KOMPLOTI TERRORIST MBI QEVERINË E KOSOVËS

0
423
Qeveria e Kosovës - hajni

Nga Binak MAXHARRAJ

– Komploti terrorist mbi qeverin Hoti mund te jetë akt i PAN-it, sepse aktret e kryerjes së këtij akti te shemtuar dolën te ishin te PDK dhe NISMA.

– A funksionoi zingjiri i sigurisë shtetërore, apo deshtoi, kur dihet se sulmi ne Thesarin e shtetit ndodhi me 9 tetor 2020. Kurse u bë publike vetem pas 10 ditësh. Gjatë kësaj shprastire kohore komploztstet paten kohë te mjafteshme që parat e vjedhura t’i shpërndajn në mbi 17 kompani dhe individ tjere, por edhe një shumë te madhe e transefruan jasht. Por edhe nje shume e madhe mbi 1 milion eruro u dhanë në emer te projekteve te Ministrisë se Infrastrukturës ne emer të “rehabilitimit të rrugëve”.

– Si është e mundur qe për te gjitha këto opratcione pas vjedhjes te mos e di shteti dhe t’i parandalon. Ku ishte AKI hetuesia, prokuroria, policia qe u zunë ne gjumë për afër 10 ditë te tëra. Pse po heshtë Ministria e infrastrukturës pasiqe komplotiste i paskan nda mbi 1 milion euro për siç thonë, “ne rehabilitimin e rrugësve”. A gishte, a ka dorë në këtë unë të pisër edhe kjo ministri, e cila po heshtë, por e cila edhe nuk po hetohet nga organet e hetuesisë.

– Por, me e rëndesishme është të zbulohet së kush qendron pas këtij komploti terorist qe e sulmuan Thesarin e shtetit ne pikë të dritës. Sulmuesit nukishin vetem me siguri e kanë pas mbeshtetjën e fortë ndaj dikujt.

1. Kosova është bërë arëne e aferave, skandaleve, komploteve dhe e krimit të organizuar.

Shteti i jonë Kosova është bërë si ajo mushka teknefece që i hyë e zhdrypë çdo kush Që 20 vjet pas luftës ky shtet i joni thehet, vjedhet, plaçkitet jo nga te huajt, jo më nga Serbia, por thjeshtë nga tanet, te cilët ktij shteti po i hypin e zhdrypin siç po duan pa u penguar nga askush, as nga drejtesia e as nga policia… Shteti i Kosovës qe 20 vjet në liri as se si ta merrë vehtën te mëkambët, as se si ta gëzoi lirin e fituar ne luftë, as se si të këtë një zhvillim ne dobi te mirëqenjës ekonomike për qytetarët.

Që 20 vjet qyteraret e Kosovës po ikun nga shteti i vetë, siç thuhet sikur nga thiu, duke e marrë arratin ne vendet tjera për një kafshat buk për femijt e tyre, sepse këtu ne vend nuk po e gjejnë ua rrembyen ata të mëdhenjët e luftës, thuese se në emer te luftës ata kanë te drejtë ta vjedhin ta plaçkisin, por edhe ta rjepin këtë vend duke mos dhënë kurrfarë përgjegjesia, ata e humbën epitetin e luftetarit te lirisë, duke e marrë ate të mercenarit qe paskan luftuar për interesat e veta e jo te shtetit i cili u nëpërkemb ndërshekuj derisa e fitoi këtë gjysmë liri te cilën edhe ate nuk po e gëzon plotësisht.

Qe 20 vjet Kosova e gjorë është bërë arën e skandaleve, aferave, krimit te organizuar nga ana mafive te ndryshme politike dhe ekonomike te cilat e kanë kapë shtetin për fyti deri ne plasje. Që 20 vjetë nuk ndegjojmë ndonjë lajmë të mirë për Kosovën dhe popullatën e saj pos keqpëdorimeve vjedhjeve, hajnive dhe plaqkitjeve nga ana e atyre qe e kanë kapë shtetin me dhunë. Këta plaqekites, këta hajdut janë nga te gjitha partrit politike ne Kosovë, por këtu prijnë PDK të cilët ne emer te luftës për t’u pasuruar pa meritë janë në gjendje të bëjnë çdo gjër, bile edhe të vrasin kundërshtarët e tyre.Nuk janë fortë largë nga PDK edhe AAK, Nisma por edhe LDK sillët aty pari.

