Reagim kundrejt bllokimit të punimeve rreth rindërtimit të memorialit të 217 hormovitëve të vrarë, të masakruar nga shovinistët grekë.

0
794
Lapidar për 217 hormovitët

Opinion – Reagim Kundrejt bllokimit të punimeve (nga qeveritarët tanë shqipfolës, të shkombëtarizuar – euro-helenizuar) rreth rindërtimit të memorialit të 217 hormovitëve të vrarë, të masakruar nga shovinistët grekë.

Nuk kanë thënë kot fqijnjët tanë grabitçarë se hasmi më i madh i shqiptarëve është vetë shqiptari, dhe nëse do të shkatërrosh, gjunjëzosh, nëpërkëmbësh, gllabërosh, fut përçarjen, vëllavrasjen mes tyre.

Të dashur vëllezër e motra, bashkatdhetarë të Shqipërisë sonë natyrale!
Të gjithë ju që nëpërmjet telefonatave e mesazheve të panumërta më keni kontaktuar me shqetësim!

Jam i detyruar t’ju përgjigjem në emër të banorëve të Hormovës, në emër të atyre që më shumë se kujtdo, u dhemb historia dhe masakra e 29 prillit 1914!

Tashmë, kauzën e memorialit të masakrës së Hormovës po mundohen ta shfrytëzojnë për të tjera kauza, që po të dalin më vete mbi sipërfaqe, ndoshta janë të destinuara të dështojnë…

Ky memorial, pavarësisht iniciativave apo iniciatorëve, filloi të marrë jetë vetëm nëpërmjet miratimit të banorëve të Hormovës.
Kushdo që del jashtë kërkesave dhe vlerave historike të kësaj kauze, e ka humbur mbështetjen e banorëve të Hormovës!

Kushdo që nuk ka përkrahjen e mbështetjen e banorëve të Hormovës, e ka humbur të drejtën të shfrytëzojë dhe të flasë në emër të kësaj kauze!

Ndaj janë të lutur të gjejnë një tjetër kauzë për ta shfrytëzuar për kërkesat e tyre politike!

Hormova nuk do të kthehet më kurrë në “shesh lufte”, aq më keq për t’i shërbyer politikave shkatërruese, të inicuara nga jashtë apo nga brenda!

KY MEMORIAL, DO TË KTHEHET PATJETËR NË NJË MONUMENT ME VLERA TË PASHOQE HISTORIKE DHE ARTISTIKE!

Qemal Muço NISLLAJ

(I vetmi person i autorizuar të komunikojë në emër të Kryesisë dhe të banorëve të Hormovës)
Ju faleminderit!


Jam i detyruar të bëj një deklaratë rreth ecurive te memorialit.

Qemal Nisllaj, argati që kisha si ndihmës në ngrjtjen e memorialit, u autorizua nga unë që të merrej me lejen e memorialit, pasi Bashkia e Tepelenës nuk e mori parasysh kërkesën time. Pasandej shkuam bashkë në fshat dhe unë i kërkova ndihmën fshatit duke e prezantuar Qemalin si njeriun tim në këtë punë.

Qemal Nisllaj ka rënë nën presionin politik dhe ka devijuar totalisht qëndrimet e paanshme rreth memorialit.

Gjatë punimeve e mora vesh se ai kishte kryer shkollën e luftës në Selanik të Greqisë, por ishte vonë për t’u kthyer prapa.

Ai nuk është më pjesë e ekipit për ndërtimin e memorialit. Ai duhet të nxjerrë lejen, të arsyetojë pagesën që ka marrë për shpenzimet e kësaj pune dhe aty përfundon angazhimi i tij.

Keni kujdes nga njeriu i cili na la në mes të rrugës me devijimin e tij 180⁰.
Qemali më ka bllokuar në FB me qëllim që të mos i përgjigjem me fakte statuseve të tij.

E pranova atë njeri si bir i Hormovës, edhe pse fshatarët më kritikuan duke më thënë: ku e gjete Qemalin?!

Shpërndajeni këtë status që patriotët me zemër të pastër të mos bien pre e këtij njeriu.

Iniciatori, ideatori Meçan Zotaj për mbledhjen e financave nga bashkatdhetarët dedikuar rindërtimit të memorialit të hormovitëve!


Të dashur vëllezër e motra, bashkatdhetarë të Shqipërisë sonë natyrale!
Të gjithë ju, që po na jepni këtë mbështetje kaq të madhe morale dhe financiare për riskonstruksionin pa ndryshim funksioni të memorialit ekzistues në kujtim të 217 burrave dhe djemve hormovitë, masakruar pabesisht dhe egërsisht nga andartët grekë!

Hormova, historikisht është kthyer në një shesh lufte…
U masakrua në periudhën e Ali Pashë Tepelenës
U masakrua nga andartët grekë
U vra e u dogj nga ushtria italiane
U vra e u dogj nga ushtria gjermane

Ndaj ne, banorët e Hormovës nuk mund të lejojmë që edhe sot Hormova të kthehet në një “shesh lufte” të pakuptimtë, që ndoshta i shërben dikujt tjetër!

Nuk mund të lejojmë që Hormova të kthehet një shesh lufte për arsye, argumente e pengesa që nuk ekzistojnë!

Nuk mund të lejojmë të manipulohemi “në emër të atdhetarisë” dhe të një kauze që nuk ekziston!

Askush që nuk është i autorizuar, edhe pse flet në emër të martirizimit tonë, nuk do të ketë mbështetjen tonë!

Qemal Muço Nisllaj (I vetmi përfaqësues i autorizuar i Kryesisë dhe banorëve të fshatit Hormovë)

Të nderuar Qemajl Nisllaj Meçan Zotaj, mbasi mosmarrëveshjet, debatet tuaja rreth rindërtimit të memorialit kanë përfunduar, degjeneruar me akuza, kundërakuza publike në rrjetet sociale, intervista televizive, gazeta, edhe mua s’më ngelet rrugë, alternativë tjetër, por t’ju drejtohem, reagoj publikisht me këtë shkrim, opinion, reagim rreth mosmarrëveshjeve, keqkuptimeve tuaja, të krijuara artificialisht (nga këndvështrimi im) me apo pa vetëdijen tuaj, dhe unë po ju drejtohem si një ish-vullnetar në ish-UÇK, por edhe si një individ që kam kontribuar simbolikisht financiarisht jashtë mundësive të mia realiste për rindërtimin e këtij memoriali.

