Një tufë me poezi nga Mustafa Spahiu

0
422
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

BJESHKËT PA BAGËTI

Idhnak ngela kësaj pranvere – vere,
Duke ëndërruar sikur në fëmijëri, i
Ngjita tëbanet e bjeshkës si çdo here,
– Për t’i bërë stinimet tok me bagëti.

Imazheve kot sytë i kullota n’ato maje,
Barinjë me grigjash s’gjeta as te mrizi!
Puhiza hapat m’i bareste nëpër lugaje;
Beft më ngjoku një gjemb murrizi! Sa

Lotët e gjelbërt shkoklonin ato fusha
Gjithandej ku – unë – e rrita shtatin…
As cing këmbore, s’pash delet kallusha,
As shqerra, ç’qe kështu shkruar fati?!

S’durojnë ndjenjat – pa jehonash fyelli,
Të përlotur derdhen përrojet me suvale.
– Emrash të barinjëve ç’i ka harruar pylli!
Pse pa bagëti vetmitare t’lashtat male?!

Amën krojet’pashterur e kanë sydëlirë,
Të cemtën zemrash e ruajnë – fshehtësi.
Ftojnë e thërrasin me valëza – xhevahirë,
Pranverën tjetër t’mbushet bjeshka bari’.

Pranverë, maj/qershor 2011, në
Vendlindje


EKSODI SHQIPTAR

Morrën çka morren me vete,
morrën çerepin dhe pragun,
Atë ditë e sot Toplica, Për-
Gjërimisht tund bajramun…

Të pabërat tona ardhësit
I shpërndajnë nga gjithëkah,
Europës e mbajnë gjenocidin
E tyre mbi dy krahë!

Dramën me shtrezë të ngrirë
E shfaqin nëpër buzëmuzg,
Karpatianët tempujve tanë
Psaltin gomarqe si murgj…

Hëngrën të lashtat e arave
Gjelbërimet tona dhe vreshtat,
Varrezave heshtake luanin –
Ballo dimrit, në vjeshtat.

Na shpërngulnin më në jug
Se vera karvanë – karvanë…
Grykës së Gërdelicës i mbulonin
Eshtrat tanë acari me kallkan!

Dinastia e Obrenoviçëve me
Sorrollop të tërbuar – ogurzi!
Dëbonte e vrante shqiptarët
Me top e hanxhar bishë lubi!

1998/2008


HIJA NË GJAKUN TIM

Lumit të dritares së yjve me barkë u
Fut hija në gjakun tim zhgjëndrrës si
Puhizë i flladiti rruazat e bardha dhe
Të kuqe privilegjës së pavdekësisë, e

Çdo kohë niset me shkëlqimin e agut
Që prapëseprapë i shërbejnë njeriut,do
Ndizet fjala si pisha, përpiqem ta ngris
Të kuptohemi: kjo është kënga për mua

Që e ka zërin n’kraharor është ngushtë,
Sakaq rèja e shëmtuar nis ta shkundin
Shiun e paemër t’ardhmërisë t’amshuar
Rrënjët flasin me diellin fjalët e para, pse

Se kuptoj hijen e gjakut tim deri nesër,do
Të hyn në këtë kaltërsi me këndesa t’parë;
Nga brenda përgjigju, o i mallkuar në gji
Të nënës ndoshta i bindur rrjedh ky fis, e

Zëri që thërret ende damarëve buçet, tej
Kufirit të shpirtit po përhapet në rrugët e
Shpirtit çdo kohë shkëlqimi është lëmë –
Që lindja flamurin e gjelbërt e shpalon, sa

Çast i lumtur – thotë – njeriu më i ri
Se lindja, atë reflektim të lumtur, si kur
Bëhen lëshime të vogëla në dashuri, ose
Sikur dashurohet gjaku n’epshet e veta.

Është vjeshtë, tani masën çdo gjë e ka,
Reflektimi i qartë në kristal, mënyrë shumë
E kërkuar – kanë thënë – është koha të
Emërohen gjërat e largëta e të vetmuara.

Fjalët e reja le të më vinë në të parë, ose
Thur poezi duke e shqiptuar Dritën, dhe
Mendimi im të shpjegohet qartë n’faqet
Librit t’Anatomisë ta dëshmoj gjakun tim.

E hënë, 12 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire


K A L O SH I N Ë

Verë për verë magjepsur çdo verë,
Kujtimesh zogjësh – stinonte stinë.
E gatshme rrinte gati – përngaherë,
Magjja lëvizëse – e vogla kaloshinë.

E garkuar thasësh – drithëra përsëri,
Qetë e vyesh’m mbrehur ecnin’gadalë,
Tërhiqnin kaloshinën rrugës pa mërzi-
Tim atë këmbente vështrime pa fjalë?!

Nëpër rrugën gjarpërore – makadam –
Mbi kaloshinë ulur një djalë i thjeshtë…
Rrotat boshtit sjellkëshin rang e dang;
Shikonte imazhe me një shall t’leshtë

Mullisi gungaç priste, ballin me paskaj’
Trokashka vitesh s’ndalej, i njejti avaz…
Thasët e shkarkuar, radha ardhke pastaj;
Një plim rosash rend notonin mbi jaz.

