“Kemi frikë për Amerikën, duhet mbështetur Biden”. Letra e hapur e firmosur nga 780 liderë të Sigurisë Kombëtare…

0
467
Biden

mes tyre ish-ambasadori amerikan në Tiranë

GazetaDita.al, 21 tetor 2020

Fushata presidenciale amerikane ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe kur shumë pak ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve.

780 figura të njohura amerikane kanë bërë thirrje për të mbështetur kandidatin, Joe Biden.
Mes tyre, bie në sy dhe emri i ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu.

Përmes një letre të hapur për qytetarët amerikanë, figurat e njohura prezantohen si njerëz që i kanë kushtuar karrierën dhe në shumë raste kanë rrezikuar edhe jetën për Shtetet e Bashkuara.

Ne jemi ish-nëpunës publikë, që kemi përkushtuar karrierën tonë dhe në shumë raste kemi rrezikuar jetën tonë, për Shtetet e Bashkuara. Ne jemi gjeneralë, admiralë, oficerë të lartë, ambasadorë dhe udhëheqës të lartë civilë të sigurisë kombëtare. Ne jemi republikanë, demokratë dhe të pavarur. Ne e duam vendin tonë. Fatkeqësisht, ne gjithashtu kemi frikë për të. Pandemia COVID-19 ka provuar se Amerika ka nevojë për udhëheqje parimore, të mençur dhe të përgjegjshme. Ne mbështesim Joe Biden për të qenë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Ai është udhëheqësi që i duhet kombit tonë”, shkruhet në nisje të letrës.

​“Ne besojmë se Joe Biden është, mbi të gjitha, një njeri i mirë me një ndjenjë të fortë të së drejtës dhe të gabuarës. Ai udhëhiqet nga parimet, që e kanë bërë Amerikën të madhe prej kohësh”, shtojnë ata.

Sipas nënshkruesëve, integriteti dhe ndershmëria e Joe Biden është e padiskutueshme, dhe pozicionimi i tij bazohet në gjykimin e shëndoshë, dhe vlerat themelore amerikane.

Ata theksojnë se demokrati Biden beson në përgjegjësi personale dhe është përballur me sfidat më të vështira të politikës së jashtme të Amerikës për dekada, duke mësuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo, në një botë të rrezikshme.

Sa i takon Trump, nënshkruesit shprehen se falë qëndrimit përbuzës dhe dështimeve të tij, aleatët nuk kanë më besim ose respekt për SHBA-në dhe armiqtë nuk kanë më frikë nga ta.

Joe Biden ka karakterin, parimet, mençurinë dhe udhëheqjen e nevojshme për të drejtuar një botë në zjarr. Kjo është arsyeja pse Joe Biden duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara; pse ne e mbështesim fuqimisht zgjedhjen e tij; dhe pse i nxisim bashkëqytetarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë”, mbyllet letra.

Për letrën e plotë dhe emrat e nënshkruesve klikoni KËTU.

j.l./dita