Sepse të nderuar, si unë dhe shumë bashkëluftetar shok miq patriot atdhetare nga mbarë trojet tona etnike mbarë komtare shqiptare emigracioni kanë kontribuar ju kanë mbështetur moralisht financjarisht në insjativën tuaj për restaorimin rindërtimin e Memorjalit (jo se jemi – janë miljoner )por i kanë dhuruar këto financa edhe jashtë mundësive të ardhurave të tyre realiste personale familjare nga punët e rëndomta djersa e ballit (dhe nuk ju kanë rênê bingo llotari këto mjete financjare që kanê dhuruar për rindërtimin e Memorjalit ,dhe ju në këtë rast konkret përê këto keqkiptime mosmarrveshje të juaja personale artificjale adoleshenteshkêsh inaçorësh (bajraktarësh se kush e ka primatin bajrakun, keni arritur në një shkallë Histerizmi kundrejt njëri tjetrit me akuza kundër akuza) ku kontributit personalitetit të ushtarakut të luftës dhe paqes statusit të juaj nuk ju ka hije (që keni rën në këtë nivel dirigje të parsyshëm- arsyetushëm) pra nuk ju fisnikëron bën nder përkundrazi ) prandaj reflektoni rivendosni kontaktet komunikimin sa nuk ësht bërë vonë ,sepse me apo pa vetëdijen tuaj, po e dërgoni ujin në mullirin termoçentralin hidroçentralin e kundërshtarve shqipfolsa dhe të qevris asfaliis kishes genocidiste greke heleniste që kanë investuar jan duke investuar nëpêrmjet qeveritarve tanë shqipfolsa kundër restaorimit rindërtimit të Memorjalit.

Pra të nderuar, keni marë së pari një akt patriotik atdhetar që ka shkundur terrorizuar qeverin asfalin kishën genocidiste greke ,porë si insjativ e juaja ësht edhe obligim privilegj (ku emrat mbiemrat e juaj do do jenë shkruar skalitur përjetsisht në analet e historis son më të re komtare) sepse si insjativë e keni ndërmarë me vetdëshirën tuaj atdhetare vullnetare për ti prir udhëhequr restaorimit rindërtimit të Memorjalit ),-gjithashtu të nderuar ,mos harroni neglizhoni se keni edhe përgjegjsi llogaridhënje kundrejt patriotve atdhetarve që ju kan besuar mbështetur moralisht financjarisht)për veprimet e juaja euforike të pamenduara që po stagnojn dëmtojn bllokojn punimet e rindërtimit të Memorjalit.

Kurse sa i përket qeveritarve tanë (se sa patriot atdhetar kanë qën janë )si ata lokal bashkjak qëndror,apo të institucionëve ligjzbatuse e tregoj mësë miri ndalimi i punimëve të rindërtimin të Memorjalit(sipas kërkesave udhzimëve direktivave të Qeveris Greke)apo dënimi Astronomik financjar 50-milion lekë me Gjobë që ju bë përfaqsusve të (Shoqatës Patriotike Atdhetare i Djemve të Labëris) nga institucionet pseudo -Shëndetsore dhe atyre pseudo-ligjore pseudogjygjsore ,-me akuzen preteksin Qesharak satirik (Rrezikim i Shëndetit Publik)vetëm pse organizuan një protest në këtë koh pandemije (kinse të paligjshme)kundrejt konsullit grek në Gjirokastër,i cili ju bënte presion shantazh shqiptarve të ndërronin komsinnë identitetin komtar shqiptar të konvertoheshin deklaroheshin në Grek në këmbim shpërblim të punsimit si skllevër bujkrobër në shtetin Helen

Konkretisht të nderuar!
Këto 3 -ri postime të mësipërme, i nderuar Qemajl Muço Nisllaj (ku dy i i keni postuar ju dhe një nga këto postime Meçan Zotaj) kurse një koment postim informus tuajin më të fundit i nderuar Qemajl e kam vlersuar të arsyshëm ta vendos në fund të këti shkrimi reagimi timin paksa të vonuar ,pra jan komente reagime të juaja të postuara shpërndara në rrjetet sociale rreth ecurive pengesave të restaurimit, rindërtimit të memorialit të hormoviëtve, dhe ti, Qemajl kundrejt iniciatorit –inciatorëve, kontributdhënësve financiarë për rindërtimin e memorialit,direkt, indirekt i ke akuzuar se si iniciativë për rindërtim të këtij memoriali po e keqpërdorin politikisht, keqinterpretojnë për skenar konspirativ (në shërbim të axhendave, qarqeve të huaja për të prishur raportet, marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore ndërshtetërore?) të Shqipërisë me shtetin grek-helen, na lë të nënkuptojmë (pavarësisht që s’e ke cekur në postimet tuaja shtetin grek), dhe ti, Qemajl na i paske zbuluar këto teori konspirative komplotiste dhe na ke marrë primatin e shenjtit Shën Kozmait, parashikuesit, parandaluesit të këtyre konspiracioneve, skenareve dhe po na kontribuon për ruajtjen e këtyre raporteve ndërfqinjësore paqësore. Pra interesantja, Qemajl është se nuk i zbulon, dekonspiron skenaret, armiqtë konkretisht me emër e mbiemër, por flet, prononcohesh anonimisht, kodivikisht.

Por lind pyetja natyrshëm, i nderuar Qemajl se kush ësht duke e keqpërdorur, keqinterpertuar si iniciativë për rindërtimin e memorialit? Ne si iniciatorë, kontributdhënës financiarë për rindërtimin e memorialit, apo ka qenë dhe është e kundërta dhe qeveria, Asfalia, Kisha Genicidiste Greke ka riaktivizuar shqipfolësit, agjentët e saj për të shpifur, dezinformuar kundrejt iniciatorëve dhe kontributdhënësve financiarë? Dhe vetëm kjo e dyta është realiteti, i nderuar Qemajl dhe këtë ti e din shumë mirë. Dhe ti, në këto dy postimet e tua të fundit na ke marrë primatin, je munduar ta privatizosh, t’ia apostrofosh vetvetes si iniciativë për rindërtimin e memorialit (në një moment, që të gjithë si shqiptarë dhe grekë e dimë se kush është iniciatori dhe kontributdhënsit financiarë me emrat e mbiemrat e tyre. Pra ti, Qemajl dhe çdo kryebashkiak i Tepelenës, por edhe çdo qeveritar dhe si shqiptarë në tërësi ka pasur këtë mundësi të marrë një iniciativë të tilël (por vetëm Meçan Zotaj e bëri realitet dhe e ndërmorri si iniciativë për të mbledhur financa për rindërtimin e memorialit.