Qetë e vyeshën shikonin erën e marrë,
– I çmbrehnim nga zgjedha pa përtesë,
Përpara u venim dengje me sanë t’parë;
T’dytë-im atë-i puthte n’ballë, për besë!

E premte, 20 maj 2011, në
Vendlindje


K A TH A R S I S
(Durim – pritje)

Ripastrim rrënjësor – ndërgjegja jonë
Don me zhig, bisturi dhe me smilarë
Për të pastruar çdo dregëzë dhe varë
S’hiqet nga shekujt dot lëngat’e vonë!

Shputat kanë prekur në pluhur t’huaj,
Stinët mbi stinë vigmash të trashëguar
Urrejtjen tonë shtrenjtë e kemi paguar;
Gurësh stralli, thonë, mllefin mos e bluaj!

Lëngatë e zezë ka për të na zhdukur, po
E ndjejë si lumë nëntokësor mu në gjak;
Vetvetes ose kujt i kemi hyrë në hak,pse
Nuk e gjejmë një shprehje më të bukur?

Nga mugtira pse lindin ankthet tona, e
Kur na sëmbon djalli klithim me zemër
Dalim t’lënduar shkelur nga një thembër;
Shputat në mërgim sikur gratë beronja.

Ah, sikur të niseshim si rrezja e parë,
Ta lëmë një kujtim në livadh me shpresa,
Të na mban t’gjallë së paku vetëm Besa,
Në qepallë si inxhi ia vlenë për ta varë…

E martë, 13 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire


PENGU I BJESHKËS

Peng e shkrep në bjeshkë jam shtrirë,
Cicërimet e trishtilit m’japin qëndresë
Bulzat e reja rriten me hov – shpresë –
Me kaltëri qielli në ninëza i përtrirë, rri

Ulur grykës së përroi me ujë t’bardhë,
I vë gishtat në thembrat e një fëminie
Ç’më dehet zemra në stinë krenarie, e
Mbajta premtimin: “se kam për t’ardhë!”

Mbi atin e kujtimeve, se kam vështirë
Do të vallëzojë me manushaqe të prillit,
Vallja do të zgjerohet me rrezet e diellit-
Do të shëtisë pllajave kah t’kam dëshirë!

Në habi bjeshka më shikon n’pikllim,
Futem n’tëbanin mbuluar me kashtë,
Sa me mallë përqafohemi bashkë, eja
O, i “vogël” në t’lashtin tënd strehim.

Bjeshka m’i numëroi sakt çdo pranverë,
Tha: “si e paskërke vjedhur vetveten
Po s’ia mohova vargjeve të vërtetën!”
Bjeshkë, ku i ke krojet e pyeta atëherë?

Çiltërt tha:”njerëzit erdhën me t’katra,
Parzmës me tubacione kanë bredhë, e
Morrën ujin tani është duke u derdhë-
Shtëpi më shtëpi-poshtë në fshatra…

Faun’e shpezëria do ketë etje ngoje,
Do shtrohet vesa me rruazat e para,
Nuk do kenë etje, iu qoftë e mbara!
Ujë me bollëk kanë nëpër përroje…

E enjte, 15 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire


S’NDËRTOJ KËNGË TË VERDHË

Frymëzimi nxjerr fjalën shpres’e përflakur,
Jo me terrakota as me klithma pompoze
Të jenë t’qartë Diell – jo bukuri nebuloze, e
Mos bën hije dhe kurrë penëpërgjakur, me

Djerst e vakta fjalën e gjuhës ndale ngojë,
Kujdesu për lulefytyrën se t’bëhet e galme,
S’ka mundësi t’tretë-me mëkat’e përdalme;
Atëherë vetëm kënga-të bëhet si mburojë.

Kur n’ankth dënes e verdha rrufe llahtare!
Në kristalet e tingujve zgjohu me agime, e
Për motive të reja nisu sërisht n’udh’time:
Sa dhembje e bukur, sa dhembje krenare!

Qëndrim qëndrese, larg çastit’ligshtisë
Poeti nuk del logjeve, ik prej mashtrimi
Metaforat e etura ç’i dogji ngashërimi,se
Njëherë n’jetë matet burrnia e burrnisë!

Kënga do durim, kënga ëndrron n’pritje,
Është guaskë e fshehur n’det’pambarim;
Vargjet nga palca janë t’ashtit tim, sepse
S’e duan të verdhën – bëjnë kryengritje.

E mërkurë, 14 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire


T U R T U LL I
(Columba turtur)

Zemrës ke folen ti po ik me gushtin,
Fushave tona n’urtësi je i praruar, ti
Zog shtegtar këngë duke turturuar-
Me ty njësohem, dehem me mushtin.

Zog paqe me shtatë inxhi i dekoruar,
Zemërvogël kush ta dhuroi at aftësi?
Stinëbukurat i magjeps me melodi, dhe
“Ngjyrat e ylberit n’ty kanë purpuruar!”

Kureshtja m’cyti ta gjejë tëndin çerdhim,
T’i gdheli ferishtet që i ruan n’fshehtësi;
Të bekuarat vezë – zemrës thellë në gji…

Nga kokoçelët mora pythjet – lulëzim,
Sytë e tu t’rubint – gjerdane për stolitë,
Për ty s’shterrojnë këngët e bukuritë…

Vendlindje,
E mërkurë, 4 korrik 2012.