Shqiptarët qeverisen nga insektet e kalbura

0
338
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur se skllevër të kujt duan të jenë. Dhe, pasi kanë vendosur të jenë spektatorë të jetës, nuk duhet të habiten që ajo që shohin është teatër.

* * *

Prandaj, në vend që të ngrihen, protestojnë, vazhdojnë të zvarriten, përulen, shiten për një thes miell. E kuptoj varfërinë, por ai thes mielli është vetëm një gëzim jetëshkurtër, fals. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se gëzimi i rremë.

Kushdo që ka qenë i dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për një vit, nuk do të heqë dorë kurrë nga ai vullnetarisht.

* * *

Kanë ardhur rrethanat dhe çasti që shqiptari të zgjedh midis vështrimit e veprimit. Kjo do të thotë të bëhesh burrë.

Të qenët në një gjendje të papërcaktuar, me dy mendje, është e tmerrshme. Meraklitë që shqetësohen më shumë për rënien e mirëqenies së serbëve sesa për veten, janë shqiptarët. Por, për një zemër atdhetare të pamposhtur dhe krenare nuk ka rrugë të mesme.

Shqiptar, mos vajto partinë “tënde” dhe insektet e kalbura që kanë shpallur vetveten politikë-bërës. Por fillo të mendosh, të gërryhesh e të brengosesh për mirëqenien dhe të ardhmen e pasardhësve tuaj. Mos lejo që insektet t`ia dhurojnë pushtuesve edhe atë pak tokë arbërore që të ka mbetur. Në shpirtin e tyre nuk gjendet atdhedashuria, siç ua thonë iluzionet e juaja, por krimbi. Prandaj aty duhet ta kërkosh.

Të jetosh nën atë sistem të kapur nuk është lehtë. Shqiptarët, për shumë arsye, vazhdojnë të bëjnë veprime joracionale që ua imponon ekzistenca, në vazhdimësi i zgjedhin dështakët e këtyre 20-30 viteve. Kjo ndarje e pakuptimtë nga logjika, përbën ndjenjën e absurditetit, marrëzinë që është tërësisht në kundërshtim me arsyen e mendjes së shëndosh.

Të gjitha veprat dhe mendimet e mëdha kanë një bazë burimore apo fillim të thjeshtë. Veprat e mëdha shpesh mund të lindin në një çajtore, njëlloj ndodhë edhe me absurditetin.

* * *

Insektet e kalbura nënshkruajnë gjithçka që pushtuesi kërkon, edhe atë jo vetëm për shkakun se janë tradhtarë, të korruptuar, hajna, servil, por edhe të pagdhendur si duhet, u mungon trimëria, burrëria, dituria elementare që të maten me ato të pushtuesve. Prandaj okupatorët nuk ndalen së kërkuari lëshime, derisa t’ju asgjësojnë plotësisht si vend dhe komb. Gjatë “marrëveshjeve” të pafund me kolonizatorët, të dy palët ulen në anë të kundërta të tavolinës, në karrige druri, ndërkaq ndërmjetësuesit (historikisht dashakeq të njëanshëm) vazhdimisht anojnë nga pala e më të fortit (e të përkëdhelurve të tyre) përveç tjerash edhe për faktin se këta “përfaqësuesit” tanë i konsiderojnë: “Është ulur druri në dru!”

Por, nuk është faji i “ndërmjetësuesve” të tipit Mr. Bean që shqiptarët sundohen nga servilët, që vetëm u bëjnë lajka më të fuqishmëve për të pasur përfitime vetjake.

* * *

Klounët në politikën shqiptare. Ju nuk jeni as fisnik e as kalorës të vërtetë siç u vlerëson ndonjë pseudo-intelektual, por kuaj, thënë më mirë, pela, prandaj edhe çështjen kombëtare e çoni “përpara” me hap pele, njashtu siç u ka urdhëruar pushtuesi. Dhe, është faji i popullit që ka zgjedhur të udhëheqin vendin insektet e kalbura që përveç ligësisë së bashkëlindur, janë të dobët dhe paaftë.

Kur një djalë i pa muskuj, zgjedh të bëhet peshëngritës, familjarët e tij, dhe as vendi nuk mund të presin që ai të fitojë dhe të sjellë ndonjë medalje në Lojërat Olimpike të financuara nga Rusia. Përkundrazi, duhet të jenë të kënaqur nëse gjatë “garave” djalit të tyre (gjoja se përfaqësuesit të vendit) nuk i janë thyer unazat e boshtit kurrizor apo qafa. Harrojeni medaljen.

* * *

Janë të paaftë dhe të papërshtatshëm.
Një tragjedi dhe skandal i plotë, kombëtar. I gjithë aparati shtetëror shqiptar, në shtetin amë Shqipëri, Kosovë, FYROM (…) si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë kombëtar, ka rezultuar i paaftë, nën “udhëheqjen” e insekteve të kalbura.

Shqipëria, Kosova dhe territoret e tjera shqiptare nën okupim, për momentin, kanë nevojë për një udhëheqje të fortë patriotike, si në disa ish blloqe lindore (Vishegrad). Jo domosdoshmërish e njëjta politikë, por që në çdo rast funksionon ekskluzivisht për shqiptarët. Trojet arbërore duhet të qeverisen nga njerëz të pafajshëm që duan më të mirën për Shqipërinë dhe jo nga njerëz që duan prosperitet për veten e tyre.