Ti, Qemajlo e cek, rithekson në këto postimet e fundit (pasi Bashkia e Tepelenës formalisht ndali punimet), sepse në realitet rindërtimin e memorialit e ka bllokuar Qeveria, Asfalia, Kisha genocidiste Greke, dhe në këto postime, prononcime tuajat e rithekson, ripërsërit se nuk do të lejosh që Hormova të keqpërdoret, rikthehet në shesh, vatër lufte, beteje (për qëllime të errëta dhe axhenda armiqësore të jashtme a të brenshme?) Por lind pyetja, i nderuar Qemajl, kush ka bërë dhe po bën thirrje për luftëra, beteja nga këta iniciatorë dhe kontributdhënës financiarë që (ti na paske zbuluar, denonspiruar) duke e ripërsëritur në postimet e tua se sa herë është djegur, vrarë, masakruar Hormova, konkretisht nga Aliu, grekët, gjermanët), po nuk na sqaron, informon, Qemajlo se ç’lidhje kanë këto tregimet, postimet e tua propaganduese historike kundrejt, jashtë çdo realiteti rreth iniciativës sonë që kemi kontribuar financiarisht për të rindërtuar si memorial të paraardhësve tuaj të vrarë, masakruar nga shovinistët grekë.

Çka na qenka kaq tragjike, Qemajl të rindërtohet ky memorial dhe ti, (me apo pa vetëdijen tënde) me prononcimet e tua na je bërë si zëdhënës, amnistues, justifikues, avokat i kundërshtarëve të restaurimit, rindërtimit të këtij memoriali duke luajtur me mjeshtëri sikur këtë rol ta kenë caktuar qeveritarët tanë, kundërshtarët e memorialit që bllokuan punimet, duke na u prezantuar si përfaqësues i banorëve të Hormovës, ku në prononcimet, postimet e tua bie në kundërshtim me vetveten tënde, Qemajl, ngase herë prononcohesh si patriot i zjarrtë se si memorial do të rindërtohet dikur? (sipas fjalës së urtë popullore Prit gomar sa të dalë bar!) më pas na thua se vetë banorët e Hormovës i kanë kërkuar Bashkisë së Tepelenës të ndërpriten punimet e memorialit.

Të rifreskoj memorjen, i nderuar Qemajl se ti po të kishe qenë i interesuar për të restauruar memorialin e parardhësve tuaj hormovitë, do ta kishit ndërmarrë këtë iniciativë (por ndoshta e keni neglizhuar se një restaurim, rindërtim të tillë mund ta bëjë Bashkia e Tepelenës), por gjithashtu, i nderuar ushtarak i karrierës, po të kishte pasur patriotë konkretisht nga pseudopartiçkat në Shqipërinë tonë që identifikohen me pseudodjathtizmin, pseudonacionalizmin, apo shoqatat e dala nga Lufta Antifashiste Nacional Çirimtare, pra organizatat e LANÇ-it, do ta kishin bërë së paku një reagim teorik apo protestë kundrejt memorialeve gjigande, madhështore të dëshmorëve të Vorio Epirit (që janë ndërtuar jo larg vendlindjes suaj, Hormovë ) që i ka financuar, ndërtuar qeveria greke në jug të vendit.

Dhe interesantja është se pikërisht kur ne si ish-vullnetarë në ish-UÇK nga Shqipëria jonë londineze morëm iniciativë, kontribuam financiarisht jashtë mundësive tona financiare për rindërtimin e memorialit dedikuar parardhësve tuaj hormovitë të vrarë nga shovinistët grekë dhe si ndihmues, bashkëpunues na del ti, Qejmajl, si përfaqësues i banorëve hormovitë, mirëpo pasi qeveritarët shqipfolës bllokuan rindërtimin e memorialit, edhe qëndrimi yt, Qemajl ndryshon dhe është në të njëjtën linjë me qeveritarët tanë bashkiakë dhe qendrorë, sikur ju të ishit i ngarkuar, deleguar nga qeveritarët tanë shqipfolës, sepse dihet se punimet u ndalën nga qeveritarët tanë shqipfolës, ngase këtë ua kërkoi Qeveria, Asfalia, Kisha genicidiste greke dhe pikërisht veprimet tuaja, na lë të dyshojmë se fillimisht kontribuove me mundësitë, pamundësitë tuaja rreth punimeve, nxjerrjes së lejes së ndërtimit, por me bllokimin e punimeve e ndërrove kursin jo 90-gradë, por 190 shkallë proqeveritarëve qendrorë bashkiakë duke të këshilluar, sugjeruar për të futur përçarjen, mosmarrëveshjet (që t’i ta merrje kalanë nga brenda, pra të bëheshe si iniciatori rreth memorialit dhe të shmangej, largohej, përndiqej iniciatori realist, pra Meçan Zotaj (dhe këtë e ke treguar qartë se si iniciativë të ndërmarrë nga Meçan Zotaj, ti u mundove, po mundohesh t’ia atribosh vetvetes dhe ta privatizosh duke u kamufluar, identifikuar sikur banorët hormovitë të kanë dhënë prokurën të flasësh, pronocohesh vetëm ti në emër të hormovitëve, prandaj në këtë pikë ke devijuar që je bërë palë me qeveritarët që bllokuan punimet me justifikime, kamuflime jo realiste, sepse ata si punime i ndalën nga presionet, shantazhet e shtetit grek që të parandalonin, bllokonin me çdo kusht rindërtimin e memorialit, duke shpifur, dezinformuar skenar imagjinar, mashtrime, dezinformata helenistike se iniciatorët e rindërtimit të memorialit po e keqpërdorin politikisht si iniciativë për memorialin.

Këto sulme fillimisht kundrejt iniciatorëve, kontributdhënësve erdhën nga mediat ekstremiste, shoviniste greke se këtë memorial po e financokan qarqet islamike, terroriste nga Kosova, më pas Asfalia greke aktivizoi grekofonët shpirtshiturit për pensionkën 300-euro të Vorio Epirit, të cilët na bënë paidi, ankesë se si memorial të hormovitëve ish- regjimi moist e ka ndërtuar në tokë të një grekofoni, shpirtshituri nga fshati LEKËL, por edhe kjo manovër helenistike artificiale nuk u bëri punë, u dështoi për të ndërprerë rindërtimin e memorialit.

