Cikël me poezi në kohë, nga Mustafa Spahiu

0
398
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

LETRA POETËVE

SKËNDER BUÇPAPAJT

Vetëm poezia e ka aleat besnikërinë,
Në shtratin e lumit të vet pa dredhë
Dhe nuk e aktron kur pakujdesinë, se
Lundron valësh, s’kredhet n’shtjellë.

Variantin më t’rënd’ e ke përvetësuar,
Nga prindërit prej stërprindërve, la –
Shkëlzeni “Imejetë” t’ka frymëzuar;
Muza t’bartë krahëve diell në hava.

A.Ç. NË SHKODËR

Besa ndër ne qoftë e pavdekshme, si
Flamur i lartë që valëvitet mbi Rozafat,
Fjala rrënjësh burime t’pashtershme –
Shekujve të rrjedhë me të artin fat, se

Për njëri-tjetrin kemi aq tepër nevojë,
Zemërgjelbërt më priti – dritarja jote! –
Opusin tim s’e vure dot në peshojë; e
Uni yt më vlerësoi cepit t’kësaj bote.

ELIDA BUÇPAPAJT

Zoti kur të fali në shekullin e kaluar,
Me ninulla perlë brohoriste shtëpia.
Yte më diellna të mbante në duar –
Yt atë tha: “Ime bijë, ë’ si Dora d’Istria,”

Vitoret tretën ditë nxituan hapërimin,
Ta gjetën emrin – mbaje plot shend!
Me burrin tat vazhdo kinge shkrimin,
Si n’ballë bjeshke dielli ka një vend…

LULZIM LOGUT

Poeti riosh të qartë e ka pranverën,
Një jetë para vetvetes dëgjon trishtila
Me hajku gdhend ujin, zgjate verën –
Vargjet mërli shndërroi n’trëndafila…

Poeti të vërtetën ta thotë me emër,
N’hejbet e qepallës rrëke frym’zimi…
I grafllojnë shtatë ujëvare në zemër,
Rreze dielli seç prarohet këngëtimi.

NATASHA LAKOS

Në të njëjtin vit çudi erdhëm në jetë,
Thonë bukë (s)kishte, tërfilli n’kallkan;
Nënat tona ia kërkonin katër fletë, at
Mot kishte ethe e zjarrmi në Ballkan?!

Atëbotë ishte gjindosur Informbyroja,
Ti në Korçë, unë thellë n’zonë malsie.
Mësonim shkollë – kyçur rrinte goja!-
Në mend gërshetonim vargje poezie…

(vazhdon)

E hënë, 19 tetor 2020


ANKTH E BRENGË

Ankth e brengë gjarprisht më gjurmojnë,
Rrufet’e serta më godasin deri n’thembër!
Trazirë mendjesh klithjet më shurdhojnë,
Vatrës prush, zjarri ç’po ndez në zemër…

Jam kredhur deri në grykë, deri në arzë;
T’i gjunjëzohem mihrabit, t’i lutem altarit.
Pastaj pres shpëtim, fshikëzim n’katarzë;
Po mashtrohem pas dritave t’ një fanarit.

Ankthi e brenga në mua s’kanë ngadhnjim,
Nëse më lëmshojnë s’do bëhem therror,
Me palcë eshtrash kapur ‘ë’ drur shekullor

Ryzës s’idhët mu nga rrenja do jap lul’zim,
Me lilat kam lindur n’prill të një pranvere –
Veten do e gjejë peng të një thërmie rëre.

E enjte, 12 korrik 2012

DO MËRGOHEM…

Shushonjat ma përthithin leprozën

Gushtit n’vendlindje idhnak do mërgohem,
Qepallat me mallë më janë zjarrpërflakur, e
Cikolit të Stërlashtit – firar – do cucrrohem,
Çepirokëve i gjejë gishtat t’stërpërgjakun!

“Çdo mal e ka peshën e vet,”- fjalë e urtë,
Imazhe shpeshherë me rroshk’am skicuar.
Mrizeve neuronet – kokës i mbajta trutë, e
Natyra ndërron – rektinë zemra graflluar.

