Në një replikë me prof. Pirro Prifti, i cili e justifikon prerjen e kokës së një mësuesi në Francë, duke e konsideruar atë si të nxitur nga diskriminimi fetar…
Pirro Prifti
I nderuar Arben je komplet jashte binareve madje te paska dale nga vendi zari i llogjikes.
Je nje ateist i papare. Nuk e di e ben per tu dukur apo se je i pafe.
Shqiptaret jane populli qe e ka kuptuar me mire nga te gjithe – se te vritesh per arsye fetare eshte e kote dhe padobi. Kete shqiptaret e kuptuan pas perplasjes qindra vjeçare me perandorine osmane. E kuptuan se per te mbijetuar duhej te pershtateshin.
Arben Çokaj
Pirro Prifti, shqiptaret nuk janë dhënë edhe aq pas fesë në histori, pasi siç e sqaron edhe prof. Mathieu Aref: “Për të qënë Shqiptar nuk ka nevojë të jemi as mysliman as besimtarë i një feje tjetër.” Por z. Aref jeton në Francë, ka ndjenjë e kulturë europiane si unë, kurse ti jeton në Shqipëri dhe bie pré e një mentaliteti të theksuar oriental e fetar shqiptar. Dhe nuk ka asnjë vështirësi për ta kuptuar, se shqiptarët nga komunizmi kaluan nën një skllavëri tjetër ideologjike, atë fetare pas vitit 1990, ku dominon islami. E kjo është regres. Nëse komunizmi ishte më racional e produktiv, por dështoi si rrjedhojë e planifikimit të ekonomisë, kryesisht, një shoqëri e fetarizuar si ajo e jona sot, nuk ka asnjë shans, kuptoje mirë një herë e përgjithmonë: asnjë shans, që të zhvillohet, kur edhe njerëzit e shkolluar si ti, i kam parë edhe të tjerët që mbahen për profesora e intelektualë, bien nën zgjedhën e fesë! Feja është skllavëri! Nuk vjen zhvillim prej saj, vetëm prapambetje.
Nuk kam dëshirë me u zgjatë këtu, por kush e din rolin e fesë që nga krijimi i saj e deri sot, e din se feja nuk e zhvillon një shtet, dhe parimisht është gjithmonë në konflikt me shtetin. Sa më i fortë roli i fesë në një shoqëri, aq më i dobët shteti dhe ligjet e tij. Liria ose kufizimet që një fe lejon, ndikojnë në një shoqëri besimtarësh dhe kjo ndikon pastaj edhe në zhvillimin e saj. Europa e kaloi Mesjetën – periudhën më të errët të saj, ku shkencëtarët digjeshin në turrën e druve prej një feje, më liberale në gjenezë se ilami. Ju që justifikoni vrasjet për hir të fesë, ju jetoni ende në mesjetë, nga pikëpamja konceptuale. Fatkeqësisht këtë mesjetë nuk e kam parë vetëm te muslimanët, por edhe te katolkikët, e tani me ty, edhe te ortodoksët shqiptarë. Pasi ne na dominon islami, e ju për inat të njëri-tjetrit, në vend që ta injoroni fenë, ju po shkretoni pas saj.
Sa për dijeni, në Europë nuk jepen njerëzit edhe aq pas fesë, pasi shtetet janë laike, të pafe si unë e shumë të tjerë! Ne nuk kemi dalë jashtë binarëve të arsyes, por ju jeni në shtratin e binarët e fesë. Sipas studimeve, shoqëritë e prapambetura e në zhvillim e kanë përqindjen më të lartë të besimit fetar në popullsitë e tyre. Në vendet e zhvilluara, besimi fetar ka ardhur duke rënë ndjeshëm. Vetëm vitin e kaluar në Gjermani e lanë kishën disa qindra mijëra vetë. Dhe tani ka rreth 52% besimtarë në Gjermani, e po ecën punët kështu, shumë shpejt besimtarët në Gjermani do të jenë më pak se gjysma e popullsisë. Kurse në vendet Skandinave, kjo përqindje e mosbesimit ka kohë që është mbi 50%. Kjo tregon se Frojdi e parashikoi mirë këtë punë, që me rritjen e dijes dhe arsyes, feja do të vijë duke u zhdukur, në punimin e tij “Mosiu dhe feja monoteiste“…
Por jo në Shqipëri, jo për ju, që justifikoni edhe vrasjet në emër të fesë! Pse ndodh kjo? Nga histeria kolektive që shoqërinë tonë e ka kapur pas 1990-s, të shkretimit fetar. Shurdhoheni përditë nga eZani i naltë e neurozat fetare dhe jeni të paaftë e nuk dini të dilni nga ajo gjendje. Prandaj edhe premisat që Shqipëria të zhvillohet nuk duken edhe aq premtuese. Vetëm me shkollim e dije, orientim racional drejt shtetit nacional e laik, drejt punës e zhvillimit, mund të kemi shanse të dalim më shpejt nga gjendja iluzionare, që është krijuar tek ne!
Pirro Prifti
Mendimi i z. Arif eshte njelloj si mendimi i sh. Enver.