Por edhe pasi filluan si punime për rindërtimin e memorialit, këshillat, sugjerimet helenistike, dhelpërake, të djallëzuara greke (nga shqipfolësit) ishin të përditshme dhe një nga këto këshilla, kërkesa helenistike e servirur nga shqipfolësit (me apo pa vetëdijen e tyre ka qenë) ku i kanë kërkuar, sugjeruar iniciatorit Meçan Zotajt që ta shembin, shkatërrojnë si memorial ekzistues që e ka pas ndërtuar ish-regjimi monist, dhe kjo kërkesë, ëndërr e kahmotshme helenistike ka pasur si qëllim, prapavijë që të shkatërrohej si monument ekzgsistues dhe të ndaloheshin punimet e rindërtimit të memorialit me preteksin, argumentin se është shkatërruar një monument i (shenjtë historik) i mbrojtur nga shteti, sikurse e ceku, definoi Termet Peçoj si arsyetim për të ndalur punimet e memorialit (dhe ti, Qemajlo ke qenë i pranishëm, e di shumë mirë se kush e ka këshilluar, sugjeruar prishjen e memorialit të vjetër gjatë punimeve, nëse ke harruar, t’i shkruaj emrat e mbiemrat) sepse si këshillë, kërkesë e atyre është e incizuar, i nderuar Qemajl).

Gjithashtu, iniciatorit për rindërtimin e memorialit i është kërkuar shumë herë nga shqipfolës, që lokacioni i rindërtimit të memorialit të zhvendosej nga ai lokacion i tanishëm dhe të ndërtohej në rrugën hyrëse të fshatit Hormovë (por edhe kjo kërkesë, këshillë ishte me prapavijë heleniste, pavarësisht se e kërkonin, sugjeronin shqipfolësit.

Pra rindërtimi i memorialit dedikuar paraardhësve tuaj të vrarë, masakruar nga shovinistët grekë i pengon, shqetëson, terrorizon vetëm qeverinë, Asfalinë, Kishën Genocidiste Greke e cila nuk ësht mjaftuar, kufizuar me masakrimin, shpopullimin e Çamërisë, të Epirit jugor, qendror pellazgo- iliro- shqiptar, por ka pretendime të helenizojë, shkombëtarizojë Shqipërinë jugore dhe të mesme deri në vijën imagjinare të Vorio Epirit, në Lumin Shkumbin, pra pushtimin, aneksimin e këtij territori të kombit shqiptar, dhe shqipfolësit na dalin, prononcohhen, justifikohen për ndaljen e punimeve e na tregojnë përralla me mbret me teori konspirative rreth memorialit, sikur iniciatori dhe ne si kontributdhënës financiarë po ndërtojmë, financojmë (jo një memorial dedikuar viktimave civile), por ndonjë bazë ushtarake me armët kimike, bakterologjike më të sofistikuara për të sulmuar, pushtuar Greqinë, sepse me apo pa vetëdijen e tyre, këtë iniciativë të thjeshtë humanitare, nderuese, përkujtimore, e kanë propaganduar, dezinformuar, nxjerrë jashtë realitetit, konteksit historik.

Kurse kur janë ndërtuar nga qeveria, Asfalia, Kisha Genocidiste Greke memorialet artificiale, gjigade dedikuar pseudodëshmorëve imagjinarë të Vorio Epirit, bustet e Spiro Milos, Thimjo Lolos, Vasil Shahinit kryetarët e bashkive minoritare nuk kanë reaguar apo t’i kenë kundërshtuar, penguar këto ndërtime, rindërtime të busteve të këtyre kriminelëve që kanë vrarë, shfarosur shqiptarët. Kurse qeveritarët tanë bashkiakë, qendrorë shqipfolës na reagojnë, na fryhen si gjela pa pupla, na dalin në skenë si trimoshë, polikarë, prohelenistikë, ngatërrestarë, pengesëtarë, kur dikush nga ne si shqiptarë merr iniciativë, kontribuon financiarisht për të restauruar këto vendvarreza, memoriale, buste, shtatore dedikuar dëshmorëve të kombit dhe viktimave civile shqiptare të vrarë, masakruar nga shovinistët grekë.

Çka kanë kujtuar qeveritarët tanë shqipfolës, qeveria, Asfalia, Anastas Junallatosi apo kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçoi se ne si shqiptarë të Shqipërisë londineze, si ish-vullnetarë në ish-UÇK-të kemi mareë iniciativë, kemi kërkuar leje nga Bashkia e Tepelenës për të pastruar ferrat, apo për ta bojatisur, lyer me gëlqere, polikolor atë memorial të degraduar, dekompozuar, shkatërruar nga erozioni, kushtet klimaterike? Sa për pastrim ferrash dhe gëlqerosje të atij memoriali të degraduar i bëni kërkesë, lutje konsullit grek në Gjirokastër, apo Anastas Janullatosit se këto dy punë, shërbime elementare të kota, të pavlera kundrejt atij memoriali të shkatërruar, degraduar jua ndihmon, mbulon edhe si shpenzime financiare qeveria, Asfalia, Kisha genocidiste Greke nëpërmjet përfaqësuesve, misionarëve, agjentëve të saj në Shqipëri, që janë konsulli grek dhe gjenerali veteran i Asfalisë greke, Anastas Janullatosi, i kamufluar me veladonin e pseudopriftit. Prandaj, nëse ai memorial i tanishëm i degraduar është i mjaftueshëm, dinjitoz për të përkujtuar, nderuar 217 hormovitët, pastruesin për të prerë ferrat, që kishin mbuluar memorialin dhe kovat me gëlqere dhe bojaxhiun jua siguron, financon konsulli grek dhe Qirje Anastasi, të nderuar qeveritarë shqipfolës dhe kryetar i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Terminatori!