Për shkak te të gjitha këtyre hajnive, vjedhjeve dhe keqpërdorimeve shteti është rrexuar në gjujë, e ka humbë imazhin në botë, ku çdo raport i progresit, qoftë ai qe vjenë nga Amerika, Evropa apo gjetiu na akuzojnë për këqeperdorime dhe korrupcion i cili nuk luftohet fare, sidomos ne nivelët e larta ku gjendet edhe koka e krimit te organizuar. Nuk luftohet sepse kemi qe 20 vite prokurori dhe gjyqesi te kapur nga mafiozet, nga strukturat e korruptuara politike te cilat ia zenë frymën veprimit te lirshëm te drejtesisë në Kosovë.

2. Komplotistet e sulmuan qeverinë e Kosovës mu ne zemrën e saj, ne polici duke vjedhur çdo gje ne dhamën e deshmive, dokumete, arin, florinjë, etj.

Nuk luftohën krimet ekonimike por as krimet e te vrarve gjat dhe pas luftës të cilët u vranë për kundërshtime politike te cilëve as eshtrat nuk u gjenden. Nuk luftohet as korrupcioni anipse vendi është i mbushur përplotë më këso afërash. U vodhë dhoma e deshmisë në Prishtinë mu ne zemren e policisë se Kosovës vite me parë, si dhe ajo e ngjajshme në Pejë për çka nuk është bërë asnjë hetim serioz në zbulimin e aktorve te vjedhjes se deshmive, pastaj afera me qytetaret turq te cilët ne pikë te dritës u kidnapuna duke u debuar për ne Turqi si gulenist, si dhe shumë afera e skandale tjera ne demë te shtetit te cilat rrinë te fjetura ne sirtarët e drejtesisë sepse nuk guxojnë ti nxjerrin për ti hetuar, pos disa rasteve minore.

3. Afera “Toka” ku humbën me mijera dhe qindra hektar tokë Kosove, sikuar ajo te ishte e dreqit dhe jo e shtetit te Kosovës, ku një ari shitej për një euro. A si thonë kësaj hajni ndër duar, nder tavolinë?!

Por,këto ditë doli edhe afera “Toka” ku janë përfshier figura te larta politike duke e blerë falas me qendra e mija hektar tokë gadi ne stilin 1 ari 1 euro, pra aq sa kushton një burek.Kjo është e turpshme, e tmershme, skandaloze qe në këtë mënyrë të përvehtesohet gadi falas pasuria shteterore.

Ndodhin këto dhe asgjë askujtë?!
Asnje hetim, asnjë kërkim sikur toka e Kosovës te ishte tokë dreqi e jo e shtetit?!

4. Komploti terrorist i këtyre diteve duke e sulmuar Thesarin e shtetit?!

Por kjo e fundit e këtyre diteve qe doli kur hajdutet benë aktin më barbarë teroristë duke e sulmuar qeverin e Kosovës, përkatesishtë Thesarin e shtetit duke i vjedhë hiq me pak se mbiu 2 milion euro, duke e vjedhë pasurin e shtetit, taksat e tatimpaguesve, ndjersën e punëtorve, duke e vjedhë buxhetin e shtetit, duke e vuar ne pyetje edhe vetë sigurin e shtetit edhe ashtu te brishët.

Si është e mujndur qe kjo te ndodhë?!

Është shumë e qartë kur kemi një shtet të brishtë, te pasigurtë ku pushtetarët tanë me shumë kujdesën për vjedhjën e shtetit se për mbrojtjën e tij, ku siguria është e brishët ne çdo cep dhe segment te shtetit, ku pushtetarët me shumë sillën rreth mullarit te vetë, rredhë vallës së krimit te organizuar dhe korrupcionit, atehere është e kuptueshme se hajdudet nuk rrinë gafil, sepse në këtë tollovi, ne këtë rremujë shteterore edhe ata e kërkojnë hisën e vetë dhe e gjetn bash aty ku është Thesari i shtetit duke e sulmuar ne menyrë më brutale, me barbare dhe duke e transferuar thesoarin mbi 2 milion eruro ne një kompani private LDA Group shpk ne Llapushnik te Drenasit pastaj këto para duke i transferuar jashtë bash si ne filmat horror.

Kjo i la hije te keqe Drenicës së Shaban Polluzhës, Azem e Shore Galicës kjo i la hije te keqe Drenices së Adem Jasharit i cili e fijoj gadi krejtë familjën për te ardhë te liria, për te mos na ndodhin gjlëra te këqija. U indentifikuan edhe hajnat, teroristet qe i sulmuan financat arkën e shtetit siç janë Labinot Gruda i PDK, Kadri e Valon Shala te Nismes pra nga kazani i pronto mafisë dhe mafiozve te PAN-it.

Shtohet pyetja si është e mundur qe një skandal i këtillë terrorist mbi shtetin tonë te heshte kaq gjatë?!