Detyrat e presidentit apo kryeministrit përfshijnë ruajtjen e Kushtetutës dhe mbrojtjen e çdo qytetari të vetëm. Asnjë shqiptar nuk mund ta rregullojë vendin i vetëm, madje as një president e kryeministër. Ai gjithashtu kërkon qytetarë të informuar dhe ndriçuar nga mendja.

* * *

Insektet e paafta, të pamoralshëm e të pakarakter, me mungesë të rregullave ligjore, me prejardhje të diskutueshme etnike, pa ndjenja kombëtare, servil të pushtuesve dhe dashakeqëve të huaj, të korruptuar e pa integritet, nuk mund ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit të cilin e “qeverisin” (sundojnë): Paprekshmërinë, tërësinë tokësore (të pandarë) që për asnjë çmim – asnjë milimetër i saj nuk guxon t`i dhurohet armikut të përjetshëm.

* * *

Assesi jo minishengeni në Shqipëri dhe asociacioni (republika serbe) në Dardani, edhe sikur ta kërkojnë 100 BE-ja. Ruani sovranitetin dhe integritetin e vendit si sytë e ballit. Lëshimet që i bëhen okupatorëve, nuk e çon Kosovën (dhe Shqipërinë) përpara, vetëm e mban pezull, i hap rrugë synimeve të reja.

Gjithçka është e përkohshme, edhe BE-ja pra, që sidomos për shkak të globalizimit është në rrugën më të mirë të shpërndahet, mos sot atëherë nesër, ndërkaq pas kësaj në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore, përgjithmonë mbetet Serbia, Greqia, Rusia, pse jo edhe Bullgaria. Për këtë duhet të mbushemi me mend nga historia.

Përsëritja e përjetshme e një gabimi është si çdo ushtar që vritet; kështu edhe e vërteta duhet të jetë e përjetshme dhe gjithnjë e përsëritur në mijëra forma. Dhe, jo histori alternative, jo bajga të sajuara.

* * *

Përveç shtetit amë, edhe Kosova nuk është shtet ligjorë, sepse prej ditës së parë të pavarësisë, është e kapur nga klanet kriminale, ashtu që çdo marrëveshje e fshehtë me fqinjët pushtues, që është dëmshme për vendin, në një shtet ligjorë do të shpalleshe e pavlefshme, ndërsa fajtorët do t`u arrestoheshin menjëherë, të akuzuar për krime të rënda: Tradhti ndaj Vendit.

Për këtë çështje madhore aktuale, ku rrezikohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, duhet të angazhohen avokatët e mirëfilltë të vendit dhe të huaj, patjetër. Ndërkaq, mediat kombëtare (ato të pakta që i kemi) duhet të bashkëpunojnë midis tyre që të mos u japin asnjë terren propagandues kalemxhinjve gjysmë-analfabet dhe antikombëtar, edhe sikur të postonin 100 foto të vetat nën çdo shkarravinë që e qëndisin, sepse e çorientojnë dhe hutojnë opinionin i cili nuk di pastaj kujt t`i besoj. Media duhet të kthjellohet, zgjohet, informoj, paralajmëroj, alarmoj, drejtoj, sulmoj sa s`është bërë tepër vonë.

Mungesa e një shteti të mirëqenies intensifikon tensionet shoqërore dhe konfliktet. Për më tepër, jo-kultura e mediave dhe politika e individualizuar e bëjnë fokusin personal intensiv. Krijon një qëndrim: të “vrasësh” ose të “vritesh”, ku çdo grua dhe çdo burrë është për vete.

Media është bërë shumë e fragmentuar dhe njerëzit lexojnë ato gazeta-portale dhe ndjekin ato kanale televizive që u tregojnë atyre çfarë duan të dëgjojnë. Kjo çon në përforcimin e mendimeve dhe qëndrimeve, në të njëjtën kohë kur ato nuk diskutohen dhe nuancohen.

* * *

“Marrëveshjet” kanë qenë të paligjshme, prandaj zyrtarisht duhet të zhvlerësohen.

Zhvlerësojini si të pavlefshme (vdekjeprurëse për kombin dhe vendin) marrëveshjet e paligjshme, të nënshkruara qysh përpara shumë vitesh nga mburraveci modern i shtetit të ri, dhe sllavi i jugut kërma, pa njoftuar popullin se çka nënshkruhet: Paqetat e rënda të Ahtisaarit dhe Gjashtë pikë-çuditëset e Ban Kimunit, që duhet t`u rikthehen shpikësve, le t’i zbatojnë në vendet e veta. Dhe, asnjë kloun i huaj, qoftë ai edhe i autorizuar nga BE-ja jo korrekte, nuk mund të ndryshoj Kushtetutën e Kosovës shqiptare, në dobi të sivëllezërve të tij serb.

Në shtetet demokratike, edhe Gjykatësi përjashtohet nga gjykimi i ndonjë çështjeje për shkaqe afërsie me njërën nga palët.

Skualifikimi (pavlefshmëria), do të thotë që një person nuk mund të marrë një vendim në një çështje, ose të marrë pjesë në hetimin ose vlerësimin e tij, për shkak të lidhjes së tij me çështjen ose personat që mund të preken nga vendimi që do të merret. Shkelja e rregullave për paaftësinë, si rregull i përgjithshëm, do të çojë në rezultatin që vendimi përkatës, aktgjykimi ose vendimi bëhet i pavlefshëm.

* * *

PS: Shpjegimet e letrave të mia i bëjë nga këndi shoqëror, e jo ai ideologjik sepse nuk i takoj asnjë partie, vetëm sipas rastit, simpatizoj me ato që në momentet e caktuara përpiqen për Kombin dhe Vendin.