Gani I. Mehmeti
Me sa po shihet, Asociacioni i Komunave me shumës serbe, nuk duhet të themelohet fare.
Ky Asociacion është bërë kaq problematik ende pa u themeluar, po kur të themelohet, vallë sa do të bëhet problematik për Kosovën, sa ende nuk mundemi as ta themi, sepse serbët kanë diplomacinë e zhvilluar, aq më shumë kur ata nga asgjë, nxjerrin diçka. Po kur të kenë diçka…
Asociacioni serb është një dardhë me bisht për Kosovën, sa neve nuk na e merr as mendja sot se çfarë do të dali, sa problemet do i krijojnë serbët përmes tij. Ata, në këto komuna do e sjellin Serbinë.
Paramendo, ne themi se Kosova është shtet, ndërsa sot, edhe në këto komuna askund nuk shkruan Republika e Kosovës, por Republika e Serbisë! Dhe Qeveria e Kosovës hesht, dhe ka heshtur që moti, që nga kur është shpallurt Pavarësia e Kosovës!
Nëse në komunat në veri të Mitrovicës qenkan si qenka nën UNMIK, po komunat e tjera që gjenden në mes të Kosovës, përse nuk janë integruar në Republikën e Kosovës, apo vallë, jemi duke e mashtruar vetvetën?
Kuptohet, faji është edhe i Qeverisë së Kosovës dhe i atyre që kanë biseduar me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së, sepse asnjëherë nuk e kanë ngritur këtë çështje, çka nuk ka në botë që, një komunë e një shteti të ketë titullin e një shteti tjetër, ta njohë një shtet tjetër e të mos e njohë shtetin në të cilin është, siç janë komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Pra, Asociacioni nuk duhet të themelohet, pa marrë parasysh kushtëzimin e Serbisë për dialog me Kosovën apo jo.
Më në fund, nëse vjen deri tek themelimi i tij, ai duhet të formohet nga Kuvendi i Kosovës, pa kombetenca ekzekutive dhe me kusht që, po e shkeli Kushtetutën e Kosovës, Kuvendi i Kosovës të ketë kompetenca për anulimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Deri sa Serbia nuk i ka zbatuar shumë marrëveshje, edhe Kosova ka të drejtën të mos e zbatojë këtë, madje duke e paraqitur shumë të rrezkishme, rrënim për shtetin e Kosvës dhe si të skaduar nga koha. Ka edhe tjera arsye, se me të, serbët do të ngujohen enklava dhe ndahen nga popujt tjerë të Kosovës në vend që të integrohen e shoqërorizohen.