Nga Binak MAXHARRAJ
Sot ne mengjes herët rreth sabahit janë takuar në një takim urgjent në një restorant ne Prishtinë liderët Hashim Thaçi, Ramush Harajdinaj dhe Kadri Veseli. Për këtë ngjarje, takim privat të tyre po jipen shpjegime ndër me te ndryshmet, bile edhe po bëhën edhe spekulime lidhur me ate se a do te këtë ndonjë krismë nga Haga e cila do te ndegjohet deri ne Kosovë,sepse nëser është afati i fundit kur gjyqetari i procedurës paraprake penale duhet te shpallë vendimin për aprovimin apo jo te e akuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të akuzuar gjashtë muaj më parë për vepera penele dhe vepra kundër njerezimit, qe aktakuza i akuzon për mbi 100 krime.
Sot për këtë takim për kafe të megjesit u hapen shumë fjalë dhe sypozime se ata u takuan për tu përshendet, për t’i thanë lamtumirë njeri tjetrin për te ia bërë halla njerit tjetrit deri ne takimin e ardhshëm pas shumë e shumë viteve.
Pas takimit te kafes së mengjesit i cili zgjati mbi një orë Thaçi dhe Veseli nuk u prononcuan për media.Ishte Ramushi i cili tha diçka për këtë takim.Shkurtë ai tha se u takuam për te biseduar për zhvillimet politike ne vend, por pse bisedohet privatishtë jashtë institucioneve për zhvillimet politike. Kjo është punë e tyre. Por është interesant pasiqe paskan folë për zhvillimet politike ne vend, pse nu ishte thirrë edhe lidieri i LDK Isa Mustafa.
Por me vonë nepër media u pa se nuk ishte puna qe kanë bisedue për zhvillimet politike por për diçka krejtë tjetër. Duke e pasë parasyshë vormakun, apo arrestimin e mundshme te krerve te PDK,për mos me e lanë partinë jetime paskan bisedu për reformimin e qeverisë, thjeshtë për kooptimin e PDK ne qeverin Hoti, qe PDK t’i merr 8 ministri dhe z/kryeministrin, kurse Partia e Harajdinaj te delë nga qeveria me një premtim apo dakortim qe Ramushi të bëhët Presidenrt kur t’i skadojë afati Thaçit apo kur atij t’i komunikohet aktakuza nga gjykata e Hages si i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njereëzimit.
Këtu është edhe sherri i sodit i këtyre liderve, qe Ramushi as se si nuk po mund ta kuptojë. Nuk kamë parë ndonjëherë me tutmakë në politikë se sa Ramush Harajdinaj i shashtrisur për poste e pozita sheterore, anipse fuqia e tij politike është minore, kurrfarë, por qe 20 vjetë shërben si patericë i partive tjera te medha.
Edhe në këtë takim Hashim Thaçi si çdo herë tjetër ia lëshoi mjekrrën Ramush Harajdinaj duke i apremtuar postin e Presidentit në një anë, e nga ana tjëtër duke e nxjerr AAK nga qeveria, qe në fund do te mbetet pa asnjanjën, sepse Thaçi nuk e ka në xhep postin për me ja thanë kujtë qe deshiron ai.
Ramushi si naiv ne politik qe është ka harruar se Hashim Thaçi postin e Presidentit ia ka “shitë” dikujtë tjetër, pra atij i cili me gjithë partin e vetë e zjgodhi Thaçin për presidnet para pësë viteve, pra Isa Mustafës i cili ka ambicje për president te ardhëshëm i cili pozitën e presidentit e futi ne lojë kur bënte negociata me LVV për të formuar qeverinë. Por, edhe sikur Thaçi te donte Harajdinaj për president ai nuk mund te zgjidhet sepse nuk i ka numrat, e Ramushi kurr nuk mund te zgjidhet vetem me votat e PDK, sepse kundër i ka votat e LVV, LDK, Listes Srpska.
Pra edhe kesaj radhe Ramushin e mashturan Thaçi dhe Veseli sikur shumë herëme parë. Kësaj radhe vertetë do te ia lëshojnë mjekrren, bile edhe me të gjat së sa herave tjera kur Thaqi ia shtraoi Ramushit tepihun e kuq me te këthye nga Haga duke e mashtruar për pozitën e kryeministrit, ose rastin kur Raushi pas tri viteve protesta për demarkacionin me Malin e Zi qe te mos jipet Çakorri, por prap Thaçi ia qerroi sytë duke i thanë postin e kryeministrit sa për ta votue demarlacionin dhe demarlacioni kalo ne Kuvend, huçi Qakorri kur se Ramushi parap mbeti me gishta në gojë sepse dikush ia bëri sherrin qe e arrestuan ne nj qoshe ne aeroportin e Parisit kurse Ramushi mbeti duke i ra filikaqes.
Edhe takimi i sotit e ka te njejtin qellim qe te lanë Ramushin me gishta n’gojë për pozitën e presidentit te cilën Thaçi veç e ka bërë Pazar, e ka shitë të Isa Mustafa. Për këtë arësye Isa Mustafa gjatë dialogut maraton prej 6 muajsh me LVV për themelimin e qeverisë e futi si pykë në dialog postin e presidentit.
Nese Ramushi e kupton dhe ka sens politike këtë qellim e kishte edhe takimi i sotem me Thaçin e Veselin, t’i premtohet ajo qe si takon, qe nuk mund te arrijnë qe si kunder vlerë të këtij mashtrimi ta nxjerrë Ramushin nga qeveria Hoti për te korruptuar PDK, pra për te rëhataur PDK qe te mos shastriset e tëra kur te mebet pa lider.
Kurse Ramushi si çdo herë kur delë i lagur nga pazaret makabre me Hashim Thaçin si mbetet gjë tjetër, por si çdo herë ie i futë këngës.