Shtetet tona, SHBA dhe BE-ja duhet ta shpëtojnë Luginën e Preshevës nga terroristët islamik me pamje Europiane, të krijuar nga Serbia

0
485
Skënder Jashari - UÇK

Skender Jashari

Skena me prerje koke dhe shumë skena të tjera të tmerrshme, kemi pa në vitet e fundit që kanë ndodhur në vendet në konflikt në botën arabe, duke pri sidomos Siria. Tashmë këto skena duket që u bënë realitet edhe në vendet e BE-së, edhe përkundër faktit që shumë studiues, ekspertë të sigurisë, njohës të terrorizmit islamik, kishim ngritur zërin, që më seriozisht ishte dashur të trajtohej çështja e Luftëtarëve të Huaj Terrorist dhe lufta kundër terrorizmin në përgjithësi, e veçmas kthimi dhe pranimi i tyre në vendet tona. Qytetarët më të mirë të BE-së, edhe sot ranë viktimë e kriminelëve më të urryer, për faj të mos veprimit të duhur dhe me kohë të institucioneve shtetërore.

Derisa Rusia, Turqia, Serbia kanë një traditë mjaftë të gjatë të përdorimit dhe instrumentalizimit të feve, kryesisht islamizmit dhe ortodoksizmit, për qëllimet e tyre ekspansioniste e shoveniste. Rusia, Turqia dhe Serbia si kopjuese e Rusisë, kanë një histori të gjatë të përdorimit të feve për qëllime të tyre. Turqia e filloi me emërimin e Genadiusit, në qershor 1453, kurse Rusia e filloi që më 1815, me planin e ambasadorit rus në Sofije, ndërsa Serbia dhe Greqia e filluan në vitet 1844, me Naçertaninë dhe Megali Iden. E në veçanti, tashmë tradita terroriste e këtyre vendeve, është bukur e perfeksionuar, qoftë e Rusisë, ashtu edhe e Serbisë, sidomos këto 120 vitet e fundit.

Nga ana tjetër, Serbia në vazhdimësi në nivel rajonal, kopjon praktikat dhe taktikat paraushtarake, terroriste dhe diverzive nga Rusia, në raport me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën (përfshirë Shqipëtarët në përgjithësi), sepse tashmë dihet që Serbia, në kuadër të Gadishullit Ballkanik është shteti i vetëm që në disa dhjetëra raste ka mbështetur, financuar, dirigjuar, furnizuar, organizuar terroristët islamik dhe akte terroriste islamike, madje edhe përfshirja e serbëve në propagandim, rekrutim, logjistikë terroriste islamike e deri edhe në akte konkrete terroriste islamike.

Terrorizmi islamik para krijimit të konceptit të Al Kaidës së Bardhë, krijesë e shërbimeve sekrete serbe, e kopjuar si zakonisht nga Rusia, identifikohej me pamjen e terroristëve islamik afgan e arab. Tashmë këto dy dekadat e fundit shohim që Rusia, Serbia, Turqia e europianizoi “Terrorizmin islamik”. “Terroristët islamik me pamje Europiane”, është pjesë e krijesave të Al Kaidës së Bardhë, që në thelb nënkupton që terroristi islamik të jenë nga vendet Europiane, apo që terroristi islamik të ketë pamje të moderuar (me pamje të jashtme Europiane), kjo me qëllimin për t’i ikur dyshimeve dhe syrit të zyrtarëve të sigurisë dhe për të futur frikë në masë që duke shiku çdo musliman si terrorist të mundshëm. Që nga fundi i vitit 2010, ishte vërejtur në rrugët e Prishtinës, Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Bujanocit, Novi Pazarit etj, që disa “besimtarë” vehabi, të njohur për lidhje të tyre me Serbinë( qoftë lidhje farefisnore, krushqie, kontraktuale a të tjera, por sidomos të tillë si bashkëpunëtorë të Serbisë) deri në atë kohë me mjekërra tipike vehabike, i rimodeluan si për njëherë mjekrrat dhe pamjen e tyre të jashtme.