Sa e sa ish- sigurimsa ushtarakë karriere ushqeu, përgatiti, shkolloi ish- regjimi monist për 50 vjet, por edhe këto partiçkat politike (të lindura, themeluara si kërpudhat pas shiut në këto vitet pas të 90-tave) që na identifikohen me djathtizmin, nacionalizmin në Shqipërinë tonë londineze a e kanë lodhur ndonjëherë memorjen e tyre se për ç’arsye qeveritë greke e kanë mbjellë, bunkerizuar jugun e vendit me vendvarreza, memoriale, buste, shtatore dedikuar vrasësve, shfarosësve të ne shqiptarëve, ku Vasil Shahinos qe iu vendos busti në një fshat minoritar të Dropullit, rezultonte i dekoruar nga Sali Ramë Berisha Bisha, si martir hero i demokracisë, i vrarë nga ish-regjimi monist. Po a janë në rrjedha dhe të informuar qeveritarët tanë, konkretisht edhe Tërmet Peçoj (që ndaloi rindërtimin e memorialit të hormovitëve) apo institucionet e rendit, ligjit se qeveria, Asfalia. Kisha genocidiste Greke e ka ndërtuar me kohë bustin e kriminelit (Kostadin Kacifjas) dhe e kanë programuar me kohë ta vendosin si bust të tij në fshatin e tij, kurse qeveritarët tanë shqipfolës ndalojnë restaurimin, rindërtimin e memorialit të hormovitëve, kurse ne si shqiptarë, në këtë rast konkret merremi, akuzojmë, pengojmë vetveten tonë, thjesht në restaurimin, rindërtimin e një memoriali të dëmtuar, shkatërruar nga kushtet klimatike, pse ky rindërtim memoriali duhet të paragjykohet, anatemohet nga vetë shqipfolësit.

Duke shpifur, dezinformuar, propaganduar teori konspirative, (me apo pa vetëdijen e tyre, këtë e dinë ata vetë), sepse ky memorial që filloi të rindërtohej, nuk ka simbole identifikuese fetare islamike, sikurse propagandonin, shpifnin, trumpetojnë gazetat, televizionet e Kisha Greke. Pra ky memorial ka thjesht karakter nderues, përkujtimor mbarëkombëtar shqiptar kundrejt kujtimit të tyre, dhe aspak fetar, apo për t’i shërbyer dikujt politikisht, të dy kastave shqipfolëse majtiste, pseudodjathtiste, sepse këto dy taborre vetëm kanë shkombëtarizuar, bunkerizuar, helenizuar jugun e vendit me memoriale helenistike dedikuar vrasësve të kombit shqiptar.

Por ky memorial që kemi marrë iniciativë të rindërtojmë, nuk i konvenon dhe nuk është as në interes të fqinjve tanë grabitçarë (serbëve, grekëve) sikurse po na akuzojnë anonimisht (SHQIPFOLËSIT) se rindërtimi i këtij memoriali po u shërben çarqeve të huaja të errëta konsprative, armiqësore kundrejt nesh si komb shqiptar. Pra grekët, serbët nëse do të ishte në interes të tyre, nuk do të ishin kundër rindërtimit të memorialit, përkundrazi, nëse do të ishte në interes të tyre, do ta financonin dhe do ta kishin rindërtuar tashmë (sikurse i kanë ndërtuar memorialet e Vorio Epirit në jug dhe serbët në fshatin Gajtan të Shkodrës memorialin dedikuar serbo- malazezëve). Pra sipas këtyre akuzave imagjinare, anonime të plasuara, propaganduara nga shqipfolësit kujt po na i shërbeka, konvenoka rindërtimi i këtij memoriali, përveçse ne si komb shqiptar për t’i thënë njëherë e përgjithmonë ndal shkombëtarizimit, helenizimit të jugut të vendit tonë të shenjtë!

Pra, ja se në cfarë pike ekstreme ka arritur indiferenca, mosreagimi kundrejt këtij helenizimi, shkimtarizimi të jugut të vendit, ku ata ish- ushtarakë karriere, veteranë të LANÇ-it, ushtarakë, policë të pensionuar, ku kanë qenë më herët që nuk ke reaguar kundër mbjelljes, bunkerizimit, helenizimit të jugut të vendit me vendvarreza, memoriale imagjinare dedikuar pseudodëshmorëve të Vorio Epirit (apo mos ndoshta vallë s’ësht çudi dhe e pamundur sikurse ish- kryetarët e komunave, bashkive në jug të vendit, kur janë ndërtuar, përuruar këto memoriale shoviniste helenistike (kanë qenë të ftuar nderi në përurimin, inagurimin e varrezave, memorialeve grekoshoviniste) konkretisht i ndërtuar në manastirin ortodoks shqiptar në grykë të Këlcyrës, pra në zemër të Shqipërisë Jugore.

Por ne si iniciatorë, kontributdhënës financiarë për rindërtimin e memorialit të hormovitëve e kuptojmë shqetësimin, terrorizimin, panikun që e ka zënë qeverinë, Asfalinë, Kishën Genocidiste pseudoortodokse Greke, sepse rindërtimi i këtij memoriali i zhvlerëson, ua heq, çjerr maskën këtyre investimeve helenizuese, shkombëtarizuese që qeveria, Asfalia, Kisha Genocidiste Greke i ka bërë në jug të vendit në këto vitet pas të 90-tave. Pra qeveritarët tanë qendrorë dhe ish- kryetarët e komunave, bashkive nuk kanë reaguar kundrejt këtyre memorialeve helenistike antishqiptare, kurse kundrejt restaurimit, rindërtimit dinjitoz të memorialit të hormovitëve ju ka zënë tartakuti, dallmaja dhe nga njerëz konglomeratë, specie të panjohura deri tani.

Na jeni bërë figura publike, zëdhënës, oratorë të zjarrtë, pseudoatdhetarë melankolikë, tralala duke shpifur, dezinformuar kundrejt iniciatorit dhe ne kontributdhënësve për rindërtimin e memorialit të hormovitëve. Sepse pas bllokimit të rindërtimit të memorialit, shqipfolësit, papagallët, sahanlëpirësit, servilët e ritheksojnë, potencojnë se iniciatori, iniciatorët, kontributdhënësit, kauzën e rindërtimit të memorialit po e shfrytëzojnë, keqpërdorin për qëllime, kauza politike. Por për aq sa e njoh unë iniciatorin rreth memorialit, pra Meçan Zotajn nuk ka preferenca, infektime, ngjyrime, kauza, simpati politike majtistësh apo pseudodjathtistësh, por as nuk ka pretendime, ambicje për të hedhur kandidaturën për kryetar të bashkive të Tepelenës, Gjirokastrës apo për deputet.

