feste, nuk mund të linim pa përmendur disa nga librat më të frikshëm dhe si rrjedhojë më të përshtatshëm për këtë periudhë. Libër i verdhë, triller, horror, i mistershëm, krejt me kufoma, kasaphane, tortura deri në ekstrem, vrasje me paramendim, është romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi të cilin mund ta gjeni në libraritë: “Dukagjini” dhe “Artini” në Prishtinë. PO ashtu ai ka botuar edhe vazhdimin “Psycho II” i cili zgjeron torturat dhe horrorin. Janë romane të para shqiptare të shkruara në zhanrin horror.

Është libër i frikshëm, më i frikshëm se filmat horror. Personazhi kryesor në roman është një përbindësh, vrasës dhunues i meshkujve dhe femrave. Pothuajse është një vampirë që pi gjak njeriu. I frikshëm dhe traumatik, viktimën e molisë, pastaj në të gjallë fillon t’ia presë organet e trupit. Mëlçinë dhe trurin e pjekë në tiganë. Ky roman ka kaq shumë elemente terrori sa të klasifikohet pa problem mes librave të frikshëm. Në vazhdim po ju sjellim një fragment me skena makthi:

“Gjatë qëndrimit të tij në klinikë, doktorët kishin nxjerrë diagnozë mbi të si një pacient që vuante nga Skizofrenia, më pas ai ishte transferuar në një spital tjetër të sigurisë së lartë. Fillimisht ai ishte transferuar në spitalin Rampton, ku dhe qëndroi për tetë vjet resht. Sapo skizofreni gjeti rastin t’i shpëtojë kujdesit ndaj tij, ai menjëherë sulmoi shokun e tij Brian Cherry. Pasi e vrau, hëngri trutë e tij. Kur policët e shokuar u afruan dhe e arrestuan atë, ai iu tha vetëm kaq: “dreka ime ishte shumë e shijshme”. Çdo vrasje ky do e bënte me qëllim të shijonte mish njeriu. Mishi i njeriut nëse njëherë shijohet prapë do e kërkojë sepse është shumë i shijshëm…

Sot, përveç që t’i theva këmbët, do të ha sikur hienë për së gjalli, sepse kështu njerëzit e hanë njëri-tjetrin. Ti je viktima, kështu së paku je duke menduar, ose përse të jesh ti viktima kur ndoshta nuk je sikur të tjerët? Po, jo, të gjithë jeni të njëjtë, të gjithë. Nuk e doni as veten e lë më njëri-tjetrin. Jeni satanistë të virtytshëm. Të duket epokë e çuditshme kjo? Me siguri, sepse mendjet tuaja janë në rrëmujë, të turbullta, jeni tradhtarë, konvertues fanatikë, pedofilë, abuzues e çka tjetër se. Jeni dinakë të vegjël, bijtë e djallit, hipokritë, aspak prekës, vetëm nëse ju prekim fëmijët ose motrat, atëherë tërboheni zagarë. Një ditë qiellit do t’ja vë flakën, por së pari juve bythë pa larë. Kafsha më e shëmtuar lakuriqe është njeriu, edhe majmuni duket më i bukur se ju. S’ka më Zot e as bir të Zotit, të gjitha janë të shfrenuar maniakë, edhe psikopatë. Të gjithë duhet të lirohen njëherë e përgjithmonë…”