Për diskriminimin e shpifur…

0
247
Gjergj Bajram Kabashi
Gjergj Festim Kabashi

Gjergj Festim Kabashi

Kushdo që mendon se është diskriminim fetar përqeshja satirike përmes karikaturës, e ka gabim. Ka shekuj e shekuj deri në ditët e sotshme që mendimtarët botërorë; shkrimtarët, poetët, piktorët si Picaso ta zëmë, filozofët etj., i përqeshin personazhet e Biblës e të librave të tjerë të shenjtë. Muslimanizmi deri tash nuk e ka përjetuar demistifikimin e tillë përmes gjuhës së karikaturës, prandaj Muslimanët “preken aq shumë“.

Duke qenë se nuk kanë si të jenë pjesë e «brengave e synimeve panislamike», Shqiptarët duhet t’i shikojnë punët e veta, e të mos bëhen pjesë e “pikëllimeve” dhe shqetësimeve të huaja, sidomos jo të atyre nga “bota muslimane” që s’i përkasin, se janë duke i gënjyer e mashtruar ata që u thonë se janë “pjesë e asaj bote“. Sidomos hoxhallarët. Jo! Shqiptarët janë Shqiptarë, pjesë e shtratit të vet jetësor në Gadishullin Ilirik, Europë.

Praktikat religjioze janë dicka tjetër. Feja është personale: nuk është ADN, as gjen, as gjak, pra as Gjuha Shqipe!

Prandaj, ju Anti-Shqiptarët legalë duhet t’i leni përrallat neveritëse, me të cilat nuk mund ta bindni më asnjë njeri normal. Ju neotomanët e panislamistët e tërbuar, pra ju që vazhdoni ta helmoni e mendoni se mund ta zhbëni popullin shqiptar përmes “fesë së shumicës“, do të duhej të heshtnit tash. Pasi i keni kaluar të gjithë kufinjtë.

Për idetë globale të religjionit islam, është duke u angazhuar vazhdimisht BIK-u, të cilit iu lëshuan frenjtë aq shumë këtyre njëzet e një viteve, sa që tash i ka hyrë mendja se është shtet brenda shtetit, apo shtet mbi shtetin.

Edhe Kisha Serbe vazhdon t’i nxisë e përkrahë idetë serbomëdha, por ajo këtë e bënë për veten e vet, pavarësisht se nuk ka të drejtë.

Ndërkaq, “bashkësitë tona islame” e bëjnë për Truqinë neootomane, për islamin Botëror, e indirekt edhe për interesat e Serbisë.

Prandaj, ta përkrahim gjuhën e satirës gjithandej, sidomos atë të frymës së Charlie Hedbo, që i satiriozon e karikon figurat e “paprekshme” e “të shenjta” të të gjitha religjioneve, pasi që dihet se dogma vret. Sidomos dogmatizmi fetar.

Ata që mund të na flasin “për diskriminimin” ndaj fesë së caktuar, jam i bindur se nuk e kanë nga dashamirësia ndaj asaj feje (besimi religjioz), por për shkak të agjendave Anti-Shqiptare serbe e greke, për të cilat interes mbi interesat është që Shqiptarët të mbyten e fundosen në Islam!

Por, Shqiptarët nuk do të mbyten në pellgjet e kënetat e asnjë religjioni, pasi janë vetëm Shqiptarë !

Në vendet tona Shqiptare, i diskriminuar dhe i ndjekur është vetëm Shqiptarizmi, e kështu nuk mund të vazhdohet më tutje.