Por këta shqipfolës që me apo pa vetëdijen e tyre janë futur dhe po e kërcejnë këtë valle helenistike antishqiptare, apo janë futur me vullnetin, dëshirën e tyre nga përfitimi material financiar, apo të ingranuar nga qeveritarët tanë shqipfolës lokalë, bashkiakë, qendrorë sipas direktivave, udhëzimeve, kërkesave të qeverisë, Asfalisë, Kishës genicidiste Greke për të stagnuar, bllokuar punimet e rindërtimit të memorialit. Të mallkuar qofshin përjetësisht nga jetët, gjaku i 217 hormovitëve të vrarë, masakruar nga shovinistët grekë! Jazëk u qoftë dhe mos pafshin kurrën e kurrës ditë të bardha (personalisht, jo familjarisht) në këtë jetë kalimtare, ku po jetojmë dhe në botën, jetën e përtejme, ku do të shkojmë të gjith një ditë dhe do të përgjigjemi, japim llogari për veprimet, punët tona pozitive apo negative që i kemi bërë në këtë jetë!

Dhe këta shqipfolës, papagaj, dezinformues kanë kohë të refkektojnë dhe t’i lënë këto djallëzira, intriga prefide imagjinare, kamufluese, histerike, helenistike duke na luajtur herë rolin e shenjtorit, kujdestarit, pseudopatriotit, zbuluesit të skenarëve orguzi (të përgatitura nga qarqe të jashtme e të brenshme kundrejt banorëve hormovitë). Pra këto teori konspirative kanë plasuar, dezinformuar, shpifur kundrejt iniciatorit, kontributdhënësve financiarë, shqipfolësit, sipas këshillave, sugjerimeve helenistike.

Edhe nëse kanë filluar ta shfrytëzojnë në këto kohët e fundit mediat e shkruara televizive elektronike dhe politikisht këtë inuciativë për rindërtimin e memorialit, politikanët shqipfolës të korruptuar konkretisht edhe pseudopresidenti Ilir Metas (që ka dekoruar, ridekoruar Anastas Janullatosin dhe ka toleruar, legalizuar, shkombëtarizimin, helenizimin e jugut të vendit me të dy taborret politike majtistët dhe pseudodjathtistët, ky me votimet e tyre në parlament kanë legalizuar varrezat e pseudodëshmorëve të Vorio Epirit në Këlcyrë, Bularat dhe ato në Dragot, Korçë, Ersekë, Pogradec, Librazhd, Elbasan që pritet të ndërtohen sipas marrëveshjeve të nëndheshme që kanë pranuar, nënshkruar qeveritarët, politikanët tanë shqipfolës dhe pikërisht Ilir Metas për konsum, përfitim politik na i paska rënë në mend që pikërisht më 14 tetor të na dekorojë me medaljen Shqiponja e Artë banorët e Hormovës (Por pseudopresidenti Ilir Metas me të tilla medalje ka dekoruar edhe Anastas Janullatosin, gjeneralin dhelpërak të Asfalisë greke që në këto vitet pas të 90-tave ka shkombëtarizuar, helenizuar, privatizuar ortodoksinë shqiptare dhe ka bunkerizuar me vendvarreza, memoriale helenistike greke jugun e vendit.

Pra iniciativën tonë humane, patriotike po e pengojnë duke dezinformuar, shpifur pikërisht shqipfolësit, grekofonët që marrin pensionkën 300-euro të Vorio Epirit artificial, inekzistent të cilët paragjykojnë, anatemojnë, demonizojnë këtë si iniciativë tonën si ish-vullnetarë londinezë në luftërat e ish-UÇK-ve dhe si iniciatorë, kontributdhënës financiarë të rindërtimit të memorialit, dhe këtë poshtërsi, djallëzi. intrigë të tyre po e luajnë me mjeshtëri perfide, helenistike (duke derdhur lot krokodili), sepse me imagjinatat posturse të tyre po i paraqesin vetë banorët e Hormovës sikur janë kundër rindërtimit të memorialit dedikuar paraardhësve të tyre, ku sipas argumenteve qesharake të paqena, stisura si iniciativë dhe banorë të Hormovës janë keqpërdorur për të përfituar politikisht, apo skenar orguzi kundrejt hormovitëve, ku këta si ekspertë vizionarë, koka gjeniale, inteligjente nuk po na i trajtojnë, sqarojnë, informojnë të na i heqin këto dyshime që i kanë plasuar se kush ësht duke e keqpërdorur si iniciativë, iniciatori, ne si kontributdhënës, apo këta shqipfolës vetë dhe ata persona, qarqe që jua kanë ngarkuar këtë detyrë të shpifni, dezinformoni për skenar imagjinar konspirativ, me të vetmin qëllim, prapavijë ndalimin e punimeve për memorialin të cilin e arritët dhe tani qëllimi juaj final është shkatërrimi, largimi i atij memoriali të vjetër dhe të rindërtuar nga ai lokacion i tanishëm, sepse i pengon qeverinë, Asfalinë, Kishën genocidiste Greke, sepse rindërtimi i këtij memoriali i zhvlerëson, nxjerr jashtë loje memorialet helenistike që i kanë ndërtuar qeveria, Asfalia, Kisha Greke dhe këta shqipfolës me apo pa vetëdijen e tyre i kanë hyrë detit në këmbë dhe kanë marrë një barrë, përgjegjësi të rëndë.

Ose nëse është në pyetje krenaria, xhelozia shqiptare se pse iniciatori nuk është hormovit, le ta nxjerrin si përfaqësues të tyre dhe si leje ndërtimore dhe le ta ndërtojë si memoroal (sepse financat e mbledhura për rindërtimin e memorialit janë të dedikuara, dhe ne si shqiptarë do të urojmë, falënderojmë përjetësisht, por jo të zvarritet pafundësisht rindërtimi i memorialit deri në vitin 2100, sepse me këto ritme helenizuese që po bëhen në jug, juglindje, Shqipëri të Mesme, edhe nëse ndërtohet si memorial do ta ndërtojë, përurojë vetë qeveria greke dhe do të jetë nën administrimin, mbrojtjen e institucioneve greke të Vorio Epirit!