Do t’i hap çerçivet – stinën e cysi më tej,
Dielli kapton ëndrrat lartë mbi Kronidel…
Kamerë e syve me imazhe s’do iu gnjej;
Kur soset gushti m’gjeni harfë në zabel!

Shkrepash mbi brirë dreri – thundërfat!
Si princ përralle s’e mashtroi vetveten…
Mërgohem n’vendlindje me penën e art’,
Lavdi shushunjave po ma zgjasin jeten!

E mërkurë, 18 korrik 2012, në
Vendlindje

JAM I PRUSHTË – NDJEHEM AKULL

Dhe jam i prushtë ndjehem sikur akull,
Grindem me imtësira demoni m’sulmon!
Me t’Aresit mjeshtri gangull e lë shakull;
Shkumës’padukshme Odisieu m’përuron!

Sonetit s’ka skandale s’lëndohet askush,
Luginave shoh vitet – bëhem mençurak…
Shpirtit peng vargjet kalaveshe me rrush,
S’gjejë përgjigje t’saktë zjarr’im përflak.

Me flakadan i çmendur det nuk përkulem!
Ugaroje vargun – im atë më pati thënë, e
Gjurmë në gur – peng – lëre çdo këngë, se

Shpresa end kohët … fshatit nuk zhgulem,
Ven’e vinë stinë diç shpërpushi pa trishtim;
Damarit të fshehur – palcës del frymëzim…

E shtunë, 21 korrik 2012, në
Vendlindje

KATËR MULLINJTË

Të katrit bluanin miell t’bardhë, t’verdhë,
Secili lugun e gjatë – gurër prej graniti.
Dhëmb’i moteve pa pyetur i kish’ derdhë;
Vija ndalur firosur ndonjë bajloz e mbyti!

Dy pa gjurmë – dy ngjanin plagëmuranë,
Ndoshta mëllefi i kazmës i ka zhgartë!
Trokashkat si breshka s’lëvizin rrëshanë;
Errësirës i graplloi prushamë e zjarrtë…

Treqind shtëpi të bëfsha gjëmën, o fshat!
Tre shekuj mullinjtë përzjarreshin me uri!..
E bluanin drithin-bukën e hanim të that’ –
Denbabaden vendi tyre, ata janë me tapi!

Shekujt tekanjoz përngahera ndërrohen,
Katër mullinjtë patjetër duhet t’riparohen!

E hënë, 27 qershor 2011, në
Vendlindje.

K Ë N G A

Kënga nis kujtimesh – përfundon shpresë,
Imazhet i kthen n’ëndërr të kohës s’ikur, e
Poeti hap dyer intimash larg një ujëdhesë;
Vetes dëshmitar i thot nga qielli s’ke pikur.

Nga metamorfozat s’ke zbritur në tokë, e
Bukura me shëmtinë stinë lypin të mirë, as
Shtegut mendimet fare s’vinë në kokë, pse
Kënga librit të brengave rrallë bimën e qet,

Mbi burime të reja përthithur nga thellësia,
Blanat së fundi me hap t’breshke i ndjekë.
Harresa inkarnuar rrëshqet nga pafundësia
Mes çerepit e saçit kënga vetveten e pjekë.

E martë, 25 shtator 2012, në
Muçevërcë.

KTHIMI PA TAKIM

Kurmit të tim eti, Veliagës

Ktheva n’fshat zhuritur ëdrrash e mallë,
Shpati imazhesh më përqafoi me afshëri,
Udhës fëmijërisht u ndeshëm përballë,-
Rrudhëthinjat paksa qeshnin me ironi…

Paçka se ironia qeshi, bujare dashuria,
Bulzat shpresë u zgjatën ngadhnjimtarë.
Rrogshtajat e nënës – si vargjet e mia, në
Lisin e qumështit u rrit ‘i rrëfanë lastarë…

Kthimi s’më la harresës n’asnjë mënyrë,
Bebëza shtinësh m’ulën preh’rit’agimit.
Lum’i bjeshkës u shndërrua n’pasqyrë:
Mos rri i huaj, eja në prag t’lindjesimit.