Sulmi u kry me 9 tetor kurse zbardhja e krimit u zbulua, u bë publike pas 10 ditësh. Distancë e mjaftueshe qe komplotistet, sulmuset e shtetit te rahatojnë prenë e tyre pa i penguar askush. Ata e bën maskadër prenë e tyre duke u munduar me ja humbë fijën. Ata pjesëm me te madhe nga ”pasuria” e tyre e vjedhur e te deponuar fillimisht ne llogarin e LDA Group me seli ne Llapushnik te Drenasit duke e shpërndar në hiç me pak se ne 17 xhirollogari tjera ne kompanit vendore, por edhe duke transefruar jashtë parat e vjedhura.

Por është edhe me shumë interesant se si komplotistet u bënë “zemër mirë” qe me parat e vjedhura nga shteti ti ndihmojnë shtetit nga i cili e vodhën Thesarin e tij.

Skandaloze apo jo?!
Sepse komplotistet, terroriste e hajnisë financiare, te Thesarit të shtetit u kujdersën edhe për “rehabilitimin e rrugëve të Kosovës” duke ndarë gjoja për këtë qellin ne projektet rrugore qe ishin nenë përkujdesjën e Ministrisë së Infrastrukturës gadi 1 milion euro. Si mësuan se këto projekte rrugore janë nen përkujdesjën e kësaj ministrije qe u treguan aq dashamirës.

5. Komplotistët ia lanë Minstrisë së Infrastrukturës “kopilin” te dera?!

A mos vallë pati ndonjë lidhje midis kësaj hajnije dhe Ministrisë së Infrastrukturës?!

Këtë po e them me plotë te drejtë sepse anipse komplotistet ndanë shuma te medha për siç thonë për “rehabilitimin e rrugëve te Kosovës”, si nuk vrejti kjo Ministri qe po dërdhën parat ne këto projekte rrugore. Apo heshti me qellim. Si është e mundur qe pas zbulimit te përkujdesjes “rrugore” nga komplotistet te mos këtë asnjë hetim ndaj kësaj ministrie. Edhe aq më keq pse kjo Ministri po heshtë pasiqe komplotistet ia lanë “kopilin” te dera.

Dhe krejtë në fund në dukje te parë këta komplotist, këta hajna te shtetit, dukën si njerez të vegjel të pa rëndësishëm, njerëz pa peshë te madhe politike. Por, drejtesia duhet te zbulojë se në këtë plaqkitje nuk janë vetem këta aktor kryesor, nuk janë vetem kryes të vepres penale, por ajo me e rëndësishma qe duhet te zbulohet janë aktoret e komplotit terorist, te zbulohet se kush qendron pas tyre, cila është ajo forcë, ajo mafi politike apo grupe te forta kriminele duke e sulmuar thesarin e shtetit.

Të hetohet dhe zbulohet cila është ajo fuqi, apo ai grup krimninlesh mafioz, apo edhe mund te jetë edhe ndonje kriminel apo mafioz i fuqishëm qe qendron pas këtij akti terorist ne arkën e shtetit. Nuk kanë mujtë qe këta tre veta të bëjnë në krye ne vehte këtë akt te shemtuar terorist finacianr qe ja qiti faqen e zezë shtetit ne botë. Kjo duhet te jetë një rremujë e madhe e komplotisteve te niveleve te ndryshme shteterore.

Duhet të zbulohën siç thuhet peshqit e mëdhënjë lideret politik mafiaz të cilët qendrojnë kësaj vepre makabre. Pa zbardhjen e tyre vështirë se do te delë e verteta ndonjeherë sikurrse nuk doli e as qe u zbulua afera e vjedhjes se deshmive ne zemrën e policisë së Kosovës ne Prishtinë dhe asaj ne Pejë sepse e kemi e një prokuri dhe gjyqesi te kapur nga grupet e ndryshme kriminele te krimit te organizuar te cilat edhe do mundë te jenë të përziera ne këtë aferë.

Në këto kushte të sotit me një hetuesi, gjyqesi te kapur nga grupe mafioze politike qe interesin nuk e kanë në mbrojtjën e shtetit por të kapitalit te tyre të vjedhur një gjë e tillë është vështirë te zbardhet deri ne fund, do mbesin shumë mistere te pa zbuluara deri ne fund.

Është e udhesë qe te formohet një komision i pavarur, bile pse jo edhe parlamentar, ku do te futën edhe njerez me integritet nga të gjitha segmentet shoqerore por edhe nga shoqeria civil qe te zbardhët kjo afër, kjo hajni e shekullit sepse u bëmë përralla e botës, të vidhet Thesari i shtetit pa e shkrepë asnjë plumb do te thotë se pas kësaj qendrojnë njerez te fuqishëm, politikan dhe lider, te cilët duhet te zbulohën dhe te kapën për ta shpetuar shtetin nga vetë “drejtuest” e shtetit.