Dhe si përfundim, të nderuar Qemajl Nisllaj, Meçan Zotaj në prononcimet tuaja (rreth iniciativës për rindërtimin e memorialit) nuk ka vend, shkak, preteks dhe arsye për histerizëm bajraktarësh, triumfatorësh për faktin e thjeshtë, sepse (dihet se kush është iniciatori që iu është drejtuar shqiptarëve të kontribojnë financiarisht për rindërtimin e memorialit, pra që është ish- vullnetari në ish-UÇK, i nderuari Meçan Zotaj, por edhe kundrejt teje jemi të informuar nga postimet e tua se banorët hormovitë të kanë zgjedhur si përfaqësues të tyre për përfaqësimin, rindërtimin e memorialit (dhe si prononcime, deklerata rreth ecurive të rindërtimit të memorialit duhet t’i kishit të njëjta, të koordinuara me Meçanin (dhe jo të rivalizoni njëri-tjetrin me komente, postime, statuse se kush e ka bajrakun, primatin e kësaj iniciative).

Pra nga këndvështrimi im duhet të kishit qenë unik në qëndrimet, prononcimet tuaja (që të mos kishit përfunduar në këtë situatë të palakmueshme për ju të dytë si ushtarakë (dhe shovinistët grekë qeshin, hedhin valle, sepse ne merremi, shajmë, ofendojmë vetveten). Pra të jeni më të kujdesshëm në postimet, reagimet tuaja, sepse keni marrë mbi vete një përgjegjësi dhe njëkohësisht një privilegj, ku të nderuarit Meçan Zotajt, shqiptarët patriotë janë solidarizuar dhe e kanë përkrahur moralisht, financiarisht iniciativën e tij për rindërtimin e memorialit, kurse ti, Qemajl Nisllaj po flet, prezantohesh në cilësinë si përfaqësues i zgjedhur, legjitim nga banorët hormovitë për të ndihmuar, kontribuar rreth rindërtimit të memorialit të paraardhësve tuaj hormovitë. Pra keni edhe privilegjin, por edhe përgjegjësinë për t’i prirë kësaj iniciative dhe për ta bërë realitet rindërtimin e memorialit, kurse mosmarrëveshjet tuaja personale (mos i ngatërroni) me këtë detyrë, mision fisnik, patriotik e mbarëkombëtar shqiptar, ose në të kundërtën, nëse mosmarrëveshjet tuaja janë në një rrugë pa kthim, rindërtimi i memorialit nuk mund të ngelet peng i inateve, tekeve, kapriçove tuaja personale, atëher duhet të gjendet një person tjetër unifikues, komunikues që të jetë i pranueshëm si përfaqësues për banorët hormovitë, që të zhbllokohet kjo situatë e pakuptimtë artificiale që është krijuar dhe të nxirret leja ndërtimore në Bashkinë e Tepelenës dhe të rifillojë rindërtimi i memorialit!

Shkruar, artikuluar nga Dashamir Alliu, ish-vullnetar në ish-UÇK dhe në cilësinë si bashkiniciator, kontributdhënës në restaurimin, rindërtimin e memorialit dedikuar 217 hormovitëve të vrarë, masakruar nga shovinistët grekë.


Të dashur vëllezër e motra, bashkatdhetarë të Shqipërisë tonë natyrale!
Të gjithë ju që nëpërmjet telefonatave e mesazheve të panumërta me të drejtë, më keni kontaktuar me shqetësim!

Prej rreth 48 orësh, valvulën e sigurisë e kam lënë të hapur që i gjithë presioni i “atdhetarizmit” të mjaft njerëzve të shfryjë i lirë mbi mua…

Ndryshe nga gjykimi im, për mos t’u bërë pjesë e një debati shterpë, kam një detyrim moral:

1. karshi jush që më keni mbështetur fuqimisht apo njerëzisht më keni kërkuar shpjegime
2. karshi atyre që nga goja e tyre e ndyrë vjellin në emër të atdhetarizmit duke e bërë pis atë
3. karshi atyre zagarëve që kërkojnë qentë e malit dhe që më kërcënojnë me jetë “në emër të popullit”

Të jap një sqarim për një deklaratë:

“Rreth ecurive të memorialit”, nën siglën “SHPËRNDAJE, ndalo keqpërdorimin” e shpërndarë në mbi 150 faqe.

Të dashur vëllezër e motra!

Në këtë Deklaratë ndoshta emocionale të momentit, nga iniciatori për ngritjen e memorialit të masakrës së Hormëvës, flitet veç për mua dhe asnjë fjalë për ecurinë e Memorialit?!

Ndaj ju lutem, ju lutem më falni që po merrem me këto gjëra kaq ordinere!
Edhe pse janë të papranueshme për intelektin tim, por edhe për ju, ju lutem edhe një herë, më lexoni, dua të sqaroj gjithçka, edhe pse janë banale!…

1. Më quan “argat me pagesë”?!… fjala “argat”, vjen nga greqishtja dhe ndoshta autori ka qenë para meje në Greqi, ndaj edhe e di mire përdorimin e kësaj fjale…

Ndërsa punëtor po!
Kam qenë punëtor, ose siç më ka quajtur publikisht iniciatori, kryepunëtori apo shefi i atyre punimeve.

Kjo fjala “me pagesë”… nuk di çfar t’ju them, t’ju them jo, është pak, tju them asnjëherë është akoma më pak, sepse gaboj dhe me ju dua të jem i sinqertë dhe i pastër si gjithmonë, ndaj më lejoni ta cilësoj: KURR nuk kam qenë punëtor me pagesë.

Ju lutem, më duhet të hyj në një hollësi financiare, pasi akuzohem:

2. Ai të arsyetojë pagesën që ka marrë për shpenzimet e kësaj pune

Po e filloj me punën!
Çohesha shpejt në mëngjes dhe shkoja tek objekti, shkoja me shpejtësi për të kryer detyrimin ligjor në punën e shtetit, ndërsa përsëri pasditja do të më gjente tek objekti.

Por nuk mbaron këtu!

Kur erdhi hekuri dhe puna na u ndërpre për disa ditë, nisesha nga Gjirokastra rreth orës 22.30 dhe qëndroja tek objekti deri sa të zbardhej, në mënyrë që të mos na vidhnin hekurin.