Sidoqofte shqiptaret perkundrazi jane shume te dhene pas fese por nuk e shprehin sepse perzjerja fetare islam & krishtere brenda familjeve shqiptare eshte e madhe dhe keshtu ata per te mos patur perplasje hapin rruge ose behen indiferente ndaj debateve fetare.
Mos harro shqiptaret jane nga vendet me te arsimuara ne bote.
Dhe Arsimimi e shmang dhunen fetare.
Injoranca shkakton dhune.
Arben Çokaj
Nëse një shoqëri merret me fe, ajo e tregon veten si shoqëri e pazhvilluar, e prapambetur, e shembur. Dhe feja nuk të lë të zhvillohesh, se gjen simbiozë me injorancën e popullsisë. Një intelektual – sipas Frojdit, nuk ka asnjë mbi kokën e tij, as Zotin. Pasi mendimi i pavarur, nuk pranon nënshtrim nga askush.
Feja u krijua nga skllevërit hebrej – sqaron Hegeli, në përpjekjen e tyre për të fituar lirinë. Dhe në fakt ata ngaqë lirinë në tokë nuk mund ta fitonin, dhe e shpresuan atë në qiell. Ata as e fituan lirinë, por fituan një pronar të dytë: Zotin si pronar. Dhe secili e di, se feja u bë pronar i dytë pas shtetit në shoqëri. Kjo sqarohet edhe me thënien që i atribuohet Jezu Krishtit: “Jepi Çezarit (shtetit) atë që është e Çezarit, dhe Zotit, atë që është e Zotit.” Pra, Zoti si pronar.
Hebrejtë – bijtë e Solomonit, e zgjidhën këtë punë duke e ndarë në atë kohë shoqërinë në 13 pjesë/fise – sqaron Hobbes te Leviatan. Fisin e Levit e lanë pa pjesë, 12 fiseve të tjera iu dhanë pjesë, dhe ato i detyruan që të jepnin 1/10-n e pasurisë për fisin e Levit. Kështu që fisi i Levit – ai që merrte të ardhurat nga feja, mori 120% të fitimit…
Tani kjo mënyrë ndarjeje i intereson atij që përfiton prej fesë, prandaj feja mori rol, dhe vazhdon ende edhe sot të ketë rol mbi shoqëri. Por me rritjen e dijes dhe vetëdijes, dhe lirive të individit, feja ka ardhur duke humbur terren.
Në njërën anë toleranca fetare, e në anën tjetër zhvillimi i shoqërisë. Si mund ta gjejmë balancën në këtë rast, ku dëmi të jetë minimal? A tolerojmë ne shqiptarët duke iu përkulur fesë? Apo duke i treguar asaj vendin që meriton? Zhvillimi i ulët i shoqërisë shqiptare tregon se ne tolerojmë, duke e lënë fenë të bëjë si të dojë, duke na dominuar përditë, psh. me eZanin e naltë! eZani i naltë me atë frekuencë zëri të lartë, i thyen rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut në Shqipëri, duke u bërë një tingull shqetësues dhe i dëmshëm për shoqërinë. Kjo e paraqet shoqërinë tonë si të shtypur e të shembur!
Sipas studiuesve, kemi relativizëm global dhe relativizëm epistemiologjik. Unë hyj te kjo e dyta, ku gjërat shihen me relativizëm, duke iu referuar konstruktivitetit të fakteve shkencore. Ndërsa relativizmi gloal thotë se nuk eksiston ndonjë e vërtetë absolute, se Zoti për ta, iluzioni pra, është absolut, prandaj ai relativizon gjithçka, sepse konstruktivitetin e fakteve e ka ndryshe, jo duke u bazuar mbi faktet reale, dhe nuk mund të mos jenë inkoherent.
Për ta ilustruar këtë, mund të japim një shembull: sistemi i Ptolemeut, që u përdor nga feja dhe sistemi i Kopernikut, që u sulmua në fillim nga feja. Sistemi i Ptolemeut e bënte tokën në qendër të universit, por në fakt konstruktiviteti i fakteve shkencore nxorri në dritë, se dielli është në qendër të sistemit tonë diellor, e më pas mësuam më shumë. Tani kujt t’i besojmë? A po del se me rritjen e dijes dhe vetëdijes, padituritë ndriçohen dhe njeriu humbet edhe besimin te feja?! Se feja është një iluzion, nuk është e vërtetë!
Arben,
Se pari ta precizojme nje çështjen si vijon:
Sot nje njeri ne Shqipëri apo në Kosovë qe ka prejardhje SHQIPTARE, dhe hyn në faltore Islamike, është një person me probleme depresive ose probleme tjera kryesisht mendore.
Pra faltoret ISLAMIKE janë objekte ku njerëzit kërkojnë shërim.
Nje SHQIPTAR që e ka mendjen e shëndoshë, kurren e kurres nuk hyn ne keto objekte turko-arabike.
Ai SHQIPTAR qe thotë se eshte Musliman ai nuk eshte SHQIPTAR, sepse Muslimani e ka te ndaluar kombin… dhe te gjithe jane UNIFORM… të barabartë MUSLIMANË.
Pershendetje.
Komentet janë mbyllur.