SATIRIKA, STIGMATIKA DHE STILISTIKA ARTISTIKE

0
355
Sali Leka

Tregim nga libri: “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”

Dy persona lexues të apasionuar me vullnet të aftësuar më telefonuan dhe më thanë: “Sali neve i lexojmë në gazetë tregimet dhe poezitë e tua të mrekullueshme. Na kanë pëlqyer shumë, por në poezinë me titull: “KËNDOJ PËR LETËRSINË JEHOJ ME DITURINË, DY VARGJE I KENI SHKRUAR GABIM. PSE KËSHTU SALI? E KENI PRISHUR TËRË POEZINË

SALI LEKA

Edhe unë u fola, u tregova: Poezitë e mia nuk kanë asnjë varg gabim.
Poezia nuk lexohet si roman, por këndohet si vital vigan, poezitë e mia aq sa janë lirike eposike metaforike, brilante të shijshme aromatike, janë edhe satirike, stigmatike dhe stilistike të mrekullueshme. Poezitë e mia nuk janë absurde, as abstrakte, as pompozike, as enigmatike, as fantazmorike, por janë shinike hiperbolike, filozofike, jetike, iradinike, teuratike të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi dhe rrace në të dy hemisferat botërore.

Poezitë e mia janë të tëra për tu bërë klipe muzikore me këngë lirike erotike eposike.
Përpara vitit 1991, në kohën e muzgut dhe skëterrit marksist, poezitë e mia i këndonte këngëtarja e talentuar Liljana Kondakçi dhe u mundua me bërë klipe muzikore me i kënduar publikisht, por e penguan nuk e lejuan censorët dhe mizorët e veprave letrare artistike, jetësore, atdhetare, shembullore dhe kombëtare historike.

Mbas vitit 2001, Liljana më telefonoi dy herë dhe më tha: “Sali nuk jam në Tiranë, por kam shkruar në emigracion.
Kur të kthehem në Tiranë, 20 poezi të tuat do ti këndoj me dy klipe muzikore, por akoma nuk më ndihmojnë, nuk më përkrahin. Jam e vetme”.

Edhe unë Liljanës i fola: E nderuar Liljana Kondakçi, këngëtare shembullore lirike eposike. Kujdesu për jetën tënde atje ku je në emigracion. Tirana po mbushet me këngë gallatë, pa vlerë e pa dobi, për asnjëri. Disa këngë stimulojnë vese të liga brutale vulgare. Disa të tjera janë të pista langare.

Unë jam shkrimtar e poet me 750 poezi, për tu bërë këngë me klipe muzikore, por nuk kam fonde monetare valutore.

Ministria e kulturës në Tiranë, vetëm emrin ka ministri kulture, se me vepra është ministri katrahure dhe mënxyre. U jep fonde monetare llumhanëve banalve, zgërdallëve, serviluckëve, reziluckëve, survejuckëve të sigurimit komunist dhe shtrembalarëve e gënjeshtaruckëve të censurimit mizorist të poezive lirike, erotike, eposike, humaniste, moderniste të poetëve Sali Leka, Piro Kuqi, Frederik Sokoli, Trifon Xhagjika, Viktor Qyrku që e burgosën, e përsekutuan egërsisht e tmerrësisht.

Poetin Trifon Xhagjika e varën në litarë, poezitë e tij atdhetare kombëtare historike i mbyllën në hangar.
Poetin Viktor Qyrku e kërcënuan e tmerruan i thanë: Nuk i botojnë poezitë e tua, poet dekadent, reaksionar modernist dhe do të burgosin, do të pushkatojnë.

Viktori u frikësua dhe vrau veten.
Viktori ishte i njohuri im, por jo shoku im.
Shokët dhe shoqet e mia unë i kam ndihmuar dhe mbrojtur që mos të vrasin veten. Mos të dëshpërohen nga përndjekjet dhe përsekutimet makabre.
Mua egërsisht më kanë kërcënuar: “Nuk i botojnë tregimet e poezitë e tua Sali Leka, por do të pushkatojnë, do të groposin pa varr. Poezitë e tua janë dekadente, erotike, moderniste, reaksionare, antimarksiste”.

