PANDEMIA POLITIKE

0
263
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Përditë. Përnatë, në mjetet e informacionit dëgjoj, tek ne dhe nëpër botë: Kaq e kaq të infektuar me Covid -19. Kaq e kaq të vdekur. Kaq e kaq të shëruar, në spital. Kaq e kaq nuk e mbijetuan Luftën me Koronavirusin. Aspak, informata qeveritare shtetëtore, sesa: Fëmijë janë të lindur në një kohë Pandemie politike, “amikun e padukshëm”?!

Edhe, më janë bërë banale porositë partiake politike qeveritare në Jetën e përditshme. Edhe, më zi se në sistemin ish komunist: Lani duart me sapun! Mos dilni në rrugë pa maska. Dy metra larg, rrini edhe me Gruan besnike! Miken. Dilni, në verandë dhe kërceni me këngë krahpërkarhu me Arushën me dajre, sesi heq valle në Ditën e Sotshme Neokomuniste!…

Nuk pajtohem me këtë propagandë partiake politike: Të vdekurit, edhe Unë i dimë këto pëllitje partiake “artistike”. E, sa ka të lindur gjatë 24 orëve?! Nesrër, do ta thonë vetë. Pse, nuk e informoni popullin pas numrit të infektimimeve me Coronavirus pas vdekjeve: Përveç, të infekturve, shëruarve, dhe të vdekurve. Edhe, me numrin e të lindurve?! Kaq e kaq kanë lindur me Covid -19, në Ditën e sotshme?!

Mjaftëni, më! U lodha me Pandeminë politike! Populli, nuk ka nevojë për t’u infektuar nga Koronavisusi partiak: Shëruar në spital, dhe numrin e të vdekurve me katër krah dhe polici të më shpieni në varr, rrëzë Çuke?!

Po, ka nevojë gjatë 24 orëve: Edhe, për numrin e të lindurve…