Pos kësaj, në po këtë kohë, një kushëri i imi, i cili kishte shoqëri shumë të ngushtë me një agjent islamik të Serbisë, në ndër tjerash kuptoja që synimi i Serbisë në këtë aspekt kishte filluar më herët, me qëllim për minimin e Pavarësisë dhe Shtetësisë së Republikës së Kosovës, në arenën ndërkombëtare, e që për këtë terroristët islamik duhej të dukeshin “më njerëz normal” që të prezentohej para opinionit botërorë, se edhe Shqipëtarët musliman të zakonshëm janë terrorist islamik- e jo vetëm ata që duken si Bin Ladeni në pamje. Vetëm disa muaj më pas do ndodhë akti terrorist islamik në Aeroportin e Frankfurtit, nga terroristi islamik i Serbisë Arid Uka.

Duke mos përmendur më konkretisht, Zyrat islamike dhe Organizatat islamike në disa qytete të Kosovës, në Luginë të Preshevës, Maqedoninë e Veriut etj, po ashtu edhe një numër të hoxhallarëve vehabi, të cilët sendërtuan këtë transformim të “pamjes” së jashtme të terroristëve, ekstremistëve dhe radikalëve islamik (shikoni hoxhallarët vehabi që në vitet 2008-2018 ndryshuan pamjen e veshjes, mjekrrës a edhe qëndrimet fetare nga më radikale gjoja më të buta). Më pas edhe “fetvaja” e famshme e ISIS-it, që terroristët islamik me qëllim që të depërtojnë në vendet tona (BE-së), mund të vendosin edhe kryqin (të duken të krishter), për t’i ikur dyshimit, e lëre më që të maskojnë pamjen e jashtme.

Duke qenë se Lugina e Preshevës, si një ndër zonat etnike Shqipëtare, ku fillimisht shfaqen fillet e fenomeneve të reja terroriste islamike të lidhur me Serbinë, Turqinë, përfshirë edhe botën arabe, e që nuk ka ndonjë nga format e terrorizmit që nuk janë prediku, propagandu, tregu e që nuk kanë ndodhur më pas në vendet e BE-së. Tashmë për të vazhduar terrorizmin islamik, hoxhallarët e rimodeluar nga padronët e tyre( shërbimet sekrete Ruse, Serbe, Turke), kanë kaluar në fazën tjetër. Kjo fazë është propagandimi modern islamik e terrorizmit islamik kundër individëve, që ka të bëjë me etiketimin si anti-islamik, islamofob, apo edhe me adresa të rrejshme kryesisht në rrjetet sociale duke i etiketu edhe si bashkëpunëtorë të Serbisë( kjo karakteristikë specifike e turkofilëve në Trojet tona). Kjo mund të duket thjesht si një fyerje, shpifje, apo opinion personal i një hoxhe radikal( të moderuar tashmë), por në fakt, qëllimi final është nxitja e aktit terrorist islamik konkret kundër atij personi.

Sepse tashmë ka një substrat të qëndrueshëm të terroristëve islamik vendas, shohim disa sosh edhe në Trojet tona, që edhe në rrjetet sociale hapur deklarojnë gatishmërinë për akte terroriste islamike konkrete, hapur propagandojnë dhe bëjnë kërcënime terroriste islamike konkrete. Prandaj propaganda e tillë, e pasanksionuar dhe që nuk ndjeket penalisht, bëhet me qëllim që këta radikal e ekstremist islamik të nxiten dhe të kryejnë akte terroriste islamike kundër individëve konkret-shembulli i fundit ishte ai i Samuel Paty, ku nxënësit islamik të klasës treguan se mësuesi i tyre i paska tregu foto të Muhamedit, pastaj disa nga të arrestuarit, kanë bë propagandë moderne të terrorizmit islamik, për pasojë një “terrorist islamik me pamje europiane” i nxitur nga kjo propagandë moderne e terrorizmit islamik, kreu aktin terrorist kundër mësuesit.