Kurse unë nuk u frikësova, nga egërsia dhe tmerri mizorist enverist ramizist. As nuk u dëshpërova nga muzgu dhe skëterri i burgut dhe nuk e vrava veten. As nuk e vras, sot që po gëzojmë e do të gëzojmë epokën e shkëlqyer të Edi Ylberit.

Kam inkuadruar dhe inkuadroj njerëzit e mirë, fisnikë, të drejtë, të sinqertë që mos të ngecin në kurthet dhe grackat makabre të maskarejve, zuzarëve narcizistë sharlatanistë që janë strukur dhe fshehur nëpër zyrat e ministrisë katrahurës dhe nëpër dikasteret e tjera të mënxyrës mediatike.

Nëpër këto struktura ogurzeza janë strehuar po ata mizorë e përsekutorë që ishin përpara vitit 1991, në kohën e sketerrit të egër, më i egër se ujku i beterrit.

Për ata që nuk janë dëshpëruar si unë, por kanë qëndruar dhe rezistuar të pafrikësuar i përshëndes me admirim, me iradin sublim me poezinë e titulluar:

DEL VASHA ME BLERIM E SHKËLQIM

Dal nadje herët në saba agim.
Vrapoj, shikoj e shëtis nëpër lëndina.
O sa mrekulli, o sa gëzim.
Del edhe vasha me blerim e shkëlqim.
E me fol me finesë e delikatesë.
A më njeh o poet, a të kujtohet.
Bashkë kemi mbledh lule shqerra.
E kemi bredh 22 pranvera.
Edhe unë i fol me poezi e debulesë.
Të kam njohur e nuk harrohet.
Takimi e përmallimi ditës parë.
Ashtu si sot ndriste kthjellimi si beharë.
Ti ishe e je Blerina sy delina.
Më e mira se Ti, as janë, as do të jenë.
200 milion vajza nga India e Filipina.
Me ty krahasohen ato që mbajnë beseën e Fenë.
Unë me ty krenohem e besnik do të jem.
Besnik me jehonë e lavdi.
Bashkë me ty deri në përjetësi.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special ekskluziv me fragmente prozaike.

Poezia DEL VASHA ME BLERIM E SHKËLQIM
E këndova nga libri “BLERINA SY DELINA” por nuk e botuan në kohën e diktaturës komuniste enveriste ramiziste. Edhe librin “ESMERALDA E DRILONA NË EVEREST ARRIN JEHONA”.

I censuruan, i mbyllën në skurrik dhe akoma nuk i hapin në publik, por nxjerrin e përhapin gënjeshtra e trillime të shtrembëra.
Këngëtare e mirë, brilante ishte edhe Alida Hisku, por e akuzuan e burgosen për këngë erotike dekadente, degjeneruese për njeriun e ri proletar komunist revolucionar që ka formuar partia dhe shoku Enver.

Akoma më këngëtare brilante eposike ishte Miranda sojnike shoqja ime solide teuratike, por e penguan e censuruan. Miranda kreshnike u përball u kacafyt me dy drejtorë festivalesh zuzarë dhe mizorë.

Në ditët në vijim për Mirandën fisnike, do të shkruaj tregim special ekskluziv.
Librat e mia romane e novela janë me tregime faktike, me ngjarje jetike eposike të rreshtuar me kapituj.

Çdo kapitull e tregim ka titullin e vet preçiz.
Falenderoj me admirim sublim shokun Dhimitri Fullani Kryeredaktori vital special shembull dhe model, i librave të mia në shekullin XX, koha e sketerrit, që kurrë nuk ka për tu kthyer ashtu si duan mizorët, zuzarët e shtrembalarët marksistë, monstruozistë.

Tiranë, Tetor 2020