Gjermania në alarm, islamistët po rekrutojnë refugjatët

1
1373

Dita, 15 gusht 2016

Islamistë radikalë po shkojnë në strehimoret e azilantëve dhe refugjatëve në Gjermani për t’u përcjellë atyre ideologjinë e tyre dhe për t’i rekrutuar. “Deri tani ka mbi 340 raste, që na janë bërë të njohura”, tha presidenti i Entit Federal për Mbrojtjen Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen. “Por këto janë vetëm ata për ne dimë, ndërkohë që numri mund të jetë edhe më i madh.“ tha ai

Maaßen tha se institucioni i tij i ka informuar dhe sensibilizuar drejtuesit e strehimoreve të refugjatëve për këtë problem. “Ne jemi të shqetësuar që salafistët dhe islamistët e tjerë bëjnë reklamë dhe përpiqen të fitojnë pasues në strehimoret e azilantëve.”

Zëvendëspresidenti i shërbimit sekrtet gjerman, Thomas Haldenwang, kishte paralajmëruar në fillim të gushtit se refugjatët ishin larguar prej fundamentalistëve islamikë, por nëse ata zhgënjehen në Gjermani, ata mund të hapen për ideologjinë e tyre.

Roli i xhamive radikale

Maaßen deklaroi tani se “Ndër azilkërkuesit që vjnë në Gjermani ka shumë të rinj myslimanë të besimit sunit. Ata vijnë shpesh nga amjedise konservative islamike dhe duan të shkojnë të premteve në xhami ku flitet arabisht.”

Në Gjermani ka shumë xhami ku flitet arabisht që janë salafiste. “Ato përbëjnë pararojën e radikalizimit. Kjo është e rrezikshme. Prandaj shumë prej tyre janë nën vëzhgim “, tha Maaßen. “Në Gjermani xhamitë në gjuhën arabe nuk janë të organizuara dhe mundësitë e shtetit për të ndikuar ndaj tyre janë relativisht të pakta.”

Sipas tij autoritetet e sigurisë kanë arritur pas atentateve në disa qytete të Evropës në përfundimin, se IS-i nuk pritet të dërgojë vetëm skuadra terrori në Evropë, por se vepra terroriste mund të kryejnë edhe individë që radikalizohen vetvetiu ose që marrin urdhër për vepra të tilla.

Ndërkohë presidenti gjerman Joachim Gauck shprehu mbështetjen e tij për një paketë sigurie të paraqitur së fundi nga Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere.

Në një intervistë me televizionin publik gjerman ZDF që u transmetua të dielën (14.08) Gauck tha, se sikurse de Maiziere ai është kundër debateve për ligje që u ndalojnë grave muslimane të mbulojnë fytyrat e tyre, kundër ndalimit të perçeve dhe heqjes së dyshtetësisë për shtetas që përfshihen në krime terroriste.

Gjermania duhet të analizojë kërcënimet e ndryshme për sigurinë dhe të përcaktojë nëse ato justifikojnë kufizimin e lirive të qytetarëve, tha Gauck.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière paraqiti së fundi një paketë të re masash sigurie në përgjigje të një serie të fundit incidentesh të dhunshme dhe kërcënimesh të mundshme të sigurisë nga emigrantët. Kështu ai kërkon ndër të tjera që personave me nënshtetësi gjermane, që kanë edhe nënshtetësinë e një vendi tjetër dhe shkojnë jashtë Gjermanisë për të luftuar si xhihadistë t’u hiqet nënshtetësia gjermane.

Gjermania nuk është “anije që po fundoset’

Pavarësisht një numri problemesh në Gjermani, Gauck tha se vendi është ende i fortë.

“Vendi nuk është një anije që po fundoset në mes të një stuhie të fuqishme,” tha Gauck. “Fjala është vetëm për disa valë ere që përplasen me një varkë.” Këto valë ere shkaktojnë konfuzion në shoqëri dhe i bëjnë disa njerëz të ndjehen të pasigurt.

Presidenti gjerman tha se mbështet frazën e përsëritur shpesh të kancelares Angela Merkel: “Ne mund t’ja dalim” në lidhje me aftësinë e vendit për të përballuar krizën e refugjatëve. “Kancelarja dhe unë ndjekim të njëjtën linjë, ne përdorim vetëm gjuhë të ndryshme,” tha ai. /DW

Komentet janë mbyllur.