Shtëpinë mos e lësho-gjarp’ri strehohet,
Këndo me trishtilin – sqep mushtkulluar;
Kurmi i tim eti me mua vakt ngjatjetohet!
Peng yrtin – shtëpinë s’duhet kur lëshuar.

Palombar u krodha n’kujtime të hershme,
Pullazit tronditur zbriti me hove një baticë;
Se ndal vaporin në çastet më t’tmershme,
Për kthimin tim do lundroj dhe në zbaticë.

E mërkurë, 22 qershor 2020, në
Dardaninë Ilire.

L A GJ IA

Mburrj’e krenari m’është lagjja Dullaku,
Avllive e kopshtesh mbolla fëmijërinë.
Si Demostenin urtia, motesh m’hâ meraku,
Mikpritja e lagjes e pranveron dashurinë!

Pjergullë qenka zgjatur gjethesh blerimi,
Njëqindenjëzet portash – rruaza n’gjerdan;
Nuset gjiplota-faqet brerore-rreze agimi-
Model sofrash bukë kur ndajnë me xhan.

Miq, hapin thekne portash t’lagjes’ime,
T’iu thuani: “jam mik me birin tuaj poet!”
Zemërngrohtë iu presin me përqafime,
Shtëpish bujare mikpritja zgjatë me vjet.

Lagjet e tjera kanë të njejtën dëshirë,
Tradita tyre ka mbetur rrënjë e gurit…
Ninëzat e tyre bëhen dritë n’errësirë;
Fshati shembllen në kallinj të grurit…

E enjte, 23 qershor 2011, në
Vendlindje

MOS THUR CFAG KOBI

Ogiçi im ylberet me helme i trazon,
I shterron burimet e hakërrimeve, e
Merimangën pa krah rrept’e atakon;
Rrezet i ndalë të lodhura fluturimeve.

Ogiçi im futet në bylykun e shlligave,
Mua ma kthen perlë zenitin e ditës…
Me brirë i thenë lugët e tri shtrigave;
Një ylli ia merr zbardhëllimën e rritës.

Ogiçi im agimeve ma ruan shpresën,
Kalit t’egër i kërkon çdo ditë dyluftim!
Në sqepin e shqipes peng e lë besën;
Zhduku i thotë rrufesë në hakërrim, se

Ogiçi im me cfag t’sulmon bumerang,
Deteve ua ndërron tëra thellësitë, mbi
Urat e lumenjve shiu bie rang e dang;
Ogiçi im i ndal zjarret dhe tragjeditë.

Ogiçi im blegëron si jehonë kumbore
Pas Dylbere Gjelinës, rrast çukërmon,
E dëgjon Januka e Bardhë në Kotorre,
Dasma e Martesa e Halilit po kumbon.

Udhës së Qumështit u bën t’zjarrtë
Yjet – peshq – lumenjve janë derdhë,
Ogiçi im – magji – u bë Dash i Artë, e
Kotrovat me vedra mbushen me verë!

E premte, 23 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire

NË KËTË QYTET…

Prapthi e stërkeq kishte qenë për të zi,
S’është e tëra kur s’gjendet mimikëri, me
Përbuzjesh medja s’vajti në metonomazi;
E vërteta s’gjendet thellë në fshehtësi, se

Malesh lumenjtë zbresin mendjeflutur,as
Qytetit terra incognita asgjë s’ë’ e bukur
Dhe shtresa atmosferike s’heq në terezi,
Magma Carta s’njihet, t’drejtat jan’ herezi.

Ngjyrë e dritë – ditët janë aq të vrerosura,
Arabeskat kornizash s’janë të murosura, e
Bit-Pazarit errieterri çmendurak këlthit, në
Qytet mbi kokat tona na rri var një megalit.

Zymtia eshtrat e etërve ka për t’i lëkundur,
Në këtë qytet ngjyr’e namtë ësht’e mundur!
As fytyrëpërshkëllirë kur takohen, s’duhen
Dhe s’besoj, unë e kënga ime nuk i druhen!