Tani po ju pyes juve “atdhetarëve”që thjesht nga një Deklaratë emocionale e momentit “kuptuat e zbuluat” gjithçka dhe duke ngatërruar vrimat, atë që duhet të nxirrnit nga poshtë e keni nxjerrë nga lart:

Kush më detyroi për ta bërë?!
Sa qenë vetëm shpenzimet e mjetit?!
Kush më pagoi dhe sa më pagoi?!
Kush nga ju “atdhetarët” që u munduat; dhe me kënaqësi deri në eksitim se më përbaltët, do ta bënte vallë vullnetarisht këtë?!
Përse nuk erdhët, përse nuk e bëtë?!
Puna ka qenë aty, memoriali aty, askush nuk u afrua përveç punëtorëve me pagesë, iniciatorit kur vinte dhe mua çdo ditë?!

Tani po ju arësyetoj “pagesën”

Bëhet fjalë për 200 Euro: Për të bërë këtë, po ju vë përpara deklarimin të iniciatorit zotit Meçan Zotaj, pikërisht për këtë “pagesë”.

“… në rregull ka qenë për të dy edhe për punëtorin edhe për bashkëpunëtorin. Unë e kam parë të arësyeshme dhe ja kam afruar vetë paratë për të mos ngecur puna për shkak të mungesës së parave. Nuk m’i ka kërkuar ai por i ka pranuar në emër të shpenzimeve Gjirokastër – Tepelenë dhe anasjelltas”.

Edhe sikur të ishte vetëm kështu, moralisht do të isha i qetë.
Madje për të qenë i sinqertë plotësisht dhe e falenderoj zotin Meçan për vlerësimin, duke parë shpenzimet e mia të tepërta, iniciatori që nga Kosova më telefonoi e më kërkoi të vija nga shpenzimet familjare edhe 100 Euro për shpenzime, të cilat do të mi jepte kur të vinte, por nuk i pranova.

Ato në fakt nuk qenë vetëm shpenzime të makinës Gjirokastër-Tepelenë, qenë edhe shpenzimet e inxhinierit që brenda një dite bëri tre herë Gjirokastër -Tepelenë, qenë edhe dy ditë pune për dy punëtorë ditor, qenë lëvizje të brendshme nëpër mandra, si edhe kur merrja punëtorë ditorë, që i çoja dhe i merrja nga puna etj.

A mi llogaritni dot shpenzimet tani, a mi nxirrni dot tani sa lekë kam përfituar e i kam borxh memorialit?!

Ju drejtohem juve gojëpalarëve që nuk më njihni, juve që nuk latë më gjë pa thënë, se u kam turpëruar e ju vjen turp që jeni hormovitë:

Ku ishit kur ne punonim?!
A bëtë së paku një gjest fisnik që këtë inisiatorin që po bënte një vepër të madhe për gjyshërit e prindërve tuaj, këtyre punëtorëve t’ju sillnit një gotë me ujë?!

Turp!
Mua gjatë gjithë kohës më ka ardhur turp për ju!

Turp, shumë turp o njerëz, që këtë fjalë nuk e meritoni!
Po si u bëka presion i çmendur ndaj një njeriu të panjohur, që nuk ja dini vlerat, që nuk ja dini punën që bën, që nuk ja njihni karakterin?!
A e dini ju që nqs unë nuk do të kisha ndjekur rrugën zyrtare, memoriali që kishte mbi tre muaj punë e përpjekje të inisiatorit, ende nuk do të kishte filluar?!
A e dini ju që me shqetësimet që po më sillni, po më pengoni në punën time për aplikimin e Lejes së ndërtimit për memorialin?!

Po si u luajtka kështu me dinjitetin, personalitetin, karakterin e një njeriu, thjesht nga një deklaratë personale?!
A mendoni se ky njeri ka një familje, ka fëmijë, ka shoqëri?!
Po si u diskretitoka kështu një njeri nga një Deklaratë emocionale e çastit?!
Po nqs unë do të isha një njeri i dobët, a e mendoni se mund të më kishit marrë në qafë mua, familjen time, fëmijët e mi?!…
A do të ndjeheshit keq shpirtërisht se morët në qafë një njeri?!
Jo, jam i bindur se jo!
Sepse nga dikush që vetëm emrin ka njeri, nuk mund të presësh njerzillëk!

Por unë nuk jam njeri i dobët, përkundrazi çdo vështirësi më bën më të forte, më të aftë për të ecur më tej!

Ndaj me sportivitet vazhdoj jetën e aktivitetin tim të punës, familjar e shoqëror!
Mos shpresoni se do më mposhtni e gjunjëzoni!
Jam i qartë në detyrimet e mia si drita e diellit, jam i pastër si kristali!
Askush s’më përbalt dot!

Gjatë gjithë kohës, e quajta deklaratë emocionale të momentit prej iniciatorit zotit Meçan Zotaj, sepse në mos gaboj jo më larg se dje në një intervistë dhënë tek një tv i Çikagos, ka cilësuar:

Qemal Nisllaj nje ish ushtarak i nderuar,njeri i rregullt e strikt

Jam i bindur që ky është Qemali i vërtetë edhe brenda vetë Meçan Zotaj!

Turp për ty Meçan Zotaj, që në emër të protagonizmit dhe këndvështrimit që kishim për një situate të caktuar, u mundove për të hedhur gjithë këto hije dyshimi!

Unë jam një njeri që jo asnjëherë, por KURR nuk jam përpjekur e nuk kam luftuar për dekorata, nuk ëndërroj që kur të vijë dita, pas arkivolit tim të vijnë njerëz të më mbajnë dekoratat…

Ëndrra ime është që trupi im deri atë ditë të qëndrojë drejt ashtu siç kam qendruar e jam deri më sot!

Dhe së fundi:

Në se do të ngeleni ju, kur iniciatori Meçan Zotaj dhe unë Qemal Nisllaj të jemi krah njëri tjetrit, ai si iniciator dhe administrator i donacioneve e unë përfaqësues i fshatit, për të përfunduar këtë vepër madhështore historike e artistike?!

Jo pa qëllim, fotua ime që shoqëron këto dy postimet e fundit është ushtarak!
Kjo uniformë nuk më lejon të tërhiqem dhe më ndalon rreptësisht të kthehem mbrapa!

Këtë, desha ta ndaj më tepër me ju miq dhe mikeshat e mia, që sa më shumë në pozitë mundoheshin të më vinin njerëzit me shpirt të vogël, aq më shumë rriteshin pëlqimet e mbështetjes…

Duke ju kërkuar ndjesë për gjuhën e përdorur në ndonjë rast, apo arësyetimet e vogla të detyruara, duke shpresuar në mirëkuptimin dhe durimin tuaj

Ju faleminderit me dashuri

Qemal Muço Nisllaj