Para se të ndodhë akti terrorist islamik në Francë, kundër Samuel Paty, propaganda moderne e terrorizmit islamik, në Trojet tona, është evidente tash gati e dy vjet, e që viktimë të kësaj propaganda janë disa Shqipëtar që janë piketu si anti-islamik. Shteti nuk ka ndërhy ende në asnjë rast, për fat të keq, propaganda moderne terroriste islamike, ende nuk shihet si rrezik për nxitjen e akteve konkrete terroriste islamike. Duke qenë se tashmë ka më shumë se 2 vite që kam dorëzuar edhe kallëzime penale, që lidhet me “nxitjen e akteve terroriste islamike, përmes kësaj forme të propagandës” e që Prokuroria Speciale e Kosovës, si zakonisht amneston terrorizmin islamik, siç amnestoi edhe më parë hoxhallarët vehabi, dënoi me dënime jashtlogjike dhe jashtligjore minimale terroristët islamik etj. Propaganda moderne e terrorizmit islamik, e shfaqur në formë të organizuar dhe në nivel transnacional, është vërejtur hapur kohëve të fundit, në Luginë të Preshevës, pjestarë të së cilës operojnë edhe në Kosovë( Kaçanik, Prishtinë), Maqedoni( Kumanovë dhe Shkup), Francë( Aix-Les-Bains etj), Gjermani( Frankfurt etj) etj.

Propagandues dhe mbështetës të propagandës moderne të terrorizmit islamik në këtë rast janë edhe një fraksion i Bashkësisë Islame në Preshevë, disa zyrtarë të medresesë së Preshevës, disa hoxhallarë të disa xhamive në Preshevë dhe rrethinë të saj( kryesisht të xhamisë të Stacionit hekurudhorë, xhami e ndërtuar edhe me ndihmën financiare edhe të Serbisë etj), disa agjent islamik të Serbisë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë. Këta mbështesin propagandën moderne të terrorizmit islamik, kundër individëve të caktuar, sipas tyre të piketuar si anti-islamik, islamofob etj. Duke qenë se personalisht jam piketuar si një anti-islamik sipas tyre, e që propaganda moderne terroriste islamike, ka dy vite që është aktive kundër meje, më ka dhënë mundësinë që të hetojë më në detaje këtë fenomen.

Prandaj çdo zë kritik, kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik si dhe kundër ndikimit turk në Luginë të Preshevës dhe në Trojet tona, menjëherë piketohet nga grupi i propaganduesëve të organizuar.

Franca është bërë një çerdhe e “terroristëve islamik me pamje europiane” ku vitet e fundit kemi pa një fluks tepër më të madh të islamikëve bashkëpunëtorë të Serbisë nga Lugina e Preshevës( ku kanë gjetur banim edhe pjestarë të grupit të propaganduesëve modern të terrorizmit islamik, nga Lugina e Preshevës dhe Kosova) dhe jo vetëm, që janë vendosur në këtë vend, me arsyetimin aparent gjoja si më i favorshëm për fitim të shtetësisë, por në prapavijë është arsyeja se ka numër më të madh muslimanësh, më të radikalizuar sesa disa vende tjera. Pa përjashtuar këtu edhe Gjermaninë dhe Belgjikën, derisa Austria ka qenë shembulli më i mirë që i ka parandalu “grupizimin dhe vendosjen e terroristëve të mundshëm islamik me pamje europiane”.

Terroristët islamik me pamje europiane, këto dy javë, nuk vepruan pa një komandë të përbashkët të tyre. Mund të vërehet lehtësisht, që edhe rasti i Samuel Paty, është në kuadër të “fushatës terroriste islamike e terroristëve islamik me pamje europiane”. Në pamje të parë, komanda e këtyre “terroristëve islamik me pamje europiane” duket e dhënë nga Rusia-Turqia në nivel Europian, kurse në nivel Ballkanik duket e dhënë në të njejtën kohë edhe nga Serbia.

Prandaj është shenjë shumë e qartë, shumë serioze, që tregon sesa serioze është situata, sesa përgjegjës janë institucionet shtetërore, që nuk ndalojnë këtë formë të re të propagandimit modern të terrorizmit islamik, përmes të cilit nxiten akte terroriste islamike konkrete. Serbia në anën tjetër në Luginë të Preshevës, mbështet fuqishëm duke rekrutu në kuadër të grupit të tillë edhe bashkëpunëtorë të saj. Prandaj imponon nevojën që shtetet tona, SHBA, BE, të intervenojnë, që të ndalohet kjo formë e terrorizmit islamik të nxitur, organizuar dhe në format tjera të ndërlidhura me Serbinë.

Më: 20.10.2020

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.