Shpirti nacionalist serb kundër popullit shqiptar

0
369
Pamje nga Beogradi

(Pa)kultura në manifstimin “Mirëdita – Dobar Dan” në Beograd

Në manifestimin tashmë tradicional “Mirëdita – Dobar Dan”, që po mbahet në Beograd, që në programin artistik ka për qëllim të afrojë dy popujt e hasmëruar tash e dy shekuj (shqiptar e serbë), nuk kaloi pa protesta anti-shqiptare!

Beogradi gjithmonë ishte qendra ku fabrikohej dhe bëhej logjistika për shfarosje deri në substancën kombëtare të popullit shqiptar dhe, si thuhet në analet fashiste serbe, për tokën e djegur të Kosovës përmes miteve dhe regjimeve ushtarako-policore për gjoja “zemrën e Serbisë”(sic!).

Në bulevardin serb në Beograd, grupe të caktuara fashiste e të derigjuara nga mentorët me duart e përgjakura ndaj shqiptarëve në Kosovë, treguan qartë para botës demokratike dhe Evropës me institucionet e BE-së në Bruksel se, regjimi politik i Serbisë nuk e pranon realitetin se Kosova dhe shqiptarët janë ndarë njëherë e përgjithmonë me Serbinë, që, sipas kronikave historike, politike të kohës të ish-Jugosllavisë, shqiptarët asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk e kanë konsideruar Serbinë fashiste për shtetin e vet(!).

Me protestat në Beograd dhe me fyerje më antinjerëzore, kundër popullit shqiptar u pa se regjimi serb ndryshe flet para botës dhe krejt ndryshe vepron kur e kur është në pyetje çështja shqiptare dhe Kosova, duke lënduar programin e manifestimit kulturor “Mirëdita – Dobar Dan”!

Nëse vazhdon ky avaz antishqiptar në Beograd, do të ishte mirë që përfaqësusit shqiptarë të këtij manifestimi mos të marrin udhë në kryeqytetin e urrejtjes shekullore dhe të shfarosjes së një populli, që për dy shekuj nuk e ndali pushkën për liri dhe pavarësi ndaj regjimeve të Serbisë.

Me derra nuk bëhet dasëm, thotë një fjalë e popullit shqiptar!

Çikago, tetor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]