RREZIKU

0
432
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

E shtunë 03 tetor 2020, Ditë e bukur vikendi me Diell. Ende me pak verë në kohë Pandemie me masa Qeveritare: Rrini në shtëpi!… Mos dilni në rrugë pa maska!… Duart, lani me sapun!… Dy metra larg, edhe me Gruan besnike! Mos, bëni fëmijë, nuk do të paguheni!…

Kaq e kaq, gjatë 24 orëve të infektuar nga Koronavirusi. Pesë viktima nuk mbijetuan. Kaq e kaq të shëruar, dolën nga spitali. Koronavirusi, na hyri edhe në disa çerdhe të fëmijëve dhe shkolla fillore. Kaq e kaq fëmijë të prekur dhe edukatore nga virusi covid -19. Kaq e kaq nxënës dhe mësuese të infekuar me koronavirus. Personeli i spitaleve janë me stres, dhe të lodhur nga Pandemia, përditë japin dorëheqaje nga vendi i punës. Kaq e kaq infermire… Kaq e kaq mjeke… Në disa qytete, nuk ka vende strehimi për të prekurit nga Koronavirusi. Vetëm Shkupi, ende ka edhe pak vende në luftë me Koronavirusin.

Vjeshta në prag. Dimri Madh, pas dere. Unë, si zaknisht dal nëpër Qytet, hip dhe zbres shkallëve Qendrës tregtare, te “Parku i Grave”. Vitrinave të shitoreve i shëtis sytë, mos gjej diçka të vlefshme për Veten e arratisur në qytetin e Qyqeve. Ndonjë “viktimë”. Ose, ide për shkrim publicistik. Fragment romani.

Asgjë. Nuk është ai “Park i Grave” i dikurshëm me dëllinja. Shkollarë, me çanta dhe libra nën sjetull, që asaj kohe e kalonin natën. Po, një shkretirë me përmendore dhe kalimtarë rasti. Pak veta, ulen ta kalojnë kohën e lirë mes atyre hijeve, që sot janë rritur pisha. Herë pas here, që Sot: Është bërë edhe strehim i narkomanëve dhe të pstrehëve. Edhe, atë: Para Kuvendit të Shtetiti të “përbashkët”. Askund, nuk gjejë strehim, vazhdoj rrugën.

Dikur e kaloj Urën e Gurit. Mezi i kalova dy rojet e urës mbi Vardar: Goce Dellçevin dhe Dame Gruevin. Poshtë kënbëve të Urës, në breg të Vardarit Karposhi zbathur e shalonte një kalë pa shalë. Matanë Urës, në pritë Mitropilitët e Beogradit: Shën Kirili dhe Shën Metodi me Shën Klimentin dhe Shën Naumin e Ohërit me kryqa e Bibla në duar. Përballë, më doli para Olimbia me fëmijë në bark, gji dhe prehër ende pa pikë uji në këtë Vapë të madhe. Kisha e Shën Dhimitrit. Pak më tutje, Filipi i Maqedonisë me grushtin lartë te koka si Xhaxhi Enver, derdh ujë nateditë me shtamba mbi kokë. Hipa – zbrita shkallëve të betonit pa asnjë copë gjelbërimi, ose peme. Nga të ecësh e kthehesh, je i rrethuar me përmendore nëpër rrugë e parqe më këmbë e kuaj me shalë dhe kalorës me armë e thika në duar.

Dhe, ulem të kaloj pak kohë, vras Vetminë me ndonjë birrë Rrapi. Kamarieri, pa më pyetur ma sjellë birrën e zakonshme, një krigëll. I them faleminderit. Përballë meje, e shoh një grua të vetmuar në tavolinë duke pi raki rrushi. Edhe, atë: Njëra pas tjetrës. Herë, pas here m’i hidhte sytë. Dikur, edhe më provokoi me fjalë: Hë, nuk të pëlqej?

Po, më pëlqen. Ose eja, ose të vij Unë tek ti. Ajo, në vend të përgjigjes e ngriti gotën e rakisë rrushit me fund: Gëzuar!. Dhe, porositi edhe një tjetër. Dikur, pasi ia solli kamrieri e mori dhe hyri brenda në lokal. Unë, nuk i shkova pas “viktimës”, po vazhdova me rehatinë në verandë.

Pas pak kohe, u çova të shkoj deri në toalet. Përçudi, aty: Posa desha ta nxjerrë Kryengritësin nga burgu, m’u këpuetën këmbët, dhe padashtas u ula në dysheme, sikur të ishte karrike. U përpoqa të çohem më këmbë. Mëkot, u kapa me duar të rrokem për lavabos, nuk funksiononin këmbët. Tek, tashti: E pash Veten, se: Jam i helmuar. Edhe, një përpjekje për t’u çua më këmbë. Kot. Pas pak kohe, erdhi njëri nga personeli i restorentit: Zotëri, a ke nevojë për ndihmë? Jo, i përgjigjem, do të çohem vetë më këmbë, po si Gjergj Elez Alia me nëntë plagë nga shtrati.

Dikur, e shoh veten ulur në një karrike para restorantit. E pata të qartë, më në fund, se: Isha i helmuar. Jo, nga “armiku i padukshëm”, po nga armiku pas shpine. Ndonjëri, nga të pranishmit ndërhyri: Thirreni ndihmën e shpejtë! Një djali të ri që silleshte përreth si përkujdesje, i them: Faleminderit. Nesër, do të të jap një libër. Jo, më përgjigjet: Nuk jam i asaj pune. Po, të kesh ma jep një libër biznesi. Qesha. Thash me vete: E hëngra. Me siguri do më dërgojnë në Toksiologji. Ose, në Klinikën Covidi -19. Nesër, ta shtojnë numrin me të infektuar nga Koronavirusi.

Ora: 21:00. Gjatë kësaj kohe arratisjeje, ndonjëri nga të pranishmit nga telefoni im celuar, ishte përpjekur edhe të marrë dikend në telefon. Asnjë përgjigje. Dikur, në një numër telefoni, e përcjell edhe këtë mesazh: “O vlla qele telefonin SE ki personi ka ni hall”…

Aty për aty, mu kujtua edhe fragmenti i Abetares: RRENA. Ujku, kur i ra Rrahmanit ndër dele. Fshatarët, kur i dolën dy herë me radhë në ndihmë. Herën e tretë, kur Ujku i ra vërtetë ndër dele, asnjëri nuk e lujati as këmbën nga Katundi.

Papritmas, në ndërkohë erdhi djali dhe më shpëtoi nga Rreziku. Ika, nga Covidi -19…