23 Tetori i vitit 1871 është data që shënon lindje e At Gjergj Fishtës.
As në mërgimin e gjatë e të mundimshëm nuk e kemi harruar kurrë Fishtën e madh por e kemi kujtuar në raste të veçanta, megjithëse i përjashtuar nga regjimi komunist. Në këtë shkrim tepër modest, të botuar në revistën, “Jeta Katolike” Shqiptare” në Nju Jork mund të gjeni një përmbledhje të darkës kushtuar Poetit të Madh të Kombit, At Gjergj Fishta, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, me 24 tetor, 1971. Mos më kritikoni për shkrimin, sepse isha duke hedhur hapat e parë të gazetarisë.
Përshëndetje të gjithëve dhe uruar ditëlindjen e Fishtës së Madh e të pavdekshëm!
Miqësisht,
Frank Shkreli
Për mua poezia kushtuar GJUHËS SHQIPE nga GJERGJ FISHTA është kryevepra e shkruar ne gjuhën SHQIPE… dhe Interpretimi i saj nga Reshat Arbana është absolutisht fantastik… dhe kete interpretim do te e kisha futë ne çdo vit shkollor dhe ne vitin e parë te studimeve Universitare ne Trojet Shqiptare… si poezi apo lende obligative.
Komentet janë mbyllur.