E mërkurë, 5 shëndre 2012, në
Shkup

NISJE E NISUR

… Mos u nis, mos u nis dhe po u nise…
Mos u kthe as në bonacë nga largësitë!
Mbi vig e ura dhe gurëve plisi t’ra hise –
Mos harro rrugëve harrimin dhe mëritë!

Mëritë s’i mëkojnë njerëzit, s’ju rritet
Vullnet’i palatuar gulçon mëtimi vetmuar;
Kthimi s’do nisje lumi do kurm-përgatitet
T’ia shuan etjen udhëtarit buzëshkrumuar.

Duke ëndrruar nisje, thirti, vetes qetēsi,
– Rimit në daç kalo këtejpari kryelartë…
Ata për një dyshkë të dalin në pabesi –
Që nga nisja t’sogjojnë qentë e qyqartë.

Pranverë/verë, 2015

SECILA MOSHË ME BUKURINË E VET

Nga mosha jam vërsnik me çdo njeri
poeti

Moshën dua ta kthej dot s’po kthehet,
Kau i plak zgjedhës më nuk mbrehet!
S’mbrehet fare se nuk është as viçok;
Çantën mbi sup më thërresin xhaxhok.

Dikur… xhaxhai mbi qepallëzat e mia,
Si llavë vullkani më kishte vakësi rinia.
Ajo rini e buhishme kishte goxha vlerë;
Në mes t’acarit gjelbëronte pranverë…

Hëna bëhet drapër por prap përsëritet,
Lulet e fshikura beharit secila përtritet,
Zemra valvulash damarëve iu çon gjak;
Agimesh kur zgjohesh shtizë me bajrak.

S’janë trillime – livadheve vizëllon vesa,
Me këngën krenohem me ‘i mijë shpresa;
Shqisat e ndieshme fjalët m’vijnë fjollë –
Sa këndellem kur e shoh ndoj’ belhollë…

Ninëzat e syçkave m’shigjetohen prore,
Buzët e etshme puçin vjollca n’bregore.
Parzma kur ngrohet me diell n’mesditë-
Çdo moshë vegimthi blertë ka bukuritë!

E hënë, 23 korrik 2012, në
Vendlindje

V J E SH T A

Nji lis pasqyrohet në lotin e qiellit
Migjeni

Teptisur brigjesh t’purpurta nëpër qetim
Kam nderë pixhamët vjeshtarake n’fillim.

Ka derdhur ngjyra n’penelatë me grusht,
Më tepër se tërë brushat e Paul Gaugiun-it,
Rrushi mirakëndshëm lifqeron aq musht, e
Kupën e do mbushur lëfyt’i një fesligenit.

Flokënajës vjeshta kokëmëkoke velet qetë,
Shpendra, shtogu e shega s’heqin vallen?
Kolikësh derdhë me qindra ngjyra violetë
Muzgut të vjeshtës ninullat as që ndalen!

Klithma mëngjesi t’brishta – vjeshtarie, se
Vjeshta s’ka ardhë si grigjat e bagëtive…
Pranverës i uron ardhje një degë lajthie –
Vjeshta niset bjeshkëve pas një stuhie?!

E premte, 28 shtator 2012

ZJARRI I GJAKUT TIM

Zjarrit futem në zjarrin e gjakut tim,
Lumin ndanë vetes s’jam duke trilluar
Stinëve prushin e mbajë të pashuar
Bëshmërisë n’zemër kënga ngadhnjim.

Përcëllohem n’zjarr, zjarrit ia di zjarrminë,
Porta hapur ngado zjarri po vjen heqamë!
Shprushja e zjarrit m’ledhaton kapullamë;
Më lëni te zjarret po e njohët perëndinë!

Vjedhja e zjarrit përmendet, s’do fiket kur,
Prometheu ato shkëndija i bëri biblike, e
Zjarri është i pavdekshëm n’vatra sojnike;

Me zjarrin e zjarrit tim gjaky ndizet furrë,
Krijimi i këngës me zjarr e ruan pastërtinë,
Zjarr rilindet metafora në zjarr t’njerëzisë!

E martë, 17 korrik 2012, në
Vendlindje