NUK PËRSHKRUHET KJO TRAGJEDI NATYRORE

0
1030
Gjin Musa me cigare

Gjin Musa, gazetar

Italia po perjeton dite dhimbje dhe zie.
Nuk mund te pershkruhet kjo qe po perjetohet.
Germallat na kujtojnë luftrat shkaterrimtare.
Njerzit nuk duan tu besojne shifrave trishtuese, qe ne menyre marramendese rriten.

Ne nji fushe deri perpara termetit te rinjtë argetoheshin, tani kjo fushe vaditet me lote, lote qe sa vine dhe shtohen. 247 arkivola jane rreshtuar deri tani ne kete fushe beteje, ne mese dhimjes dhe shpreses… Italia po mbahet edhe pse humbjet njerzore jane trishtuese, shkaterrimet jane te pa riparueshme, çdo gje eshte rrafshuar me token.

Qyteti i Amatrices, Rieti, Norca jane qytetet ma te goditur.
Arkitektura shekullore e qytetit te Amatrices eshte rrafshuar me token.
Ne keto qytete, ku termeti ka bere kete gjemën trishtuese, ka patur shume familje shqiptare. Informacionet e fundit flasin per nji shqiptar te vdekur, babaj i dy femijeve te mitur.

Flitet per 7 shqiptarë te plagosur, po jashte rrezikut per jeten, njeri thuhet se eshte ne gjendje te rende. Ambasadorja e Shqiperis ne shtetin Italian me seli ne Romë eshte se bashku me stafin e ambasades atje, ku termeti ka goditur pa meshirë, bashkerendimi i veprimeve me autoritet Italiane dhe informimi i opinjonit per situaten. Dyert e ambasades dhe numerat e telefonit jane te gatshem per te marre dhe per te dhenë çdo informacion.

Shoqata te ndryshme ne Itali qe perfaqesojnë komunitetin e shqiptareve, siç eshte ajo qe drejtobet nga gazetari dhe poeti Ndue Lazri, te cilet shprehin solidaritetin ne perkrahje te vllezerve dhe motra italiane. Dhurimi gjakut – detyre qytetare. Çdo dhurues shpeton jete njerzore.

Tragjedia qe preku Italinë alarmoi opinjonin nderkombetar, e para ishte Rusia e Putinit, e cila dergon 10 mije trupa xheniere te specializuara per perbadhimin e fatkeqesive natyrore.

Popullata e Romes ishte e para qe u mobilizue me dergimin e ndimave humanitare, si ushqime, uje dhe batanija e rroba veshmbathje. Zemra e Italisë i ngjan nji bombardimi te pameshirshem… Pse ky ndeshkim i natyres mbi popullin bujar e bukë-dhanë te Italisë?

Shpresa per ta perballuar me sa ma pak viktima, megjithse deri ne kete moment shifrat jane teper te dhimsheme dhe trishtuese. Operacionet e shpetimit po punojnë diten dhe naten, gjithçka ne gadishmeri, ambulanca, helikopterë, dyert e spitaleve te hapura, ne gadishmeri nr. 1. Qeveria dhe pushteti lokal aty ku shpirtat nen rrenoja renkojnë.

Terracina, 25/08.2016. Itali